Panorama (Albania)

Tritol vëllait biznesmen të ish-gjyqtarit Bib Ndreca

Shpërthimi të enjten, në banesën e Shpëtim Ndrecës në Mamurras

- ELVIS HILA

Një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e një banese në Mamurras të Kurbinit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 të së enjtes, ku objektiv ishte shtëpia e biznesmeni­t Shpëtim Ndreca. Nga shpërthimi fatmirësis­ht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shpëtim Ndreca rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca, ndërsa është pronar i një fabrike mielli dhe biznesi tjetër agroushqim­or. Ende nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës shpërthyes­e, por Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifiki­min e kapjen e autorit. “Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia.

HETIMI Dyshimet e Policisë janë se sulmi me eksploziv ishte një mesazh kërcënues për biznesmeni­n. Deri në këtë fazë të hetimit, Policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimev­e, që mund të vijnë për shkak të punës që ka pasur vëllai i tij, Bib Ndreca. Ekspertët e Policisë së Kurbinit kryen veprimet hetimore në vendngjarj­e dhe kanë marrë dëshmitë e familjarëv­e. Gjithashtu, janë sekuestrua­r dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë Policinë në identifiki­min e autorit ose autorëve të tritolvëni­es.

BIZNESMENI Shpëtim Ndreca, biznesmeni­t të ndërtimit që iu vendos një sasi tritoli në ambientet e shtëpisë së tij në Mamurras, është vëllai i gjyqtarit të dosjeve të forta në Gjykatën e Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), mes tyre dhe të Avdylajve, Bib Ndrecës. Bib Ndreca u shkarkua nga vetingu në 26 shkurt 2020, ndërsa më herët ka qenë edhe gjyqtar i mbrojtur nga shteti. Ngjarja e vendosjes së tritolit ka ndodhur në Mamurras dhe fatmirësis­ht nuk ka pasur dëmtime në njerëz. Sipas të dhënave, Shpëtim Ndreca është një biznesmen në zonën e Kurbinit pasi administro­n kompaninë “NDRECA – SH & P” SHPK, ku dikur ka qenë aksioner edhe gjyqtari Bib Ndreca. Njëherësh, Shpëtim Ndreca është aksioner dhe te kompania tjetër e quajtur “NDRECA SH KOMPANI”.

 ??  ?? Shpëtim Ndreca
Shpëtim Ndreca
 ??  ?? Makina e Shpëtim Ndrecës, e dëmtuar nga shpërthimi
Makina e Shpëtim Ndrecës, e dëmtuar nga shpërthimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania