Panorama (Albania)

Lorenc Hasrama: Kam qenë dhe jam rocker në shpirt, por tani ndihem shumë mirë në tregun komercial

Pse “Pafund” është kënga e denjë për të marrrë pjesë në “Kënga Magjike”

-

I vetëm në skenën e “Kënga Magjike”, Lorenc Hasrama sjell magjinë e dashurisë së pafund, edhe pse historia që i këndon tashmë ka marrë fund. “Pafund” titullohet kënga e shkruar nga Irkenc Hyka, që ka marrë mijëra pëlqime e të cilën Lorenci e konsideron të denjë për të qenë pjesë e “Kënga Magjike”, edhe pse nuk është histori personale e përjetuar nga vetë ai. Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, finalisti i “The Voice Of Albania 5”, i rritur me muzikën në Lice dhe tashmë protagonis­t në tregun e muzikës, rrëfen kohën si talent i ri dhe tani si artist BIG, bashkëpunë­torët me të cilët ka kimi në muzikë, ç’tip është në dashuri dhe botën e artistit që s’ia kuptojnë dot të gjithë…

Kur thuhet “shpirt artisti” nënkuptohe­t edhe shpirti i lirë edhe tipi pak i vështirë për t’u kuptuar nga masa. Ti si do ta përshkruaj­e veten?

Le të themi që nga ana e muzikës kam zgjedhur të lançoj projekte, që edhe kuptohen nga masa. Por, për sa i përket pjesës së karakterit tim, jam pak tip i vështirë dhe nuk është se ma kuptojnë të gjithë botën të themi të drejtën.

Nga fama si finalist i “The Voice of Albania 5”, ku bëri përshtypje, sidomos me interpreti­met fantastike të “Arms of the angel” e “Don't you worry child”, tani të shohim shumë dominant në tregun e muzikës. Si e shijoje skenën kur ishe talent i ri dhe si e shijon tani si Big në “Kënga Magjike”?

Faktikikis­ht, unë skenën e kam shijuar gjithmonë dhe jam munduar të jap më të mirën. Edhe emocionet, qoftë të mira apo të këqija, jam munduar t’i kthej gjithmonë në favor të vetes si artist. E mendoj që në fillimet e mia e kam pasur më pak atë përgjegjës­inë profesiona­le, sesa tani. Ky mund të jetë ndryshimi i vetëm.

E sheh veten fitues të “Kënga Magjike”, ku dhe artistët votojnë njëri-tjetrin, duke qenë se baladat triumfojnë shpesh në atë garë?

Pa dashur të bëj modestin, unë nuk jam futur për të fituar në këtë garë, nëse mund të quhet kështu. Kam hyrë për të dhënë e për të përfaqësua­r më të mirën e vetes sime. “Pafund” mendoj se është një këngë e denjë për të qenë pjesë e “Kënga Magjike”.

“Pafund” titullohet kjo këngë ku i këndon një dashurie që s‘është më dhe ku i drejtohesh asaj me vargun "Në parajsë ndoshta të falin, por unë jo!". Kush është muza e kësaj fabule, e mund të themi se është një histori e jetuar nga ty?

Kënga faktikisht nuk është një këngë e shkruar nga unë. Është këngë e shkruar nga Irkenc Hyka, e realizim i “Unix production”. Kështu që fabulën nuk e kam krijuar unë dhe nuk është diçka personale.

Në jetë je tipi që dashurohes­h kaq thellë sa të japësh jetën për dikë, siç thuhet në tekst?

Unë jam natyrë që më pëlqen të dashuroj dhe të jap dashuri. Por jo në rastin e kësaj kënge. Nuk është këngë e përjetuar nga vetë unë, siç e thashë më sipër.

Por gjatë prezantimi­t në “Kënga Magjike” u shprehe se je në një situatë të komplikuar sa u takon çështjeve të zemrës. Ç’mund të zbulosh më shumë?

Sa i përket kësaj pjesës së komplikuar, nuk më pëlqen të prononcohe­m për momentin! (Qesh)

Një rocker si ty pse ndryshoi stil dhe kjo do të thotë që nuk do të kthehesh më te rock-u?

Unë kam qenë rocker në shpirt dhe vazhdoj të jem rocker në shpirt, ama kam dëgjuar shumë lloj rrymash. Gjithmonë kam qenë fans i muzikës së mirë, pavarësish­t rrymës. Mendoj që nuk ka muzikë të keqe, ka vetëm muzikë të luajtur mirë ose keq. Kështu që në momentin që një material trajtohet bukur, pavarësish­t rrymës, mua më pëlqen. Sa i takon kthimit te rocku, nuk e besoj! Jam futur në një treg komercial, po prodhoj muzikë më komerciale dhe më moderne le të themi dhe ndihem shumë mirë me veten si artist.

Përveç projekteve të tua personale mund të themi se krijuat një duo me Olsi Bylykun. Ç’mendim ke për ato projekte tani dhe do ta vazhdoni më tej partnerite­tin tuaj?

Me Olsin kemi pasur një kimi shumë të mirë dhe patëm një periudhë shumë të bukur kur kemi prodhuar projekte shumë të bukura. Sa i përket së ardhmes, le t’ia lëmë kohës! Ne vazhdojmë të mbetemi miq dhe pse jo të bashkëpuno­jmë, nëse do kemi ndonjë projekt të bukur sërish.

Duke iu rikthyer eksperienc­ës te “The Voice”. Je penduar ndonjëherë që ke marrë pjesë në një talesht show, ku një juri

Xhensila Myrtezaj mundohet të jetë aktive në rrjete sociale duke ndarë pamje nga përditshmë­ria e saj. Këngëtarja komentohet shpesh për jetën e saj, por edhe për linjat trupore pas lindjes. Ajo ka treguar herë pas here se i kushton shumë rëndësi stërvitjes dhe rezultati është më se i dukshëm. Pak kohë më parë, Myrtezaj zgjodhi të ndante një video me ndjekësit në “Instagram”, të realizuar në palestër. Ajo u shfaq duke pozuar para pasqyrës, teksa ajo që binte në sy janë pikërisht të pasmet e formësuara. Ajo ishte veshur sport, ndërsa flokët i kishte kapur bisht e teksa kthehej në anë, në sy binin edhe muskujt e tonifikuar të barkut. Por për të gjithë ata që pyesin se si e mban ajo trupin në formë, ajo ka çuditur ndjekësit me mënyrën që deri tani e kishte mbajtur të fshehtë. Ajo është akrobacia dhe për më tepër në natyrë. Afër një peme, ajo ka demonstrua­r lëvizjet e saj duke dëshmuar stilet dhe rezistencë­n për të qëndruar me kokë poshtë për minuta të tëra. Nuk dihet se kur e ka realizuar këtë video, pasi prej pak ditësh në rrjet po qarkullojn­ë zëra se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë. Shkak është bërë një koment nga blogerja e njohur Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me barkun e rrumbullak­osur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë. Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël. “Urime zemër”, i shkroi këngëtarja Vjosës. Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë, asnjëri prej dyshes nuk ka reaguar për t’iu përgjigjur aludimeve të ndjekësve. Xhensila ka treguar se kujdeset shumë për trupin e saj, duke publikuar foto e video nga palestra kur stërvitet. Mirëpo, në postimet e fundit në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur kryesisht me të gjera, duke shtuar edhe më shumë dyshimet. Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, Ajkës, e cila erdhi në jetë në të komenton ndoshta edhe nisur nga preferenca­t personale e ku në finale ta rrëmben rivali kupën?

Nuk mund të them se jam penduar që kam marrë pjesë në “The Voice”, kur ai show ka qenë katapulta ime e parë për t’u futur në tregun e muzikës shqiptare. Sa i përket pjesës së kupës, mendoj që një fitore nuk do kishte më shumë rëndësi sesa një karrierë me hapa të mirë, siç po më ndodh tani në jetën time.

Një këngëtar “live” si ty, i mësuar me adrenalinë­n e skenës dhe publikun, si po e kalon këtë periudhë kur është pezulluar gjithçka?

Mund të them që më mungon shumë pjesa e koncerteve natën dhe të kënduarit “live”. Por jam munduar të marr më të mirën e të nxjerr një anë të mirë të vetes sime nga gjithë kjo situatë e keqe. Por shpresoj të kthehemi në normalitet e të kthehen gjërat siç ishin, e ndoshta dhe më mirë se ç’ishin!

Çfarë të duket magjike kur këndon live dhe çfarë torturuese netëve duke i gdhirë në skenë?

Mendoj se çdo gjë në skenë është magjike e kurrë s’e kam parë si torturuese. Kështu që jam OK dhe do jem OK deri në fund.

Me cilët autorë në muzikë e tekste ke ndjerë më shumë kimi dhe dueti që ke menduar se do të godisje në treg?

Jam ndjerë shumë komod me gjithë njerëzit që kam punuar gjatë viteve që jam marrë dhe merrem me muzikë, duke filluar nga Ervis Çaushi, Çim Dule, Gent Myftaraj, Endrit Mumajesi (Muma) apo Olsi Bylykun. Edhe tani që jam pjesë e “Unix Production”, besoj se është një nga periudhat e mia më të mira për faktin se ndihem shumë komod. Pastaj mendoj që nëse do të godisja në treg me një këngë, do të ishte vetëm me Irkenc Hykën, pasi jam shumë i sigurt që do ishte një super këngë.

Për të kuptuar më shumë nga natyra dhe jeta jote jashtë skenës, nëse do ishe pjesë e kastit me titull “Sex & Drugs & Rock & Roll”, cilin rol mund të kishe ti si Lorenc Hasrama?

(Qesh)Mjafton të heqim pjesën e drogës dhe me të dy të tjerat jemi OK!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania