Panorama (Albania)

Kuvendi, sot seanca e fundit, zgjidhet kreu i AMA

Mundësia e fundit për fjalimin e “lamtumirës” për disa deputetë

-

Sot në orën dhjetë do të mbahet seanca e fundit e këtij Parlamenti ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë “lamtumirë” Kuvendit. E parashikua­r si një seancë parlamenta­re shtesë, rendi i ditës së saj përmban disa pika të rëndësishm­e, duke nisur me zgjedhjen e kreut të ri të Autoritet të Mediave Audio-vizive (AMA). Në fakt, në rendin e ditës janë renditur jo pak por nëntë çështje për raportime, diskutim dhe vendime. Pika më me rëndësi është diskutimit mbi projektven­dimin “Për zgjedhjen e kryetarit të Autoriteti­t të Mediave Audioviziv­e”. Dy kandidatur­at për të marrë drejtimin e AMA-s, znj. Armela Krasniqi dhe znj. Alkete Dibra, do të prezantojn­ë përpara deputetëve programin e tyre për drejtimin e këtij institucio­ni. Në fund të diskutimit deputetët, që gati gjysma e tyre nuk do të jenë më përfaqësue­s të qytetarëve në Parlament, do të zgjedhin kreu e ri të AMA-s. Në seancë gjithashtu do të shprehet edhe Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në seancën e sotme do të bëhet raportimi i veprimtari­së vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2020. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, do të raportojë përpara ligjvënësv­e punën e institucio­nit që ajo drejton për vitin e shkuar. Po ashtu, për sot është parashikua­r edhe “Raportimi i veprimtari­së vjetore të Departamen­tit të Administra­tës Publike për vitin 2020”, si dhe “Raportimi i veprimtari­së së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2020”. Në sallën e Kuvendit do të diskutohet gjithashtu edhe për projektlig­jin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 ‘Për pronësinë industrial­e’ të ndryshuar”. Një tjetër pikë e rëndësishm­e e rendit të ditës është edhe diskutimi për projektven­dimin “Për zgjedhjen e anëtarëve zëvendësue­s për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Komisioner Publik”. Duke qenë se kjo do të jetë hera e fundit që do të kenë mundësinë të flasin nga foltorja e Kuvendit, disa prej deputetëve do të mbajnë fjalimin e “lamtumirës”. Nuk përjashtoh­et mundësia që disa ta shfrytëzoj­në për të bërë foto që t’i ruajnë si kujtim e disa të tjerë mund ta ndjekin edhe nga celulari nga ndonjë plazh pasi kanë marrë pushimet. Seanca e sotme mbyll një legjislatu­rë të papreceden­t, që filloi me lënin e mandateve nga opozita, futjen në Kuvend të kandidatëv­e nga fundi i listave të partive opozitare dhe së fundmi, votimi me 104 vota për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për herë të parë në historinë e pluralizmi­t politik.

 ??  ?? Faksimile e rendit të ditës
Faksimile e rendit të ditës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania