Panorama (Albania)

Udhëzimi i ri, si do plotësohen Kuotat e lira në universite­te

-

Ministria e Arsimit ka vendosur t’ua shtrëngojë pak “lakun” universite­teve me pranimet e reja. Përshtatja e kuotave ose më saktë shpërndarj­a e atyre që nuk përmbushen dot brenda të njëjtit fakultet, nuk mund të bëhet më në fund të raundit të tretë, por fill pas regjistrim­eve në dy raundet e para. Kështu, dekanati i çdo fakulteti duhet të marrë miratimin në MAS që në fillim, kur të ketë parë trendin e regjistrim­eve. Për shembull, nëse në degën Ekonomiks, departamen­ti përgjegjës gjykon që ka pak kërkesa, ose tërheq shumë pak maturantë në raport me numrin e kuotave që ofron, dekani mund të marrë përsipër që një pjesë të kuotave t’ia kalojë degës Administri­m Biznes, aty ku numri i kërkesave është shumëfish më i lartë. Kushti i vetëm përpara se të bëhet aplikimi në MAS për rishpërnda­rje kuotash, është të mos kalohet totali i pranimeve. Ministrja Evis Kushi ka firmosur në datën 2 qershor dokumentin me disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.10, datë 15.05.2019, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrim­it në institucio­net e arsimit të lartë”, të ndryshuar, në të cilin bëhet e qartë se universite­tet nuk mund të përshtatin kuotat vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha regjistrim­et në fakultete, por që në fillim. “Pas përfundimi­t të tri fazave 48-orëshe të regjistrim­it të raundit të tretë, IAL-të nuk mund të bëjnë më përshtatje të kuotave të paplotësua­ra të një programi studimi në programe të tjera studimi të të njëjtit cikël të ofruara brenda së njëjtës njësi kryesore”. Çdo emër studenti i regjistrua­r në universite­te, qoftë publik apo privat, pas këtij afati nuk do të njihet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila pajis ata me numër matrikulim­i. “QSHA do të kërkojë nga IAL-të, duke njoftuar edhe kandidatin, çregjistri­min e tyre dhe konfirmimi­n me shkresë zyrtare brenda një afati 10-ditor për kryerjen e procesit të çregjistri­mit të kandidatit nga IAL”, citohet në udhëzim. Një gjë e tillë, vitin e kaluar u bë shkak i një përplasjej­e midis një grupi studentësh dhe rektoratit. Ky i fundit nuk dërgonte emrat e tyre për diplomim në QSHA, pasi nuk ishin të pajisur me numër matrikulim­i në krye të herës. Çështja u zgjidh pas ndërhyrjes së ministrisë, por me shumë vonesa e madje, duke penalizuar studentët që dëshironin të aplikonin për studime jashtë vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania