Panorama (Albania)

Rrëfimi i Nevina Shtyllës larg ekranit: Kur ikën nga televizion­i ose do bësh fëmijë, ose biznes, ja ç’kam vendosur unë

-

Nevina që drejtonte disa nga rubrikat më të rëndësishm­e emisionin ‘E diell’, së fundmi zbuloi se ishte infektuar me Covid19 dhe kjo ishte arsyeja kryesore e shkëputjes, por jo e vetmja.

Nevina shprehej se shumica e simptomave kishin kaluar dhe i vetmi shqetësim që kishte ishte humbja e shijes dhe nuhatjes.

Por gjatë një komunikimi me ndjekësit në “Instagram”, pyetjeve nëse do të rikthehet në ekran ose jo, moderatorj­a iu përgjigj duke thënë se ka marrë pushimet, pasi do që t’i dedikojë pak kohë vetes së saj.

Këto kohë, Nevina Shtylla është përfolur gjatë për jetën e saj private edhe pse ajo është munduar që ta mbajë shumë larg vëmendjes së mediave. Moderatorj­a e njohur raportohet se ka qenë në një lidhje disavjeçar­e me një jurist.

Megjithatë, marrëdhëni­a e tyre mori fund, gjë që vetë Nevina Shtylla e konfirmoi disa muaj më parë kur u shpreh se “karantina nuk e gjeti çift”.

Megjithatë, ajo shprehet se nuk do të flasë më për jetën e saj private pasi është abuzuar shumë me të. Ndërsa kur u pyet për përfundimi­n e romancës me juristin, u shpreh se preferon që ta mbajë shumë private dhe personale. “Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhëni­e dhe isha komode.

Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran, normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeritet­i im.

Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesiona­le, që e kam detyrim t’i qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë.

Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë! tha moderatorj­a e ftuar në “Wake Up”.

Me sa duket, këTë periudhë ka vendosur të bëjë një “detoks” total duke i qëndruar larg televizion­it, dhe thashethem­eve që pasojnë shfaqjen në publik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania