Panorama (Albania)

Vrau bashkëshor­ten, dënohet me 35 vite burg ish-gardisti

-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ishgardist­in Alket Arapaj, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Ervilma Seferaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë, më 12 shkurt 2019. Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit gruan e tij, ku shkak i krimit të rëndë ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan Policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarj­e, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë. Nëna e një vajze 3 vjeçe u qëllua për vdekje nga bashkëshor­ti gardist pas dyshimeve për tradhti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Vangjel Capo”, në zonën e Alliasit. Autori i krimit, Alket Arapaj, aktualisht 46 vjeç, ish-kolonel në Gardën e Republikës, teksa bëhej gati për t’u paraqitur në shërbim, ka debatuar me të shoqen, Ervilma Seferaj, 36 vjeçe. Në debat e sipër e ka qëlluar atë tri herë me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. “Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni”. Kjo ka qenë telefonata që ka vënë në lëvizje fillimisht shërbimet e Komisariat­it Nr.4, që kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e. Më pas aty kanë mbërritur edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertë kriminalis­të, që kanë nisur veprimet hetimore. Ndërsa autori është prangosur duke u transportu­ar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burimet thanë se në apartament­in e çiftit është gjetur edhe arma e krimit, pistoleta e shërbimit të gardistit, që ekzekutoi bashkëshor­ten. Pasi ka pranuar autorësinë e krimit, duke lajmëruar vetë Policinë për ngjarjen, Alket Arapaj ka treguar edhe motivet e vrasjes së bashkëshor­tes. Burimet thanë se nga deklarimet paraprake që ka dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, në gjendje të rënduar psikologji­ke, gardisti ka treguar se gruan e vrau pasi dyshonte se e tradhtonte. Ndërsa ka sqaruar se fillimisht marrëdhëni­a me të kishte qenë shumë e mirë, por debatet kishin filluar së fundmi, pasi ajo kishte vendosur të fillonte punë.

 ??  ?? Alket Arapaj në gjyq
Alket Arapaj në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania