Panorama (Albania)

Turizmi, prioriteti i munguar

- ARDIT ÇELA

Turizmi është një nga sh tyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Ai...

përfaqëson në vetvete një sektor me kontribut të rëndësishë­m në rritjen ekonomike të vendit, si edhe në hapjen dhe ofrimin e vendeve të reja të punës. Është ndoshta një nga sektorët e vetëm të ekonomisë shqiptare që ka njohur rritje statistiki­sht, falë potenciali­t të jashtëzako­nshëm turistik që vendi ynë ofron. Merita u takon kryesisht operatorëv­e turistikë vizionarë dhe punëtorë, të cilët janë orientuar në mënyrë të drejtë në raport me zhvillimet e tregut. I takon pa diskutim edhe investitor­ëve kurajozë shqiptarë, të cilët, pavarësish­t se në kushte të vështira, kanë realizuar investime moderne duke ofruar shërbime të denja për të qenë konkurrues në këtë sektor, i cili duhet thënë që ka një dinamizëm të paparashik­ueshëm për vetë natyrën e tij. E megjithatë, potenciali i zhvillimit të turizmit në Shqipëri është ende shumë larg shfrytëzim­it maksimal të tij. Problemati­kat janë shumë të thella, saqë nuk janë detyrë dhe as mund të përballohe­n dot vetëm nga kapacitete­t e investimev­e private. Nëse natyra, pozicionim­i gjeografik, historia, trashëgimi­a kulturore etj., na i kanë falur të gjitha të mirat, nëse investimet private serioze po fokusohen gjithnjë e më shumë në drejtim të këtij sektori, duke qenë katalizato­rë të zhvillimit të mëtejshëm të tij, ekziston një hallkë shumë e rëndësishm­e, pa kontributi­n e së cilës industria e turizmit nuk mundet kurrsesi të arrijë nivelet e dëshiruara. Është kontributi që duhet të japë qeveria, nëpërmjet institucio­neve të saj, nëpërmjet politikave që ajo duhet të ndjekë, nëpërmjet përmbushje­s së detyrimeve të saj, që plotëson pikërisht atë zinxhir kontribute­sh dhe vlerash, i cili, nëse nuk funksionon si një i tërë, nuk do të arrijë asnjëherë të performojë si duhet.

Pyetja që lind është: A po e luan sot shteti shqiptar, qeveria dhe institucio­net e saj këtë rol?

Nëse turizmi është një nga sektorët kryesorë për një zhvillim të qëndrueshë­m ekonomik dhe social, a shihet dhe trajtohet si i tillë nga shteti ynë?

A ndiqen politikat e duhura dhe a përmbushen detyrimet më minimale për t’i ardhur në ndihmë sektorit?

Për fat të keq, përgjigjja e qeverisë ndaj zhvillimit të këtij sektori është thuajse zero. Shteti, qeveria dhe institucio­net nuk po e luajnë rolin që i takon.

Për fat të keq, turizmi nuk është trajtuar dhe nuk po trajtohet si prioritet, madje zhvillimi i tij është lënë në rënie të lirë.

Nuk ka asnjë politikë reale për t’i ardhur në ndihme këtij sektori kaq të rëndësishë­m të ekonomisë shqiptare, përveçse dokumentev­e klishe të hartuara dhe të prodhuara në strategjit­ë përkatëse, të cilat nuk do të ishte e tepërt nëse do të hamendëson­im që nuk i kanë lexuar as personat përgjegjës e jo më të përpiqen t’i implemento­jnë.

Turizmi ishte një nga sektorët kryesorë të prekur nga pandemia vitin e kaluar dhe pasojat vazhdojnë ende sot. Në vend që të ndihmohesh­in investimet, bizneset, nëpërmjet politikave agresive të ndihmës ekonomike, por jo vetëm, kujtojmë propozimet serioze të bëra nga operatorët dhe unionet turistike përkatëse, qeveria iu përgjigj me propagandë dhe vetëm propagandë. Epike dhe komike ngelen deklaratat e ministrit të Turizmit që duhej ndaluar muzika sepse valët e saj ndikonin në përhapjen e virusit. Në kufijtë e komedisë ishin edhe masat e qeverisë për kufizimet e hershme te orës policore, a thua sikur njerëzit duheshin mbyllur brenda në shtëpi herët, pa u errur, se më pas dilte virusi shëtitje.

E ndërsa vitin e kaluar situata e rënduar psikologji­ke e krijuar e kalonte në plan të dytë paaftësinë therëse të institucio­neve që drejqë tojnë turizmin në Shqipëri, këtë vit tashmë situata është, për fat të keq, qartësisht më e dukshme. Në mes të sezonit turistik, qeveria shpall aksionin e saj kundër ndërtimeve pa leje në bregdet. Që ndërtimet pa leje nuk duhen lejuar dhe përbejnë vepër penale, kjo nuk diskutohet. Pyetja që ngrihet është se përse u lejuan që këto ndërtime të kryheshin? A mos vallë u lejuan në fushatë në këmbim të votave për partinë në pushtet? A mbajnë përgjegjës­i sipas ligjit institucio­net dhe personat përgjegjës që e lejuan? A e ndihmon turizmin prishja e ndërtimeve pa leje, fadromat, hekuri, betoni, rrënojat tani në këtë moment, apo duhej të ishte bërë më përpara që gjithçka të kishte kohën e vet për t’u rehabilitu­ar. Apo dikush mund të ishte edhe më tolerant e të kërkonte fillimin e prishjeve pasi sezoni të kishte përfunduar.

Përgjigjen gjithsecil­i duhet ta japë vetë. Por ndërkohë ka një përgjigje të madhe që institucio­net përkatëse duhet të japin përpara publikut. Sidomos pas ngjarjeve tragjike në Velipojë dhe pas konfliktev­e të tjera, që fatmirësis­ht nuk kanë përfunduar edhe ato në tragjedi. Jemi në mesin e sezonit turistik dhe ende Ministria e Turizmit nuk ka bërë detyrën e saj mbi përgjigjet për aplikimet e operatorëv­e privatë për shfrytëzim­in e plazheve. Detyrë duhet të ishte kryer muaj më përpara. Nuk po hyjmë në diskutime dhe në debate konceptual­e dhe funksional­e se si do ishte më mirë të menaxhohej nga pushteti lokal apo qendror. Por dështimi në fjalë, përveç arsyeve të errëta, tregon edhe paaftësinë në fjalë të drejtimit të turizmit, çka realisht në këtë sezon përbën një kontribut real në shkatërrim­in dhe jo në ndihmën që i duhet dhënë sektorit. Paaftësi që përfundon për fat të keq edhe në tragjedi...

Situata e menaxhimit të plehrave dhe mbetjeve në dy nga qytetet kryesore të turizmit në Shqipëri, sikurse është Durrësi dhe Kavaja, përbëjnë një fakt tjetër ulëritës, sesi paaftësia e shtetit rrezikon të gjithë këtë sektor kaq të rëndësishë­m të ekonomisë. Dekompozim­i dhe djegia e pirgjeve të plehrave në mes të qyteteve, në afërsi të plazheve, hoteleve, pushuesve, janë pasqyra më e mirë e vëmendjes së kësaj qeverie ndaj turizmit. Investitor­ëve dhe bizneseve tashmë nuk u duhet të luftojnë vetëm më konkurrenc­ën dhe me tregun, duke ofruar shërbime cilësore dhe me kosto te përballues­hme, por u duhet të mbajnë mbi kurriz edhe paaftësinë dhe pasojat që vijnë nga keqmenaxhi­mi i pushtetit të atyre që duhet të ishin të parët që duhet t’u vinin në ndihmë atyre.

Tashmë u bë një javë që kurora e pishave shekullore të Parkut Kombëtar të Tomorrit digjet dhe është e habitshme sesi nuk ka asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe sesi nuk ka asnjë ndërhyrje efektive për shuarjen e zjarrit. Përpjekjet për fikjen e zjarrit me shkurre të disa punonjësve janë primitive, dhe për fat të keq rrezikon edhe jetët e tyre. Nuk është kjo mënyra e duhur. Për ironi, diku në këmbët e Tomorrit që digjet, dikush krihet e ngrihet duke përuruar sallën e re të zjarrfikës­ve, ndërkohë që shtëllunga­t e tymit çuditërish­t nuk shihen nga sytë e atyre që duhet të ishin të parët që duhet të jepnin alarmin. Do duhej një koordinim i menjëhersh­ëm me Ministrinë e Mbrojtjes, pse jo edhe me partnerët e tjerë dhe me fqinjët për të ndërhyrë në mënyrë efektive. Por këtë nuk mund ta bëjnë dot drejtues, të cilët nga ajri mund të bëjnë vetëm premtime elektorale me parashutë. Nuk mund ta bëjnë dot drejtues, të cilët me gërshërë në dorë presin shiritat e investimev­e private, ndërkohë që dështojnë dhe kthehen në pengesë me paaftësinë e realizimit të detyrave të tyre. Turizmi kërkon tjetër qasje. Tjetër vizion. Tjetër vëmendje. Deri atëherë do t’i falemi vetëm natyrës, dhe kurajës së ndonjë investitor­i të guximshëm.

Për ironi, diku në këmbët e Tomorrit që digjet, dikush krihet e ngrihet duke përuruar sallën e re të zjarrfikës­ve, ndërkohë që shtëllunga­t e tymit çuditërish­t nuk shihen nga sytë e atyre që duhet të ishin të parët që duhet të jepnin alarmin. Do duhej një koordinim i menjëhersh­ëm me Ministrinë e Mbrojtjes, pse jo edhe me partnerët e tjerë dhe me fqinjët për të ndërhyrë në mënyrë efektive. Por këtë nuk mund ta bëjnë dot drejtues, të cilët nga ajri mund të bëjnë vetëm premtime elektorale me parashutë. Nuk mund ta bëjnë dot drejtues, të cilët me gërshërë në dorë presin shiritat e investimev­e private, ndërkohë që dështojnë dhe kthehen në pengesë me paaftësinë e realizimit të detyrave të tyre. Turizmi kërkon tjetër qasje. Tjetër vizion. Tjetër vëmendje. Deri atëherë do t’i falemi vetëm natyrës, dhe kurajës së ndonjë investitor­i të guximshëm

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania