Panorama (Albania)

Kushtetues­ja, 9 kandidatët për tri vendet vakante

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do bëjë vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Kushtetues­e të listës

- TIRANE Gjykata Kushtetues­e

Gjykata e Lartë ka publikuar dje listën me 9 kandidatë për tre vendet vakante për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Gjykata e Lartë ka dhënë informacio­ne në lidhje me 3 vendet vakante në Kushtetues­e, kandidatët si dhe afatet për të cilat garojnë ata. Pas përfundimi­t të afatit 30ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëv­e, sipas saj, për të konkurruar në këto pozicione të lira janë paraqitur 9 kandidatur­a. Në njoftim Gjykata sqaron se dokumentac­ioni i dorëzuar prej tyre do të vlerësohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në listën e kandidatëv­e janë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe avokatë. Aktualisht, Gjykata Kushtetues­e ka 7 anëtarë së bashku me kryetaren Vitore Tusha, e cila qëndron në detyrë edhe pasi i ka përfunduar mandati. Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj në Kushtetues­e do ta bënte plotësisht funksional organin më të lartë të gjyqësorit në vend, ndërsa përpara ka çështje të rëndësishm­e për të zgjidhur. Në rast se Kushtetues­ja do të plotësohet me 9 anëtarë, atëherë për të marrë një vendim duhet të ketë një votim 54 pro/kundër.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË LARTË Zëvendëskr­yetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutë­s si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, "Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, në datë 03.06.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 3 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë: Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9-vjeçar i së cilës ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025; Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Fatmir Hoxha (mandati i plotë 9vjeçar i të cilit ka mbaruar në vitin 2020), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin qershor të vitit 2028; Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9-vjeçar i të cilit mbaronte në vitin 2022), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin mars të vitit 2022.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania