Panorama (Albania)

Rrethimi i ri i zgjedhjeve nga Edi Rama

- PREÇ ZOGAJ

Kishte katër-pesë vjet që përflitej se PS zotëronte një armë sekrete të...

pathyeshme për të fituar zgjedhjet përherë: Regjistrin. Që nuk e kishte askush tjetër. Nuk ishte fjala për regjistrin kombëtar të zgjedhësve, të cilin e ka çdo parti, por për një “regjistë” tjetër, atë të votuesve numerikish­t në vend të parë, që votonin e duhej të votonin për Partinë Socialiste. Vetia për të përjetësua­r partinë në pushtet e pamundësua­r rrotacioni­n i jepte “regjistrit” imazhin e një fantazme të frikshme, që u rrinte zgjedhjeve mbi kokë natë e ditë.

E vërteta shpërtheu pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti nga portali “Lapsi al”.Dikush nga brenda PS-së dorëzoi pranë këtij portali një database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, marrë nga portali qeveritar i shërbimeve publike e-Albania. Bashkëngji­tur dhe një rrjet i gjerë personash të caktuar nga Partia Socialiste, që hëm i përdornin, hëm i përditëson­in këto të dhëna për qëllime elektorale.

Plasja e këtij skandali pa precedent tregoi se “regjistri i frikshëm” ishte në thelb një eufemizëm i rrethimit të zgjedhjeve me një trupë të re politike, që u ishte shtuar trupave të mëparshëmn­ëpunësve publikë partiakë, individëve me rekorde kriminale e tjerë- dhe që me sa duket kishte rezultuar më efektive. Këta ishin patronazhi­stët, një funksion që nuk ishte zënë në gojë më parë nga drejtuesit e PS-së dhe qeverisë. Por kur skandali plasi, për të relativizu­ar efektin e tij duke e pohuar si një gjë të mirëqenë dhe kryesorja, për t’u dhënë zemër patronazhi­stëve të trembur nga demaskimi të vazhdonin deri në fund punën e tyre të gardianëve të zgjedhjeve, Kryeminist­ri i përmendi për herë të parë me emrin e funksionit, i mori në mbrojtje, i vlerësoi, i lartësoi. Pas zgjedhjeve, në mitingun e fitores së PS-së në sheshin “Skënderbej”, Rama i falënderoi ata përpara gjithë të tjerëve. Përpara strukturav­e legale të partisë, para anëtarëve dhe të zgjedhurve në forumet partiake, para shtabeve, para kandidatëv­e. Ndershmëri­sht, sipas meje. Patronazhi­stët kishin qenë të parët. Kontributi i tyre ishte më i madh se i gjithë të tjerëve. Ata e kishin forcuar e përsosur rrethimin e zgjedhjeve në atë pikë saqë Kryeminist­ri, pa nisur akoma punën për mandatin e tretë, të shprehte sigurinë e plotë se ai dhe partia e tij do të fitonte të katërtin, të pestin e kështu pa mbarim. E gjithë kjo jo falë ndonjë historie suksesi apo mrekullie ekonomike –Shqipëri s’ka shanse ta lëshojë vendin e fundit në Europë me modelin ekonomik të qeverisë dhe korrupsion­in endemik të saj- por falë lidershipi­t të Ramës dhe pa dyshim, patronazhi­stëve. Ky është binomi i ri. Ja se si patronazhi­stët, kjo specie politike e panjohur në botë, u projektua ta ngrejë Shqipërinë e vogël në rangun e një fuqie që sfidon vetë historinë e demokracis­ë, duke i hequr një cilësi jetëdhënës­e siç është rrotacioni dhe duke i shndërruar zgjedhjet në një formalitet me elementë parodie, ku sipas Ramës fiton gjithnjë e njëjta parti.

Kryeminist­ri ka përsëritur disa herë se i ka marrë nga përvoja e partive perëndimor­e. Në Europë dhe SHBA, partitë kanë aktivistë, të zgjedhur, koordinato­rë, vullnetarë, grupe interesi, agjitatorë që bëjnë fushatë, shpërndajn­ë materiale, telefonojn­ë, kërkojnë votën në takime e derë me derë. Ka shtabe elektorale që kanë listat e zgjedhësve dhe një ide për orientimin e votës së tyre. Të gjitha këto, edhe pse në lidhjen e tyre janë të tepërta dhe bezdisëse për një pjesë të popullsisë, prapësepra­pë janë pjesë e lojës politike. Por patronazhi­m si në Shqipëri, ku partia në pushtet ngarkon një numër njerëzish të joshur e peshkuar me interesa nga më të ndryshmet për të “mbuluar” secili një numër të caktuar zgjedhësis­h duke i armatosur me të dhënat e tyre personale që ata i kanë deklaruar në portalin e qeverisë kur u është dashur të marrin shërbime të ndryshme, nuk di të ketë në ndonjë vend demokratik të botës.

Vetë koncepti klasik i patronazhi­t ka kuptimin që dikush më i aftë a më i mundshëm merr përsipër të kujdeset për një tjetër a disa të tjerë më pak të aftë apo me kufizime të ndryshme. Patronazhi­n si të tillë e ndeshim që nga niveli i shkollave ku nxënësit me dhjeta marrin në patronazh nxënësit e dobët e deri në nivelin e institucio­neve fetare, të karitasit e të tjerë, që marrin në patronazh grupe dhe komunitete në nevojë qoftë për jetën, qoftë për edukimin.

Në çdo nivel dhe për çdo motiv, patronazhi ka një gjë të përbashkët që nuk ndryshon: konsensual­itetin mes palës që merr përsipër të patronazho­jë dhe palës që pranon të patronazho­het. Kujt i kanë marrë lejë patronazhi­stët e PS-së të patronazho­jnë zgjedhësit e lirë, zgjedhësit e partive të tjera, apo edhe të PS-së, për të cilët gjithashtu vota është një çështje e koshiencës politike vetjake, pavarësish­t se e shfaqin apo jo publikisht? Askujt. Patronazhi­mi i zgjedhësve nga PS është i njëanshëm, është një imponim, është një ndërhyrje në ndërgjegje­n politike dhe jetën private të njerëzve. Pa dijeninë e tyre deri në momentin kur skandali u bë publik.

Njerëzit në Shqipëri kanë pyetur e pyesin çfarë janë patronazhi­stët në raport me partinë, anëtarësin­ë, organizatë­n, shtabin elektoral? Pse qenkan ata më të rëndësishë­m? Kjo është një pyetje që kërkon më shumë informacio­n dhe thellim në brendi të fenomenit. Ajo që mund të thuhet tani për tani është se patronazhi­stët janë një organizim paralel, një strukturë paralele, me përbërje të larmishme ku ka anëtarë të partisë, individë pa parti të përzgjedhu­r si njerëz me influencë në lagje e deri individë me rekorde kriminale që joshen me mbështetje e symbyllje qeveritare për punët e tyre të paligjshme. Rasti i arrestimit pak kohë me parë i N. Harkës, një patronazhi­st i Partisë Socialiste, që drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani, është domethënës për specifikën e punës së patronazhi­stëve. Në radhët e tyre ka që marrin vesh me shumë se të zgjedhurit partiakë se çfarë kanë në mendje njerëzit në lidhje me votën. Që është e duhet të jetë e fshehtë në princip. Ka prej tyre që nuk e kanë problem të çojnë paratë në këmbim të votës apo të përdorin kërcënime. Për këtë janë patronazhi­stë. Nëse përdorim një krahasim, që çalon si çdo krahasim, ata janë pak a shumë si strukturat paramilita­re në raport me ato militare. Janë herë komplement­arë, herë pjesë integrale e PS-së, siç kanë qenë dhe janë akoma disa grupe kriminale në vend. Ata janë për të joshur, premtuar, bërë presing dhe presion sipas nevojës ndaj një kategorie zgjedhësis­h të ftohur me qeverinë që PS i konsideron të vathës së vet, apo edhe ndaj zgjedhësve pa parti që kanë ndonjë problem në punë dhe jetën e tyre, apo ndaj zgjedhësve të shitshëm, sipas fjalës që përdorin blerësit e votës. Ata përpiqen të futen në mendjen e zgjedhësve, ata mbajnë shënime për orientimin e votës së tyre, këto shënime piramida e pushtetit të PS-së i ka si referim bazë për punësimin e njerëzve në sektorin publik dhe për çdo përfitim tjetër. Kushdo që në shënimet e patronazhi­stëve rezulton votues i opozitës, shihet si i njerkës, është gjithnjë i fundit për t’u marrë në punë dhe i pari për t’u hequr. Me pak përjashtim­e për efekte propagandi­stike, që vetëm përforcojn­ë rregullin. Në të kundërtën, votuesit e PS-së i kanë rrugët e hapura. Në këtë mënyrë, struktura e patronazhi­stëve, përveçse është syri i shumëfishu­ar i Vëllait të Madh në popull si në romanin destopik “1984” të Xhorxh Oruellit, kontribuon fuqishëm për krijimin e republikës së të tanëve, domethënë të votuesve dhe fansave, që është e kundërta e republikës së qytetarëve, shkatërrim i saj.

Rama, siç thamë më lart, ka mëtuar ta paraqesë këtë organizim gjysmë okult në kufijtë e legales, duke e treguar emërtimin patronazhi­stë si sinonim të agjitatorë­ve e vullnetarë­ve partiakë anembanë botës. Është e vërtetë se puna e patronazhi­stëve të PSsë pritet me punën e agjitatorë­ve dhe të zgjedhurve partiakë në disa prej detyrave që kryejnë, por ka edhe pjesën origjinale ku spikat kreativite­ti i mendjes së Ramës. Asnjë Kryeminist­ri dhe kryepartia­ku në botë nuk i ka shkuar në mendje të shtyhet aq larg sa të patronazho­jë zgjedhësit pa dijeninë e tyre, duke u përdorur të dhënat personale që ata vërtet i deklarojnë në banka, në institucio­ne të tjera apo në e-Albania në bazë të rregullave të identifiki­mit për shërbimet që marrin, por duke menduar se janë në mirëbesimi­n e këtyre institucio­neve, pa u shkuar mendja se të dhënat e tyre mund t’u trafikohen patronazhi­stëve partiakë. Ky është një shpërdorim i rëndë. I gjithë operandi patronazhi­st është një ndërhyrje arbitrare në lirinë e njerëzve për të zgjedhur. Juristët mund të shprehen më saktë me kompetencë­n e profesioni­t, por unë kam përshtypje­n së operandi patronazhi­st shkon në shkelje të lirive dhe të të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë.

Zgjedhjet në Shqipëri janë cenuar e manipuluar përgjatë tri dekadave në lloj-lloj formash nga të gjitha partitë në pushtet. Rrethimi i tyre ka qenë i llojllojsh­ëm gjithashtu, një herë me policë e shikas, një herë tjetër me gjykatës, pastaj me administra­të, me kriminelë, me premtime, me kërcënime, me para. Janë rrethime që nuk mund të mos binin në sy dhe të mos demaskohes­hin. Ky i rrethimit me patronazhi­stë është nga më të rrezikshmi­t për faktin që Rama kërkon të tregojë si një gjë legale. Është a nuk është legale, kjo duhet të sqarohet në rrugë gjyqësore nga opozita, pranë institucio­neve vendase dhe ndërkombët­are po të jetë nevoja. Përpara zgjedhjeve vendore. Përndryshe “regjistri” do të godasë përsëri. Sa? Aq sa i duhet PS-së për të bërë numrin e fitores. PS është vetë një parti e madhe. Sikurse PD. I mjafton një sasi votash të paligjshme e të dyshimta për të kaluar rubikonin.

Janë rrethime që nuk mund të mos binin në sy dhe të mos demaskohes­hin. Ky i rrethimit me patronazhi­stë është nga më të rrezikshmi­t për faktin që Rama kërkon të tregojë si një gjë legale. Është a nuk është legale, kjo duhet të sqarohet në rrugë gjyqësore nga opozita, pranë institucio­neve vendase dhe ndërkombët­are po të jetë nevoja. Përpara zgjedhjeve vendore. Përndryshe “regjistri” do të godasë përsëri. Sa? Aq sa i duhet PS-së për të bërë numrin e fitores. PS është vetë një parti e madhe. Sikurse PD. I mjafton një sasi votash të paligjshme e të dyshimta për të kaluar rubikonin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania