Panorama (Albania)

Fyeu Presidente­n e Kosovës, nisin reagimet kundër ministrit serb

-

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer Presidente­n e Kosovës, Vjosa Osmani, si një reagim pas një deklarate të saj dhënë për revistën “Der Spiegel”. Gazetari kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia. “E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit. Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit dhe si kundërpërg­jigje e ka fyer atë për paraqitjen fizike. “Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtra­t që thotë, do të përkulej gjatë para ‘shtëpisë së verdhë’”, ka thënë Vulin,

sipas agjencisë serbe “B92”.

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidente­s Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, pasi e ka fyer Presidente­n e Kosovës. Vela e ka quajtur Vulinin ‘këlysh të gruas së Milloshevi­qit’, pasi ky i fundit e ka fyer Osmanin për fizikun e saj. “Këlyshi i Mira Markoviae

gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiç, me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu siç i shërbeu Milloshevi­çit. E neveritshm­e!”, ka shkruar Vela në një postim në “Twitter”.

Ish-ambasadorj­a e Kosovës në

OKB, Vlora Çitaku, i quajti “të neveritshm­e” deklaratat fyese të Vulinit për Vjosa Osmanin.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, i ka cilësuar këto deklarata “të neveritshm­e”, pasi Vulin përdori fjalë fyese për përshkrimi­n fizik të Presidente­s. “Krejtësish­t e neveritshm­e”, ka shkruar Çitaku në “Twitter”.

 ??  ?? Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
 ??  ?? Vjosa Osmani
Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania