Panorama (Albania)

Basha: Kontributi juaj ekonomik do dyfishohet

-

Pas marrëveshj­es me biznesin e vogël dhe të mesëm, dje kryedemokr­ati Lulzim Basha firmosi marrëveshj­en e bashkëpuni­mit me shoqatën e Bashkuar të Fasonëve. Kryedemokr­ati Basha akuzoi Kryeminist­rin Rama se në këto 8 vite, ndonëse ky sektor has një kontribut kryesor në punësim, kryesisht gra, në vend t’i ndihmonte vetëm sa ia ka vështirësu­ar punën duke ua rritur çmimin e energjisë, karburanti­t dhe taksat. Ndërkohë, plani i PD-së sipas kryedemokr­atit do i lehtësojë barrën biznesit fason dhe do krijojë mundësi që kontributi i tyre në ekonomi të dyfishohet. “Taksa e sheshtë 9%, kontribute­t 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburanti­n, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshj­a përcakton qartë instrument­et që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtëroj­në ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xhenerozit­eti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrj­en, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhor që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%”, tha Basha. Këto masa sipas kreut të PD-së do t’i krijojnë mundësi këtij sektori që të hapë më shumë vende pune dhe të rrisë pagën në 300 euro që në vitin e parë të qeverisë së PD-së deri në 400 euro në fund të 4-vjeccarit. “Pa diskutim, siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një. Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro”, tha Basha

 ??  ?? Basha, dje me përfaqësue­s të biznesit fason
Basha, dje me përfaqësue­s të biznesit fason

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania