Panorama (Albania)

“Askush nuk është mbi ligjin”, Yuri Kim reagon pas arrestimit të kryebashki­akut

Ambasadorj­a e SHBA: Pavarësish­t sa të fuqishëm mendoni se jeni, është koha për të peshuar ndikimin e veprimeve tuaja

- MARIGLEN KUME

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka mirëpritur rezultatet e Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion që çuan para drejtësisë kryebashki­akun e Lushnjës Fatos Tusha.

Kryediplom­atja përmes një mesazhi në rrjetet sociale përçoi mesazhin se nuk ka më të pandëshkue­shëm ndaj gjithsecil­i pavarësish pushtetit që ka duhet të peshojë veprimin që bën. “Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pavarësish­t sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ambasadorj­a Kim në “Twitter”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë investuesi­t më të mëdhenj në Reformën në Drejtësi, ndërsa ambasadorj­a Kim i ka kushtuar një vëmendje të veçantë faktit që institucio­net e reja të drejtësisë të justifikoj­në besimin duke goditur paligjshmë­rinë në çdo nivel.

PARALAJMËR­IMI

Operacioni i ditës së djeshme që çoi para drejtësisë kryebashki­akun e Lushnjës dhe 10 zyrtarë të tjerë lokalë u paralajmër­ua vetëm dy ditë më parë nga kreu i SPAKut, Arben Kraja, teksa merrte pjesë në Konferencë­n Antikorrup­sion të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ishin të pranishëm përfaqësue­s të BE-së e SHBA-së. Në fjalën e tij kreu i SPAK-ut u shpreh dy ditë më parë se institucio­ni që ai drejton është i vetëdijshë­m se të gjithë presin rezultate për goditjen e paligjshmë­rive në nivele të larta zyrtarësh. Në këtë kuadër ai tha se puna ka ecur në atë drejtim dhe paralajmër­oi se shumë shpejt do të kishte rezultate. “Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me evidentimi­n e shkeljeve në shpërdorim­in e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qendror. Kuptohet, bëhet fjalë për zyrtarë të përfshirë që në mënyrë abuzive shkelin ligjin. Kjo është përparësi jona pa diskutim që përditë e shpejt do kemi dhe rezultate konkrete që do i bëjmë publike, por me rëndësi është që struktura është e vendosur për qëllimin që është krijuar dhe ka vullnetin për të bashkëpunu­ar për ta realizuar qëllimin e përbashkët”, u shpreh Kraja. Kraja foli edhe për konfiskimi­n e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. “Në këtë aspekt, këtë vit kemi pasur disa raste edhe dënime të autorëve për pastrim të produkteve të veprës penale, është risi e përparësi që kemi vendosur e po mundohemi ta realizojmë”, tha Kraja. Ndërkohë një paralajmër­im kreu i SPAK-ut e pati edhe për kolegët e tij, të cilët nuk i bashkohen ritmit për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. Ai tha se tani duhet të ketë një vijë ndarëse mes atyre që duan të bëjnë punën siç duhet në organet e drejtësisë shqiptare dhe atyre që nuk do ta bëjnë këtë. “Jo se ne kemi pasur prioritet që të merremi me sistemin, por është mekanizëm që duhet ta bëjnë të gjithë, ndëshkuesh­mëria e tyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë vijë ndarëse për të gjithë të tjerët që janë në sistem. Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër do marrin përgjegjës­inë për atë që bëjnë”, tha ai.

 ??  ?? KRYETARI I BASHKISE SE LUSHNJES, FATOS TUSHE
KRYETARI I BASHKISE SE LUSHNJES, FATOS TUSHE
 ??  ?? Arben Kraja
Arben Kraja
 ??  ?? Yuri Kim
Yuri Kim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania