Panorama (Albania)

Prof. dr. Boçari: Mundësi për ata që duan një diplomë të certifikua­r

-

Profesorë të njohur, që kanë kontribuua­r në vite në mjekësi, sikundër edhe të rinj shumë të talentuar me specializi­me brenda dhe jashtë vendit, i janë bashkuar rishtazi një prej universite­teve më të mira private, “Luarasi”, me akreditimi­n maksimal të fituar nga ekspertët e huaj. Një prej tyre është prof. dr. Gëzim Boçari, i cili e cilëson Fakultetin e ri të Shkencave Mjekësore, një urë që po ndërtohet, me të njëjtin standard si tri fakultetet e tjera në “Luaras”. “Infermieri­a është dega më e kërkuar. Ambientet e fakultetit janë shumë të mira, personeli në kuptimin akademik është më i miri. Kanë shansin të gjithë ata që duan të diplomohen në Infermieri, të marrin një diplomë të certifikua­r, të njohur kudo. Po aq e nevojshme është dhe Stomatolog­jia, që jemi deficitarë. Kurrikula e fakultetit që ofrohet është e përmirësua­r dhe bashkëkoho­re. Është në konkurrenc­ë mes privatit dhe shtetërori­t. Duhet falënderua­r kompania që e ka hapur këtë mundësi dhe plotëson një mangësi të shërbimit në vend”, nënvizon profesori, teksa shton se edhe ana infrastruk­turore është e plotë dhe e modernizua­r, me laboratorë dhe të gjitha mjetet për të diplomuar profesioni­stë të zotë në tregun e punës. Profesor Boçari shton se struktura është ajo e shtetërori­t shumë vite më parë, por e përmirësua­r. “Të gjithë mjekë e farmacistë në Shqipëri më njohin sepse kam dhënë lëndën e Farmakolog­jisë. Të gjithë ata që më njohin, të rekomandoj­në njerëzit e tyre që të kenë preferencë të parë Universite­tin ‘Luarasi’, sepse do të kenë gjithçka që duhet”, apelon profesori i njohur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania