Panorama (Albania)

Nga atentati me bombë në vitin 2019, tek arrestimi

Kush është kryebashki­aku që u sulmua me granatë në zyrë

-

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokuroris­ë Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës” në bashkëpuni­m, drejton prej katër mandatesh këtë bashki. Ai u zgjodh për herë të parë në 2007-ën, për t’u tërhequr përkohësis­ht dy vite më vonë, duke lënë mandatin e kryebashki­akut dhe duke marrë atë të deputetit nën siglën e Partisë Socialiste. Në vitin 2011 Tushe dha dorëheqjen për t’u zgjedhur sërish kryetar bashkie në të njëjtin qytet, mandat që e ka vazhduar deri më tani. Në vitin 2019 ndaj Tushes u organizua një atentat me bombë brenda zyrave të Bashkisë nga ish-shoferi i tij. Atë ditë ai pritej të dilte në një konferencë për shtyp për të paraqitur bilancet e qeverisjes vendore. Si pasojë e granatës së hedhur në zyrën e tij nga ishshoferi, Gëzim Saraçi, mbeti i plagosur Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu. “Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnjë dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar kryetari i Bashkisë, shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën, është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë”, sqaronte Policia në atë kohë. Të dy u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializu­ar mjekësor. Tushe arriti të mbijetonte pa dëmtime të mëdha, duke lënë spitalin brenda pak ditësh, ndërsa sekretarja pësoi dëmtime më të mëdha, por fatmirësis­ht arriti të mbijetonte. Kryebashki­aku nuk foli asnjëherë publikisht për ngjarjen e rëndë. Saraçi arriti të largohej, duke mos u arrestuar nga Policia sot e asaj dite. Policia e Shtetit vendosi një shumë prej 1 milion lekësh shpërblim për kapjen e tij. Policia zhvilloi kontrolle të shumta për të arrestuar Saraçin pak ditë pas ngjarjes, që u tha se fshihej në qarkun e Beratit. Për arrestimin e tij u vunë në lëvizje Forcat Speciale RENEA, FNSH-ja e Fierit dhe shërbimet e Komisariat­it të Policisë Lushnjë, por pa mundur ta arrestojnë. Saraçi ishte pushuar nga puna në vitin 2017 si shofer i kryetarit të Bashkisë, por pavarësish­t kësaj, ai vazhdonte të merrte rrogën. Në media qarkulluan atëherë informacio­ne se Saraçi e shantazhon­te kryebashki­akun me video, përmbajtja e të cilave nuk u bë asnjëherë publike. Një tjetër version ishte edhe një borxh i pashlyer që kryebashki­aku i kishte shoferit të tij, megjithëse ngjarja nuk pati asnjëherë një epilog të qartë. Saraçi, 50 vjeç, ishte hetuar më herët edhe për konflikte të tjera, por ai arriti të largohej dhe më shumë se një vit e gjysmë nga ngjarja ai nuk është arrestuar ende.

 ??  ?? Gëzim Saraçi, autori i dyshuar i sulmit me granatë në zyrën e Tushes
Gëzim Saraçi, autori i dyshuar i sulmit me granatë në zyrën e Tushes
 ??  ?? Erisa Qalliu, sekretarja e kryebashki­akut e plagosur gjatë sulmit me granatë
Erisa Qalliu, sekretarja e kryebashki­akut e plagosur gjatë sulmit me granatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania