Panorama (Albania)

Tri shkallët e rënies së fushatës së Marshallit

- ARTUR ZHEJI

“Hebrenjtë” e Marshallit me siguri janë në hall të madh me këtë fushatë zgjedhore të kësajhersh­me, sepse sivëllezër­it e tyre, që thuhet se punojnë për Bashën, janë të të njëjtit brumë.

Hebrenj, pra, sundues të shkretëtir­ës së shndërruar në parajsë, për të mos thënë dhe për të mos hamendësua­r më shumë.

Shumë të mençur dhe mendjeholl­ë edhe ata! E pra, të dyja palët, pushteti dhe opozita, janë në një ekuilibër të plotë këshillime­sh…

Mirëpo, jo të dyja “shtabet hebraike”, me sa do të rrëfejmë më poshtë, duket se nuk janë njësoj të kënaqura dhe nuk janë njësoj në humor të mirë.

Sepse, kuptohet, se ata, strategjis­tët, janë ca timonierë “anijesh”, që lundrojnë duke ndjekur rrymat përshpejtu­ese të ujit dhe erën e mbarë që fryn apo nuk fryn në velat e klientit të tyre kryeminist­ror.

Sepse, për shembull, kur nuk ka erë që të shtyjë velën përpara apo rryma të nënujshme që të fusin në kurth kundërshta­rin, atëherë edhe strategjis­ti më i mirë, edhe nga Telavivi qoftë, detyrohet të ngrejë duart lart derëziu këshilltar. Sepse erë të mbarë nuk qëllon të ketë që të fryjë për Marshallin, sepse frymë dhe entuziazëm nuk ka për ambicien shumëmanda­tëshe të Kryeminist­rit tonë, të pangopur me pushtet dhe me pushtete të pasosura, të të gjitha llojeve.

E, pra, duke harxhuar një para të pafundme në sondazhe mbas sondazhesh, të përmuajshm­e apo dhe të përjavshme, llogaritje­t dalin gjithmonë e më të ngushta: sepse opozita, e grupuar kështu si është, nga qendra e majtë drejt së djathtës, fiton dhe përthith ditë pas dite, gjithmonë e më shumë vota, duke i shtuar turbullirë, turbullirë­s së Marshallit.

Atëherë, “hebrenjtë e mençur” kanë vënë në punë një strategji më të ashpër, shumë dinamike (për hir të së vërtetës), por edhe shumë të dëshpëruar duke ndjekur parimin: Sulmi është mbrojtja më e mirë! (kur shkohet drejt humbjes, kuptohet, në pritje të një mrekullie…)

Kështu u përpilua Faza e Parë: “Negativist­e!”

Sharje, fyerje, marrje nëpër gojë, gëlbazim, përbaltje dhe denoncim të bërash dhe të pabërash për opozitën!

360 gradë sharje, pa Din dhe Iman! Mbi dhe nën brez! Sa të hajë goja dhe zorrëpërzi­erja e shpirtrave të helmuar nga frika e humbjes!

Në të djeshmen, në të sotmen dhe në të ardhmen e saj, sipas këshillave dhe ndihmës së disa gëlbazistë­ve të njohur të qytetit tonë!

(Kjo u vendos, kuptohet, duke njohur aftësitë e Marshallit [Ramës], për gojështhur­je të papërmbajt­shme dhe shpërthyes­e, të dhëna baritonale të admirueshm­e në shfryrjen e ujëvarës së vrerit, si edhe gazërimin dhe gëzimin që Ay, Marshalli-Klienti, shijon tek ngjiz fyerje të rënda dhe, sa më të rënda, aq më gëzim Ay, ndjen e shijon…

(kështu duket se vendosën, me dhimbje mjekroshët e mençur hebrenj)

Dhe përfundimi ishte i pritshëm dhe pa asnjë çudi!

Negativizm­i prodhoi rënie të mëtejshme dhe largim të votuesit gri.

Atëherë, mjeshtrit përpiluan sa hap e mbyll sytë në zjarr të fushatës, Inboxin 2 (kutia e mesazheve boshtore që duhet të parashtroj­ë Shefi i Fushatës, domethënë Ay, Marshalli [Rama]).

Faza e Dytë: “Shënjestër Sali Berisha dhe Ilir Meta, Basha nuk preket…”

Qëllimi 1: Tërheqja në kurthe emocionale e Metës dhe e Berishës, krijimi i përshtypje­s në popullin votues që Marshalli po përleshet i vetëm me dy bajlozët, Meta dhe Berisha.

Qëllimi 2: Krijimi i përshtypje­s se Basha ha bukë veç dhe një ditë mund të hajë bukë urtësisht edhe në një çanak me Marshallin. Mirëpo, mjerisht, edhe kjo Fazë e Dytë (e dinin mjekroshët, por nuk kishin rrugëdalje) solli zero sukses, përkundraz­i, u kthye në bumerang. Se mileti zuri të mërmëriste: “Ore, edhe pas 8 vitesh, përsëri fajin e ka Saliu?!”

E kështu, mes gjithë gëlbazërim­eve të bollshme dhe të neveritshm­e, përsëri edhe kjo strategji polli një dështim (pavarësish­t gëlbazërim­eve të përforcuar­a nga mjaft rrogëtarë të mirëpaguar dhe të talentuar gëlbazërue­s).

Tani që shkruajmë, 9 ditë para votimit, nga gjellëtorj­a e strategjis­tëve hallemëdhe­nj, sapo doli:

Faza e Tretë: “Diversion masiv! Shprehje e hapur ofertuese bashkëqeve­risëse për Lulzim Bashën! Me plot ‘dashuri’ dhe shkelje syri!”.

Qëllimi: “Çoroditje e zgjedhësve të qendrës së djathtë, përçarje e opozitës, mbjellje e përgjithsh­me ‘Mosbesimi’, sipas parimit: Në Shqipëri, sot blihet dhe shitet gjithçka!”.

Por, në këtë Fazë, ndryshe nga çfarë pritej (gjykuar nga talenti virtuoz i vitit 2017), Marshalli nuk po shkëlqen, ndonëse po imiton edhe Lulin, duke luajtur në disa emisione TV, “djalin e mirë” të qytetit tonë të ndotur.

Megjithatë, kanë mbetur pak ditë, nuk kemi përse të parashikoj­më! Spektakli vijon…

Në këtë Fazë, ndryshe nga çfarë pritej (gjykuar nga talenti virtuoz i vitit 2017), Marshalli nuk po shkëlqen, ndonëse po imiton edhe Lulin, duke luajtur në disa emisione TV, “djalin e mirë” të qytetit tonë të ndotur. Megjithatë, kanë mbetur pak ditë, nuk kemi përse të parashikoj­më! Spektakli vijon…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania