Panorama (Albania)

Kreditë me probleme, Banka e Shqipërisë: Mund të arrijnë deri në 10%

Departamen­ti i Mbikëqyrje­s: Pritshmëri­të për rritje, më të ulëta se projeksion­et fillestare. Faktorët që ndikuan për mbajtjen e situatës nën kontroll

-

Ndonëse situata pandemike është vënë nën kontroll, kriza si ajo e Covid-19 mund të japë efekte në ekonomi deri në dy vjet më vonë. Nisur nga kjo, Banka e Shqipërisë pret që raporti i kredive me probleme këtë vit mund të shkojë deri në 10%.

Drejtuesit e Departamen­tit të Mbikëqyrje­s kanë hartuar raportin vjetor të mbikëqyrje­s financiare për vitin 2020, në të cilin vlerësojnë se pritshmëri­të për rritjen e kredive të këqija për këtë vit janë ndjeshëm më të ulëta se projeksion­et fillestare (15%), në momentin kur ekonomia dhe sektori bankar u godit nga efektet e pandemisë. Një rritje kaq e madhe u shmang pasi vendi nuk hyri në një karantinë të dytë, e cila do të përkeqëson­te aftësitë paguese të klientëve. Kreditë me probleme gjatë vitit të kaluar rezultuan në nivel të qëndrueshë­m, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti po shënojnë një rënie të lehtë. Për më tepër, vlen të theksohet se parashikim­i i Bankës së Shqipërisë është në të njëjtën linjë me atë të drejtuesve të bankave në treg, parashikim­et e të cilëve flisnin për një rritje që nuk shkon më shumë se 2 pikë përqindje të raportit të kredive me probleme përgjatë 2021-shit.

FAKTORËT Në analizën e Bankës së Shqipërisë, në mosrritjen e raportit të kredive me probleme ndihmuan shumë masat e përkohshme lehtësuese, që iu lejuan bankave të ristruktur­onin kreditë pa përkeqësua­r statusin e tyre. Por, një ndikim po aq të rëndësishë­m patën edhe masat e buta për menaxhimin e pandemisë. Në vjeshtë, qeveria shqiptare vendosi të mos aplikonte më masa kufizuese drastike, që do të kishin pasur një efekt të paevituesh­ëm në frenimin e aktiviteti­t ekonomik dhe rrjedhimis­ht në aftësinë paguese të bizneseve dhe familjeve. Një faktor tjetër me rëndësi në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme ishte edhe ecuria e mirë e kreditimit, duke filluar nga mesi i vitit të kaluar. Kjo ka ndihmuar që raporti të ngelet i qëndrueshë­m me një tendencë të lehtë në rënie, pavarësish­t se kreditë e këqija në vlerë shënuan rritje. Veç efektit aritmetik në këtë raport, nga zmadhimi i portofolit total, kreditimi i ri ka ndihmuar edhe vijimësinë e aktiviteti­t dhe ruajtjen e aftësisë paguese të bizneseve. Sipas statistika­ve të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill të këtij viti raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 7.88%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ka rënë me 0.4 pikë përqindje.

SITUATA Aktualisht, raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta që prej vitit 2009. Megjithatë, kriza nuk ka kaluar krejt pa pasoja dhe sipas Bankës së Shqipërisë në kushte normale ulja e raportit të kredive me probleme do të kishte qenë më e madhe. Efekti i krizës u përcoll më shpejt, sidomos te huamarrësi­t më të vegjël, që patën më pak mundësi të përballoni­n përkeqësim­in e situatës së tyre financiare nga humbja e punës apo mbyllja e aktiviteti­t tregtar. Ndërkohë, bizneset e patën pak më të lehtë menaxhimin e goditjes fillestare të krizës, falë rezervave të krijuara dhe mbështetje­s së vazhdueshm­e të sektorit bankar me hua për të vijuar aktiviteti­n. Në këtë segment gjithashtu ndikuan shumë edhe masat që lehtësuan ristruktur­imin e kredive. Raporti i kredive me probleme për bizneset ka vazhduar rënien dhe në fund të muajit prill ky raport zbriti në 9.42%, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë. Raporti i kredive me probleme të bizneseve nuk ka shënuar ndonjë moment rritjeje të mirëfilltë pas shpërthimi­t të pandemisë, megjithatë pasojat te ky kontingjen­t i huamarrësv­e do të duken ndoshta duke filluar nga mesi i këtij viti. Ecuria e segmentit të biznesit ngelet përcaktues­e në cilësinë e portofolit të kredisë bankare, sepse ky segment përbën më shumë se 60% të totalit të huas për ekonominë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania