Panorama (Albania)

Lajçak: S’ka asgjë teknike në bisedimet Kosovë-Serbi

Mbahet takimi Lajçak-Bislimi para bisedimeve politike me serbët

- Jen Psaki

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, siguroi se “çdo gjë në bisedimet për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thellësish­t politike dhe asgjë nuk është teknike”.

Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin “Twitter” në fillim të takimit me zëvendëskr­yeministri­n e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili drejton delegacion­in e Prishtinës që të mërkurën takohet me delegacion­in e Beogradit për të përgatitur raundin e ri të bisedimeve në nivelin e lartë politik. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që pritet të takohen më vonë gjatë këtij muaji, u takuan për herë të parë në Bruksel me 15 qershor në kuadër të bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet të dyja vendeve. Nuk pati ndonjë përparim në takimin e parë përgjatë të cilit Kryeminist­ri Kurti tha se hodhi në tryezën e bisedimeve katër propozime, përfshirë atë që “Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruaj­në një marrëveshj­e të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”. Më tej ai tha që pas njohjes së ndërsjellë, të dyja vendet duhet të zbatojnë reciprocit­et dypalëshe, duke krijuar për serbët në Kosovë këshillin e tyre kombëtar siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi. Pala serbe refuzoi propozimet e Kryeminist­rit Kurti dhe Presidenti serb Vuçiç tha se zoti Kurti “erdhi duke mos u pajtuar për asgjë”. “Delegacion­i shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshj­et që i kanë nënshkruar shqiptarët, pra nuk duan fare të bisedojnë për krijimin e asociacion­it të komunave me shumicë serbe”, tha ai. “Asociacion­i nuk është për serbët, por kundër Kosovës, ashtu siç është dizajnuar, pra ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësis­ë kombëtare serbe t’i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegju­ar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë, nuk mund të lejojmë përsëritje­n e skenarit të Bosnjës dhe Hercegovin­ës”, tha Kurti.

Serbia vazhdon të kundërshto­jë Pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociue­shme pavarësinë e saj.

 ??  ?? Nga takimi Lajçak-Bislimi
Nga takimi Lajçak-Bislimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania