Panorama (Albania)

Plagosja në fillim të mandatit të katërt

- MARIGLEN KUME

Kryeminist­ri Edi Rama ishte politikani i parë që reagoi dje pas arrestimit të kryebashki­akut socialist në Lushnje, Fatos Tushe.

Njësoj siç bëri edhe me ish-ministrin e Brendshëm apo edhe ish-kryebashki­akun e Durrësit, kryesocial­isti u shpreh se cilido qoftë edhe kryebashki­aku në fjalë nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste, nëse ka probleme me drejtësinë. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjet vetë para drejtësisë, me avokatët e tij e me gojën e tij!”, shkroi Kryeminist­ri Rama. Ndërkohë, ai vijoi se partia që ai drejton u shërben qytetarëve dhe jo individëve që janë në krye të institucio­neve si përfaqësue­s të partisë që ai drejton. “PS-ja u shërben zgjedhësve, jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS-së për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS-së s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, vijoi Kryeminist­ri Rama. Drejtuesi i Bashkisë së Lushnjës që u arrestua dje ka qenë kryetar i Bashkisë Lushnje edhe përgjatë vitet 2007–2009, më tej ai është zgjedhur deputet në legjislatu­rën XVIII deri më 31.03.2011. Më pas, dha dorëheqjen sepse kandidoi për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku edhe arriti të fitonte. Tushe në 2019 mori kështu mandatin e 4-ët si kryetar Bashkie në Lushnje. BASHKITË PA

KRYETAR Nëse akuzat e ngritura nga SPAK-u ndaj kryebashki­akut të Lushnjës qëndrojnë, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do duhet t’i heqë mandatin e

Mandati i katërt i Fatos Tushes në krye të Bashkisë së Lushnjës nisi me probleme që në fillim. Vetëm pak muaj pasi ishte rizgjedhur, në fund të vitit 2019 Fatos Tushe u plagos nga një shpërthim me granatë që ia hodhi ish-shoferi i tij. Bashkë me Tushen ngeli e plagosur edhe sekretarja e tij. Plagosja me granatë erdhi pas një sherri në mjediset e Bashkisë me Gëzim Saraçin, ish-shofer i kryebashki­akut Tushe. Pas konfliktit verbal, Saraçi hodhi granatë në zyrën e tij duke plagosur zotin Tushe dhe zonjën Qalliu. Partia Demokratik­e e cilësoi ngjarjen “pasqyrë të drejtimit të vendit nga socialistë­t”. Përmes një deklarate për shtyp, PD-ja e lidhi ish-shoferin e zotit Tushe me trafikun e drogës dhe prostituci­onit. kryebashki­akut. Në këtë mënyrë listës së bashkive pa kryetar do t’i shtohet edhe Lushnja. Aktualisht, Bashkia e Shkodrës drejtohet nga kryetarja në detyrë Voltana Ademi, e cila qëndroi në atë post pasi Valdrin Pjetri në 2019 i kandiduar nga PS-ja dha dorëheqjen pa marrë mandatin, pasi ishte subjekt i dekriminal­izimit. Bashkia

Vorë ndërkohë, drejtohet nga një nënkryetar, pasi edhe ky u shkarkua nga KQZ-ja pasi ishte subjekt i ligjit të dekriminal­izimit. Një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë siç është ajo e Durrësit është pa kryetar, pasi Valbona Sako dha dorëheqjen. Ndërkohë, kryebashki­aku i Rrogozhinë­s nderoi jetë pas një ataku kardiak.

 ??  ?? Rama, Tushe e Braçe
Rama, Tushe e Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania