Panorama (Albania)

Italia madhështor­e në finale, merr hak ndaj Spanjës

Morata djeg golin e Kiezës, por në ruletën e 11-metërshave Donaruma bëhet hero para tij

-

Italia do të luajë finalen e “Euro 2020” me fituesen e çiftit Angli-Danimarkë.

Në “Wembley” “Axurrët” nisën festën, teksa eliminuan Spanjën. Për këtë nuk mjaftoi koha e rregullt dhe as dy pjesë me nga 15 minuta të kohës shtesë. Në fund, ruleta e penalltive sheh më të saktë të besuarit e Mançinit, ndërsa për Luis Enriken “tradhton” ai që u bë heroi në kohën e rregullt: Alvaro Morata.

HAKMARRJE 9 vite më parë Italia ishte për herë të fundit në një finale Europiani. Atëherë, përballë ishte “Furia e Kuqe”. E tillë u duk edhe në fushë, me katër golat që shënoi ndaj “Axurrëve”, duke triumfuar. Kjo gjysmëfina­le dhe ky eliminim ishte si një shpagim dhe hakmarrje për “Axurrët”, që heqin nga Europiani Spanjën, e cila dje bëri ndeshjen më të mirë. Ndërsa Italia vuajti shumë, por në fund iu fal penalltive dhe pritjes së Donarumës përballë Alvaro Moratës.

KUALIFIKIM­I Pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura. Spanja është dominuese. E saktë në pasime, lojë e shpejtë, komPrishti­na binime të sakta dhe një zotërim topi asfiksues për Italinë. Kjo e fundit vuan shumë, por ia del që të mos pësojë. Në të dytën është Enriko Kieza, për të cilin Mançini bën gati zëvendësim­in prej kohësh, që me një veprim të bukur, në hyrje të zonës gjuan dhe shënon për 1-0. Spanja nuk dorëzohet. Në stol Enrike ka Moratën që e hedh dhe në momentin kulmor, një sprint i tij çan Italinë mes për mes për të barazuar. Koha shtesë është ajo që sjell të tjera emocione, edhe një gol të Berardit, por të parregullt dhe në pozicion jashtë loje.

PENALLTITË Të kaltrit e Roberto Mançinit arritën të triumfonin me 11-metërsha ndaj Spanjës, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të 11 korrikut. Në gjuajtjen e penalltive, italianët u treguan më të saktë, duke arritur një kualifikim më se të merituar. Lokateli ishte i pari që gaboi për Italinë, ndërkohë që Olmo dhe Morata nuk arritën të realizonin për iberikët. Tashmë kombëtares së Mançinit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shijojë triumfin e arritur sot dhe të presë të mësojë kundërshta­rin me të cilin do të përballet në finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania