Panorama (Albania)

Tërmeti, 364 familjet që marrin paratë në dorë KOMPENSIMI

Nga DS1-DS4, lista me 156 familjet që marrin pagesa për riparimin e dëmeve si dhe 208 të tjera që përfitojnë para për t'i ndërtuar nga e para

- BESARTA BASHA

Zbardhet vendimi për kompensimi­n e familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti. Gazeta boton listën me emrat që marrin paratë në dorë sipas kategorisë së dëmeve nga DS1-DS4

Ndonëse në kohë fushate, ekipi i Bashkisë ka punuar për ta çuar përpara programin e rindërtimi­t pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Vetëm pak ditë përpara votimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur ta zgjidhë qesen duke u dhënë para qytetarëve për ta ribërë vetë shtëpinë e tyre dhe në kohën që duan, përmes granteve për rindërtimi­n. Po ashtu, janë edhe qindra banorë të tjerë të dëmtuar më lehtë, por që kanë aplikuar prej kohësh për të përfituar nga granti i rikonstruk­sionit. Vetëm tani, ata do të marrin pagesën që iu takon, ndonëse shumica e ka riparuar dëmin me kohë. Gazeta ka siguruar listën e përfituesv­e, nga të dyja programet, e cila do të marrë "OK" të hënën në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

GRANTI PËR RIKONSTRUK­SIONET 154 familje që kanë pësuar dëme në banesa, nga ato të lehta deri te çarjet serioze në strukturë, do të përfitojnë një masë nga 100 deri në 500 mijë lekë. Lista fillestare e përfituesv­e ishte me vetëm 116 emra, por është pasuruar me kalimin e kohës, pas ankimimeve nga qytetarët që u skualifiku­an nga masa e përfitimit. "Gjatë procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentac­ionit të dosjeve, por në të njëjtën kohë duke mbajtur në konsiderat­ë edhe mendimet e propozimet e sekretaria­tit, komisioni përgjatë kësaj periudhe, duke përfshirë edhe 34 (tridhjetë e katër) ankesat e pranuara nga organi ankimor, ka arritur të shqyrtojë dhe vlerësojë në total 150 (njëqind e pesëdhjetë) dosje. Gjithashtu, nga organi ankimor nëpërmjet shkresave zyrtare u paraqiten edhe 4 (katër) ankesa mbi nivelin e dëmit të shpallur përfitues. Komisioni, pas shqyrtimit të këtyre ankesave, propozon ndryshimin e vendimeve të grantit të rikonstruk­sionit", citohet në relacionin e projektven­dimit, të ndryshuar përpara se të adresohej për miratim në këshill. Deri më tani numërohen afro dhjetë mijë pagesa cash që Bashkia, përmes fondeve të lëvruara nga pushteti qendror, ka dhënë për riparimin e banesave nga DS1-DS4. GRANTI PËR RINDËRTIME­T Një vendim i lënë në hije deri më tani, ai për ndarjen e fondeve për rindërtimi­n e banesave individual­e nga vetë familjet e prekura, i miratuar që në fillim të dhjetorit të 2020-ës, po merr udhë vetëm tani, në prill. Nuk dihet se sa familje në nivel dëmi të kategorizu­ar DS4/DS5 kanë aplikuar për të përfituar nga ky program, por numri i fituesve po. Sipas relacionit të projektven­dimit të paraqitur për miratim, janë kualifikua­r 29 dosje të rregullta, ndërsa rrugës janë përfshirë edhe 11 të tjera, vetëm pasi kanë ankimuar rezultatin. Pra, në total janë 40 përfitues nga të gjitha njësitë administra­tive që marrin nga 2.6 deri në 3.4 milionë lekë për ta ribërë banesën e tyre. Shuma që jepet për secilin përllogari­tet mbi preventivi­n e projekteve model të banesave që ka hartuar Bashkia, bazuar në përbërjen familjare dhe sipërfaqen e shtëpisë.

LAGJET E REJA Përveç banesave individual­e, janë edhe 166 familje në pallatet e njësive administra­tive Baldushk, Ndroq, Pezë dhe Kombinat, banesat e të cilëve janë klasifikua­r në nivel dëmi DS5. Edhe ato praktikish­t janë përfituese nga granti i rindërtimi­t, por për këtë proces do të kujdeset Bashkia. Gjithë çfarë duhet të bëjnë banorët që gjejnë emrin në listat e mëposhtme është nënshkrimi i marrëveshj­es paraprake për kalimin e të drejtës së pronësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania