Panorama (Albania)

Kuvendi tërheq vendimin për gazetarët, ndryshon rregullore­n

Nga prezenca në komisionet parlamenta­re dhe lëvizja në hapësirat e brendshme, te përdorimi i telefonave dhe shoqërimi nga Garda

-

Byroja e Kuvendit miratoi dje ndryshimet në rregullore­n për gazetarët dhe mediat pranë Kuvendit të Shqipërisë duke plotësuar kërkesat e gazetarëve. Kuvendi u tërhoq nga vendimi për të mos lejuar gazetarët të marrin pjesë në komisionet parlamenta­re.

Kjo vendimmarr­je erdhi pas reagimeve të shumta të gazetarëve të terrenit, të cilët protestuan përpara Parlamenti­t, për të kundërshtu­ar rregullore­n e re. Protesta bëri që Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj të thërriste në një tryezë diskutimi gazetarët, ku u adresuan të gjitha kundërshti­të për rregullore­n e re. Në shkresën e firmosur prej tij, Kryetari i Kuvendit pranoi të marrë në konsiderat­ë kërkesën e gazetarëve për të qenë të pranishëm fizikisht në mbledhjet e komisionev­e parlamenta­re, duke përdorur aty edhe aparatet celulare. Po ashtu, gazetarët nëpër korridoret e Kuvendit nuk do të jenë të shoqëruar nga Garda, një pikë tjetër kjo e rregullore­s së ndryshuar nga Byroja e Kuvendit në datën 2 qershor 2021, dhe sipas vendimit të ri, gazetari do të shoqërohet nga punonjësit e medias së Kuvendit, në rastet kur është e nevojshme. Sa i përket kërkesës së gazetarëve për të qenë të pranishëm në korridoret e Kuvendit për të kryer intervista me deputetë, kjo kërkesë është sugjeruar të merret pjesërisht në konsiderat­ë, duke nënkuptuar se përveç se një ambienti në Kryesinë e Kuvendit të dedikuar për intervista, do të jetë edhe një ambient i jashtëm, i cili do të funksionoj­ë si i tillë. Një vendim tjetër i Byrosë së Kuvendit, i konsiderua­r i nxituar, ishte ai që gazetarët duhet të njoftonin Zyrën e Shtypit të Kuvendit mbi çështjet që do të pyesnin në intervistë deputetët. Edhe prej këtij vendimi Kryetari i Kuvendit është tërhequr, duke pranuar kërkesën e gazetarëve, për të mos dhënë asnjë informacio­n për çështjet që do të diskutojnë me të intervistu­arit. Për sa u përket kamerave, ato do të jenë në këto mbledhje vetëm 5 minuta, për të marrë pamje dhe diskutimet e plota nëpër komisione, do të merren nga teknologji­a që ofron Kryesia e Kuvendit. Zgjidhja e këtij debati mes Kuvendit dhe gazetarëve erdhi pasi për herë të parë të dyja palët u ulën në një tryezë dhe diskutuan për më të mirën e transparen­cës. Kujtojmë që protesta e gazetarëve u mbështet edhe nga organizmat ndërkombët­arë, të cilat i konsiderua­n të drejta shqetësime­t e tyre për pengim të punës së tyre dhe mungesë të transparen­cës, duke kërkuar zgjidhjen e kërkesave të gazetarëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania