Panorama (Albania)

Revokohet gjykimi i shkurtuar, nis nga e para procesi për ish-Kryeprokur­orin SPAK KËRKOI BURG

-

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it, më 19 mars të këtij viti, dha pretencën për Adriatik Llallën, duke kërkuar 2 vite burg për ish-Kryeprokur­orin. Duke qenë se ishte pranuar gjykimi i shkurtuar, Llallës, nëse dënohej, i mbeteshin për të kryer 1.4 vite burg. SPAK gjithashtu kërkonte edhe dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik për Llallën, ky i fundit si dënim plotësues. Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën ku u dha pretenca, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësua­r nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Me një lëvizje taktike, ishprokuro­ri i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, rikthen në pikën zero procesin penal ndaj tij. Njeriu që drejtoi institucio­nin qendror të akuzës për 5 vite me radhë, u shfaq papritmas në Gjykatën e Posaçme, ndërsa kishte munguar në çdo seancë të mëparshme. Ai i kërkoi Gjykatës të revokonte gjykimin e shkurtuar dhe procesi të zhvillohej me procedurë të zakonshme, ku të ketë mundësinë të paraqesë prova të reja. Kërkesa u pranua nga trupa gjykuese dhe në këtë mënyrë procesi penal ndaj ishKryepro­kurorit do të rinisë nga e para. Dje pritej që Llalla, i cili për gati 3 vite e ka shmangur përballjen me drejtësinë, të paraqiste argumentet e mbrojtjes dhe Gjykata më pas të shpallte verdiktin, përderisa SPAK e kishte thënë fjalën e fundit duke kërkuar dënimin me burg për ish-Kryeprokur­orin. I rishfaqur pas shumë kohësh në dyert e godinës së drejtësisë, Llalla tha se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se do të jetë prezent për të ndjekur vetë seancat. Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-Kryeprokur­orit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00. Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “Deklarimit të rremë të pasurisë”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

 ??  ?? Ish-prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, duke dalë nga Gjykata
Ish-prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, duke dalë nga Gjykata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania