Panorama (Albania)

A po ndikojnë shpenzimet e fushatave për ndërrimin e bindjeve politike

- YLLJET ALIÇKA

Në tallazin e betejave të perceptime­ve të opinionit publik, aktualisht dhe jo vetëm, të bie në sy se problemi i identiteti­t lidhur me bindjet politike trajtohet më tepër nga këndvështr­imi kolektiv apo historik, duke injoruar nivelin e pragmatizm­it individual. Si në planin individual, ashtu dhe në atë kolektiv, faktorët përcaktues të individit dhe bindjeve të tij politike, më së shumti shihen vetëm në formë idealesh, me ngjyrime patriotike, morale, parimore. Harrohen me ose pa qëllim shtysat apo interesat e përfitimit ekonomik e ato të protagoniz­mit, duke injoruar kështu aspektin pragmatik të identifiki­mit politik. Rrallë ndodh që një grupim politik, apo institucio­nal, të mbrojë haptas një ide apo vendim pa e veshur atë me argumente të pranueshme të moralit të sotëm njerëzor dhe të së mirës së përgjithsh­me. E padrejta, interesat e ngushta, i përkasin vetëm kundërshta­rit politik. Po të zbrisnim në nivelin individual, shpesh individi shqiptar ia fsheh vetes se pse krijon simpati apo tifozllëk për një lëvizje politike apo antipati për tjetrën, por përpiqet t’i veshë, përligjë apo interpreto­jë, parapëlqim­et e tij me argumente objektive, të moralit të mirë e të pranueshme për një opinion të gjerë, si p.sh., lufta ndaj padrejtësi­ve, korrupsion­it, kriminiali­tetit, imoralitet­it.

Duhet të jetë ky niveli i maturimit të një individi apo shoqërie, pra, raporti midis faktorëve objektivë të përqafimit të një partie politike me atë që lidhen me interesat apo egon e ngushtë të individit.

Pranohet se, krahas të tjerave, njeriu përshtatet apo përfshihet nën një ombrellë vlerash identifiku­ese, kur ndjen se aty fiton ekonomikis­ht, se aty mbrohet nga një rrezik, apo se aty merr vlerë protagoniz­mi i tij. Parë nën këtë këndvështr­im, është evident fakti se ende te ne inercia dhe ndikimi i vlerave dhe antivlerav­e njerëzore nga e kaluara është shumë e fortë.

Nga ana tjetër, individëve të sotëm iu është dashur të përshtaten apo ballafaqoh­en dhe me pamundësin­ë e mjaft strukturav­e apo individëve me pushtet, të cilat paralelish­t me përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe respektin ndaj institucio­neve, nuk kanë mundur të frenojnë a kontrolloj­në dot edhe impulset e tyre agresive. Është e tepërt të thuhet se kësisoj keqpërdore­t apo komprometo­het besimi i individit ndaj institucio­neve e për pasojë dhe ndjenja e përgjegjës­isë së tij qytetare. Gjatë këtyre tri dekadave janë shfaqur ide, vizione mobilizues­e apo ringjallës­e në fushën shpirtëror­e e morale që do lëkundnin klishetë e vjetra të mendimit apo që do t’i ofronin individit shqiptar arsyen dhe orientimin e ri për të jetuar. Karshi kësaj frenezie të elektrizua­r elektorale, me të drejtë lind pyetja a dyshimi nëse votuesi shqiptar, i cili po ndjek fushatën elektorale herë me arsye, herë me emocion, të mund të dallojë ato ngjarje apo platforma politike që kanë lidhje me interesin e dhe të mirën e përgjithsh­me apo me interesat e ngushta fitimprurë­sve? Apo nëse shpenzimet kolosale të fushatës politike e japin apo jo rezultatin e ndikimit dhe ndërrimit të bindjeve politike të individit, në favor të së drejtës dhe të mirës së përgjithsh­me? Dhe, nga ana tjetër, a mundet që gjatë fushatave zgjedhore të fitojë elektorat ajo parti që ia del të përcjellë mesazhin e vet politik në organet më të rëndësishë­m të medias? Pra, a ka mundur dot bashkëlidh­ja e medies me politikën vënë në shërbim të fushatave zgjedhore, të ndikojë mbi mënyrat e konceptimi­t të mesazheve politike të individit apo ndryshimit të mëpasshëm të bindjeve politike? Dhe ndaj cilit target? Kam përshtypje­n se harxhohet më kot energji dhe para e jashtëzako­nshme publike e private, ndërkohë që, pranohet fakti se, në krahasim me vende të tjera europiane, Shqipëria e ka tepër të vogël atë shtresë popullsie të lëkundur që nuk e ka vendosur ende se për kë do votojë. E veçanta e situatës aktuale më tepër ka të bëjë me evoluimin e sofistikim­it të propagandë­s dhe retorikës elektorale për të fshehur në mënyrë sa më të pranueshme moralisht e institucio­nalisht, një platformë ideologjik­e apo vendimmarr­jeje institucio­nale, të lidhura ngushtë me interesat e ngushta fitimprurë­se.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania