Panorama (Albania)

“Është mirë t’ia dërgosh dhuratën”, burg për mjekët

Akuzohen se morën para për operacioni­n e të plagosurit në Velipojë

- s.n

“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermiere­n nga Shkodra, Diellë Macaj. Ndërkohë, për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i të riut të plagosur pas përplasjes me armë në Velipojë, Elmedin Dyli, gjykata dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, duke e liruar atë nga qelitë e paraburgim­it. Kjo masë u mor me kërkesë të Prokuroris­ë së Shkodrës. Dy mjekët dhe infermierj­a janë të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e Prokuroris­ë që kjo dosje t’i kalojë SPAK-ut për hetim të mëtejshëm. Në njoftimin për mediat, Policia tha se ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezist­i Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmedin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli, dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacioni­t. Pas kontrollev­e të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale shumën 377 mijë lekë të rinj dhe 55 euro. Gjatë seancës gjyqësore, mjeku Ervin Sulaj, i cili ka qenë i pranishëm në sallë, ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacioni­n e të plagosurit Elmedin Dyli. Ndërkohë, mjeku tjetër kirurg, Serdi Memini, nuk ka qenë i pranishëm në sallë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë, duke u përfaqësua­r nga avokati i tij. Avokatët mbrojtës të dy mjekëve kërkuan që ndaj të dyshuarve të mos caktohet asnjë masë sigurimi dhe madje të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë, duke i lënë me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ka qenë bashkëshor­tja e shtetasit Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermiere­n në Shkodër, Diellë Macaj, duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit, por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierj­a e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se: “Është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Kaq ka mjaftuar që Policia, e cila kishte në përgjim familjen Dyli pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me 27 qershor me katër të vrarë e dy të plagosur, përfshirë edhe djalin e tyre 17vjeçar Elmidin Dyli, për të bërë arrestimin e dy mjekëve kirurgë të Spitalit të Traumës në Tiranë, infermiere­s nga Shkodra Diellë Macaj që është e njohur e familjes Dyli, si dhe babait Fatbardh Dyli, i cili u lirua me masën “Detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

 ??  ?? Gjatë masës së sigurisë
Gjatë masës së sigurisë
 ??  ?? Vendi ku ndodhi masakra në Velipojë
Vendi ku ndodhi masakra në Velipojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania