Panorama (Albania)

Basha: Të zbardhet lidhja e Tushes me krimin

Kryedemokr­ati: Fatos Tushe u denoncua nga PD

- Lulzim Basha

Kryedemokr­ati Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas arrestimit të kryebashki­akut të Lushnjës, Fatos Tushe. Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se PD-ja e ka denoncuar prej vitesh përfshirje­n e Tushes në korrupsion. Sipas tij, arrestimi i kryebashki­akut është një fillim i mirë drejt luftës kundër korrupsion­it, por kjo do varet nga aftësia për të goditur lidhjet e pushtetin me krimin, pra lidhjet e “hakmarrjes për drejtësi” me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën. “Arrestimi i Fatos Tushes pas denoncimev­e shumëvjeça­re nga PDja të bashkëpuni­mit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuraja dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e ‘hakmarrjes për drejtësi’ me Tushen, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjella në vite të gjata bashkëpuni­mi”, shkruan Basha.

AKUZAT Kryetari i Bashkisë së

Lushnjës që u arrestua ditën e djeshme, në fund të vitit 2019 pikërisht më 31 dhjetor u plagos nga ish-shoferi i tij. Ky i fundit hodhi granatë në paradhomën e zyrës së kryebashki­akut të Lushnjës pak pasi ai ishte futur në zyrën e tij në ditën e fundit të 2019. Në atë kohë, Partia Demokratik­e ishte e para që reagoi. Sipas PD-së, ishshoferi i Tushes ishte person me rekorde kriminale në trafiqe droge dhe se përplasja me kryebashki­akun lindi për shkak të prishjes së pazareve. “Është fakt i njohur në

Lushnjë, se ish-shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostituci­oni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashki­akut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashki­akut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësoh­et, blen vota dhe mban pushtetin, janë llumi i shoqërisë. Për Partinë Demokratik­e ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësim­i. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamenta­re dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit Kryeminist­rin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsion­it dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre”, reagoi PD-ja në atë kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania