Panorama (Albania)

“Piu ujë, u këput e ra”, 29-vjeçarja vdes 5 ditë pasi lindi fëmijën

-

DURRES - Ardita Muça, 29-vjeçare, ka ndërruar jetë pesë ditë pas lindjes së fëmijës së dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga Maternitet­i i Durrësit, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj, të cilët akuzojnë mjekët. E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë, ndërsa mjeku u tha familjarëv­e se pacientja ishte sjellë vonë në spital, duke shtuar se truri i saj nuk ishte furnizuar me oksigjen. “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit. Pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”, kanë deklaruar në Polici familjarët e viktimës. Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim lidhur me ngjarjen e rëndë. Në njoftimin e Policisë thuhet se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Durrës mbrëmjen e së hënës. Sipas bluve, trupi i së ndjerës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekoligjo­re më të specializu­ar. “Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Durrës shtetasja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekoligjo­re më të specializu­ar. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e plotë. l.m

 ??  ?? Viktima Ardita Muça
Viktima Ardita Muça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania