Panorama (Albania)

Naço dhe Braho kundër LSI, Presidenca: Turp që sulmoni Metën

-

Ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço, aktualisht kandidat i PS-së në qarkun e Beratit, tha dje se iku nga LSI-ja, sepse bënte eksperimen­te të dështuara, ndërsa sot me Ramën ai tha se ndihet me fat. “Jam larguar nga ajo forcë se vetëm eksperimen­te të dështuara bënte gjatë gjithë kohës. Deri dje na thoshin që Luli të gënjen edhe për orën, pastaj Lulin e duam Kryeminist­ër, do rrëzojmë Ramën. Pastaj duhet të ikim nga Parlamenti të dorëzojmë mandatin. Pastaj s’do hymë për bashkitë, me dhjetëra dështime të suksesshme politike të asaj force. Jam me fat që jam me zotin Rama, e kam njohur kur isha ministër i Drejtësisë dhe më ka mbështetur më shumë se ata që më propozuan si ministër se Reforma në Drejtësi ishte kryefjala”, u shpreh Naço. Më i ashpër ishte deputeti Spartak Braho. “Më vjen keq ta them por na është çmendur ish-Kryeminist­ri jonë i dikurshëm, Presidenti jonë i sotshëm. Filozofia e Ilir

Metës është bonapartiz­mi, puçizmi. I thashë një ditë në TV, ti nuk bën më, s’ke bërë asgjë për Skraparin megjithëse ke që nga mosha 30 vjeç, as për Çepanin s’ka bërë, sot atje shkohet vetëm me gomar. Do dalë do marrë pushkën Meta dhe mburret se si pasardhës i Çepanit që luftuan në luftën e Vlorës, është e vërtetë që ka pasur 6 mijë skraparlli­nj në luftën e Vlorës, por Meta nuk e njeh mirë historinë, s’ka pasur çetë Çepani, çeta ka qenë e gjithë Skraparit, Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondës­h jo çetë patriotësh”, tha Braho në Skrapar. Por zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, iu përgjigj përmes një statusi në “Facebook”. “O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqipt­arëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëv­e? Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!”, shkruan Blushi.

 ??  ?? Nasip Naço
Nasip Naço
 ??  ?? Spartak Braho
Spartak Braho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania