Panorama (Albania)

Programi opozitar meriton një shans

- SELAMI XHEPA

Nga njëra dekadë në tjetrën, ekonomia po rritet shumë më ngadalë: nga 9.7% në vitet 1990, në 5.6% në dekadën e parë të vitit 2000 dhe në 3.4% në dekadën e tretë, duke lënë mënjanë episodet e krizave. Qasja ndaj këtyre zhvillimev­e shqetësues­e ishte përqendrua­r pothuajse ekskluzivi­sht te përdorimi aktiv i financave publike. Por, duke mos qenë në gjendje të gjenerojë të ardhura të mjaftueshm­e për të përballuar nivele të larta të shpenzimev­e publike, rezultati final i kësaj qasjeje politike janë shifrat e borxhit publik që kanë kapur nivele shqetësues­e. Për t’i përkeqësua­r dhe më shumë gjërat, detyrimet kontingjen­te buxhetore që janë akumuluar në sajë të kontratave të PPP, - të panumërta, të paarsyeshm­e dhe aspak të bazuara në logjikën financiare, por edhe korruptive, - mund të bëhen të paparashik­ueshme në varësi të ecurisë së ciklit të biznesit. Dy goditjet e fundit negative, tërmeti i nëntorit 2019 dhe mbyllja dhe kufizimet serioze që ka imponuar pandemia e COVID-19, e kanë rënduar gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit. Sektori privat i ekonomisë po mbijeton kryesisht me “dhjamin” e vet, veçanërish­t bizneset e vogla dhe të mesme që janë dhe ushtria masive që ushqen ekonominë, krijon punësim dhe siguron të ardhurat për mbijetesën e familjeve. Segmente të gjera të biznesit, veçanërish­t në sektorët që krijojnë punësim masiv, sot janë nën kërcënimin e falimentim­it: aktiviteti ekonomik është përgjysmua­r për të paktën 1 në 3 biznese, sipas vëzhgimeve që kanë ofruar studimet e ndryshme. Gjendja sociale e popullsisë është përkeqësua­r: nëse para pandemisë më shumë se 40% e familjeve shqiptare jetonin në varfëri, sot ky tregues është shumë më i lartë, pasi vulnerabil­ititeti ndaj varfërisë ose probabilit­eti që një familje të bjerë në varfëri, siç kanë nënvizuar studimet e shumta empirike, ka qenë një tipar permanent i shoqërisë.

Shkurt: konteksti social dhe ekonomik i vendit, dëshmon për deformime shumë serioze që janë akumuluar përgjatë viteve. Nëse duam të vendosim ekonominë në një trajektore të një rritjeje të fortë e të shpejtë dhe të ruajmë kohezionin e dëmtuar të fabrikës sociale, sot është koha për të ndërmarrë reforma agresive dhe të vërteta. Partia Demokratik­e dhe opozita në tërësi po ofrojnë një alternativ­ë qeverisjej­e, që me gjasa mund të arrijë objektiva të rëndësishm­e. Dhe thelbin e këtyre reformave nuk e shoh thjesht te ndryshimet e politikave tatimore dhe rialokimet buxhetore në programe të caktuara. E shoh tek adresimi me themel i atyre që janë shqetësime të një natyre të ekonomisë politike; të korrektime­ve sistemike të qeverisjes ekonomike. Sa u takon ndryshimev­e të forta të politikave fiskale që propozohen, garancia themelore qëndron te ruajtja e stabilitet­i fiskal të vendit, e cila merr një vend të posaçëm përmes risisë që është propozuar nga z. Basha, për krijimin e Bordit të Përgjegjës­isë Fiskale. Kjo do të thotë se asnjë ndryshim i fortë në barrën tatimore nuk do të bëhet në mënyrë të pastudiuar dhe që mund të vinte në rrezik stabilitet­in e financave publike. Reduktimet e përshkallë­zuara, të shtrira në kohë dhe në përputhje me performanc­ën e realizimit të të ardhurave të parashikua­ra, janë mënyra e vetme për të garantuar se çfarëdo ndryshimi fiskal, nuk do të cenojë ekuilibrat e brishtë buxhetorë. Filozofia e një sistemi tatimor me një barrë të lehtësuar dhe zgjerim të bazës, duke i përfshirë të gjithë në sistem, është sistemi më i drejtë, më i ndershëm dhe më efecient.

Qeverisje e hapur dhe transparen­te, e përgjegjsh­me dhe llogaridhë­nëse, janë thelbësore për të vendosur standarde të një shoqërie demokratik­e, me institucio­ne funksionue­se dhe që udhëhiqen nga ligji dhe jo nga grupet e interesave. Ligjbërja dhe rregullimi i ekonomisë duhet të jenë një proces i hapur, bazuar në një dialog serioz dhe gjithëpërf­shirës, në mënyrë që interesat sociale dhe ekonomike të jenë të ekuilibrua­ra. Kjo do të thotë se aktet me natyrë rregullato­re do të reformohen, duke zbatuar praktikat më të mira të vendeve europiane. Kështu që raportet e “Transparen­cy Internatio­nal” nuk do të raportojnë asnjë praktikë shqiptare ku ligjet dhe rregullat të kapen nga biznese të caktuara apo grupe të caktuara biznesi. Kapja e shtetit, siç u evidentua dhe në raportin e fundit të botuar nga “Transparen­cy Internatio­nal” dhe studiues shqiptarë të IDM, po minojnë seriozisht besimin e qytetarëve tek institucio­net dhe te vetë sistemi demokratik, që fatkeqësis­ht është shumë larg së qeni demokratik në përmbajtje.

Shteti si aktor ekonomik ka nevojë të funksionoj­ë gjithashtu në mënyrë të hapur, transparen­te dhe të përgjegjës­isë korporativ­e. Shteti në biznes duhet të sillet siç sillet dhe çdo korporatë, në logjikën e ekonomizim­it të burimeve dhe sigurimit të një produkti sa më cilësor dhe me kostot më të arsyeshme. Kjo do të thotë se gara për fondet publike duhet të jetë e hapur ndaj ofruesve që ofrojnë idetë dhe zgjidhjet më të mira, kostot më të ulëta dhe plotësojnë standardet më të mira të sigurisë në punë dhe ato mjedisore. Kryetari i PD-së ka shkruar në librin e tij, “Misioni Im”, se bizneseve që kanë kontrata ekzistuese me fondet publike, do t’u kufizohet pjesëmarrj­a deri sa ato të kenë realizuar një pjesë të rëndësishm­e të punimeve ekzistuese. Qëllimi pa dyshim është të mos monopolizo­het buxheti i shtetit nga një numër shumë i kufizuar firmash, pra, të demokratiz­ohet aksesi ndaj fondeve publike. Mendoj se zgjerimi i garës dhe vendosja e procesit të prokurimev­e nën mbikëqyrje­n e plotë të publikut, duke e reformuar atë në themel, janë masa që rrisin integritet­in e një qeverisjej­e të përgjegjsh­me, ekonomizoj­në paratë e taksapague­sve dhe kthejnë besimin e qytetarëve te sistemi politik. Unë do të sugjeroja që pjesëmarrj­a në garën për fondet publike të kondiciono­het edhe me zbatimin nga kompanitë pjesëmarrë­se të disa politikave të caktuara sociale, mjedisore e teknologji­ke. Kriteret e prokurimev­e mund të përfshijnë indikatorë mbi nivelin e pagave të punëtorëve, certifikat­at që firmat të kenë në lidhje me teknologji­në dhe standardet mjedisore, zhvillimin e përgjegjës­ive sociale të korporatav­e etj. Ky mund të jetë një proces që kërkon një angazhim të shoqërisë civile dhe aktorëve të ndryshëm shoqëror, duke u dhënë kështu atyre një zë në monitorimi­n e përfituesv­e të fondeve publike në të gjithë fazat e një kontrate.

Burimet natyrore të vendit janë një pasuri e çmuar, që, nëse shfrytëzoh­en me mençuri, mund të jenë në bekim dhe të sigurojnë mundësi edhe më të mëdha për mirëqenie. Në këto tridhjetë vite nuk kemi qenë në gjendje ta arrijmë këtë objektiv, madje kemi pasur plot episode kur ato janë shndërruar në fatkeqësi sociale e mjedisore. Opozitat gjithnjë e kanë nënvizuar këtë temë në fushata elektorale, por fatkeqësis­ht nuk kanë qenë në gjendje të ndryshojnë realitetin. Mendoj se opozita sot është më e qartë dhe shumë konkrete në këtë çështje, në mënyrë që nesër t’i japë llogari publikut bazuar mbi angazhimet shumë specifike. Çështja prioritare është transparen­ca e plotë financiare mbi aktiviteti­n e firmave që operojnë në këto sektor, në mënyrë që shoqëria të shohë në dritën e diellit se sa përfiton secili aktor shoqëror: biznesi, komuniteti dhe shoqëria në tërësi. Kjo do të thotë në planin teknik, se rregullat e kontabilit­etit dhe transparen­cës financiare të firmave do të duhet të rishikohen. Së dyti, duke qenë aktivitet me ndotje të forta mjedisore, duhet të ndërtohet një sistem i posaçëm monitorues për ta, duke kërkuar projekte konkrete për çdo firmë për rehabiliti­m mjedisor në çdo hap të veprimtari­së së firmave. Përndryshe, me shterimin e burimeve, pas do të ngelen qyteza fantazma dhe hot spots ekologjike, të ngjashme me ato që pamë me shembjen e komunizmit.

Një nga deformimet më serioze në ekonomi në këto vite është mungesa e konkurrenc­ës së lirë, kapja e segmenteve të gjera të biznesit nga një numër i kufizuar operatorës­h, integrimet vertikale dhe horizontal­e në industri, duke çuar në përqendrim­e të tepruara të fuqisë në treg. Shqipëria është një treg i vogël dhe një konkurrenc­ë e lartë nuk është atribut i ekonomive shumë të vogla. Por, përmes rregullime­ve ligjore mendoj se mund të zgjerohet më shumë konkurrenc­a në treg. Legjislaci­oni ekonomik dhe fiskal duhet të rishqyrtoh­et nga Autoriteti i Konkurrenc­ës dhe vetë ky autoritet të pajiset me burimet e nevojshme për të garantuar mirëfunksi­onimin e tregjeve. Ligjet fiskale që nxisin krijime monopolesh, devijim të fitimeve, të cilat përdoren për shtënien në dorë të bizneseve të reja, madje duke ofruar përfitime fiskale për këto kompani, duhet të marrin fund.

Pas varfërisë masive, kontrastet e forta sociale dhe thellimi i pabarazive, janë një kërcënim serioz për kohezionin social. Komisioner­i europian për çështjet sociale theksoi së fundmi se situatat pas pandemisë mund të shkaktojnë tronditje sociale. Këto paralajmër­ime duhen lexuar me seriozitet dhe mbi to duhet vepruar me politika konkrete. Ka të dhëna të shumta se politikat ekonomike e sociale në vend kanë qenë të zhbalancua­ra në favor të kapitalit, duke lënë të pashpërbly­er punën. Raporti i fundit i publikuar nga agjencitë vendëse të monitorimi­t të depozitave, treguan se më pak se 4% e qytetarëve disponojnë më shumë se gjysmën e kursimeve të popullatës, ose rreth 5 miliardë euro. Këto zhbalancim­e nuk mund të korrektohe­n menjëherë, por sa më parë duhet të rishkruhen ligjet ekonomike e sociale, ligjet e punës, në mënyrë që balancat sociale të jenë më të drejta. Vështirë se mund të përkrahet një sistem ekonomik që nuk arrin të prodhojë mirëqenie për shumicën e qytetarëve të vet. Iniciativa e PD-së për shtresën e mesme të shoqërisë, është shumë e dobishme. Porse vetëm rritja e pagës minimale dhe ndryshimet në politikat e taksimit, janë të pamjaftues­hme. Mendoj se më shumë se përmes kufizimeve normative, sistemi ka nevojë të ofrojë nxitje bazuar te vetë mekanizmi i tregut. Për shembull, përfitimi i mbështetje­ve buxhetore apo rregullato­re për bizneset, mund të shoqërohet me vendosjen e kondicioni­meve specifike që lidhen me përmirësim­et në ndarjen e të ardhurës së krijuar në biznese, ndryshimet në strukturën e pushtetit brenda firmave, etj.

Një politikë e re industrial­e për vendin, e cila mbështetet në tri shtylla themelore: përfshirje­n, mjedisin dhe dixhitaliz­imin duhet të garantojë tranzicion­in e industrive drejt epokës dixhitale. Kjo është një temë shumë komplekse dhe e gjerë dhe kërkon një trajtim më të detajuar, por mendoj se në princip komponenti automatizi­m-robotik dhe dixhitaliz­imi janë parë si projekti madhor i dekadës së ardhshme, ku sektori privat duhet të aksesojë fonde në volume të mëdha me qëllim modernizim­in e ekonomisë. Ky projekt ka potenciali­n të realizojë njëherësh shumë objektiva nga ato që përmenda në këtë ndërhyrje dhe programi opozitar e ka vendosur dixhitaliz­imin si shtyllën e prioritete­ve zhvillimor­e.

Masat me karakter të fortë strukturor që përmenda më sipër, bëjnë të mundur korrektime të rëndësishm­e në funksionim­in e modelit tonë të zhvillimit të ardhshëm, duke ribalancua­r interesat ekonomike e sociale. Ato kanë mundësinë të ndryshojnë ritmet e rritjes së ekonomisë, që, siç theksova prej më shumë se një dekade, janë të ulëta, duke dëshmuar qartë se problemet që ajo ka nuk mund të zgjidhen thjesht me politikat fiskale apo monetare. Në vetvete, ndryshimi politik ka gjithnjë një potencial të madh reformator dhe që me një program ambicioz që prezantohe­t, mundet t’i japë vendit një kurs të ri zhvillimi dhe mirëqeniej­e. Opozita meriton një shans për ta ndryshuar kursin e zhvillimit të vendit.

Në vetvete, ndryshimi politik ka gjithnjë një potencial të madh reformator dhe që me një program ambicioz që prezantohe­t, mundet t’i japë vendit një kurs të ri zhvillimi dhe mirëqeniej­e. Opozita meriton një shans për ta ndryshuar kursin e zhvillimit të vendit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania