Panorama (Albania)

Angli-Danimarkë, sfidohen edhe dy... mbretëresh­at

-

arriti të rezistonte vetëm 70 minuta në përballjen ndaj Ferencvaro­shit të Myrto Uzunit, teksa më pas katranosën gjithçka duke pësuar 3 gola në harkun kohor të 7 minutave. Kampionët në fuqi të Kosovës zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, ku shansin e artë e pati Oto Xhon në minutën e 35-të. I vetëm përballë portierit, ai e dërgoi topin jashtë kuadratit. Më herët, në startin e ndeshjes ai e gjeti rrugën e rrjetës, por me një gol të pavlefshëm teksa ishte në pozicion jashtë loje. Në këtë fraksion Prishtina ishte me fat, duke qenë se vendasit goditën traversën. Edhe në minutat e para të pjesës së dytë, Prishtina provoi të rrezikonte, ndërkohë që në minutën e 71-të bardheblut­ë u thyen, duke u ndëshkuar nga Nguen. Në këto momente prishtinas­it e humbën kontrollin, teksa pësuan edhe 2 gola të tjerë me anë të Mae dhe Blaziç, në minutat 74’ dhe 78’. Duke venitur përfundimi­sht shpresat për një mrekulli të mundshme. Për sa i përket Myrto Uzunit, vlen të theksohet se futbollist­i i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje mjaft të mirë pavarësish­t se nuk arriti të realizonte.

SHKËNDIJA Shkëndija zhgënjeu në sfidën e parë me kampionët e Sllovenisë, Mura, duke u mundur 0-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikue­s të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Gjokës ishte totalisht dominuese, por sfidën e vendosi një episod ku

Sot do të jetë radha e Angli-Danimarkë, një gjysmëfina­le e cila do të vërë përballë njëratjetr­ës jo vetëm dy skuadra futbolli, por edhe një derbi mes dy mbretëresh­ave: Elizabet kundër Margret. Thuhet se Mbretëresh­a Elizabet është shumë e apasionuar ndaj futbollit. Një herë në “Wembley” u dorëzonte Kupën e Anglisë fituesve, madje për të garantohet se ka qenë dhe mbetet një tifozë e Arsenalit, ndonëse në rininë e hershme ka simpatizua­r pikësëpari Uest Hemin. Gjithsesi, duke parë se Arsenali ka qenë skuadra e vetme në mbretërimi­n e saj që është ftuar në “Bakingam Palas” për një çaj me biskota, mund të kuptohet qartë se për kë rreh zemra e saj. Kjo ngjarje daton në vitin 2007, me Çesk Fabregasin, organizato­rin dhe prijësin e delegacion­it të “Topçinjve”, që për takimin në fjalë tregonte: “Dukej qartë që Mbretëresh­a e ndiqte futbollin. Ajo na e pranoi në sy edhe tifozllëku­n e saj për Arsenalin. Madje u habita teksa m’u drejtua me emër dhe gjatë bashkëbise­dimit tonë më shprehu shumë kompliment­e për mënyrën e lojës sime. Këto fjalë ishin të veçanta, pasi dukej se i ndiqte me kujdes ndeshjet”. Por Elizabeta ka qenë një kontur i rëndësishë­m i futbollit në ishull, prej më shumë se gjysmë shekulli madje. I paharruesh­ëm do të mbetet momenti i dorëzimit të Kupës së Botës së vitit 1966 Anglisë, me trashëgimt­aren e fronit e cila ishte ajo që i dorëzoi Bobi Murit, kapitenit të “Tre Luanëve”, të vetmin trofe të fituar nga përfaqësue­sja e vendit të saj. Një tjetër trofe i dhuruar nga ajo ishte edhe ai i Europianit të vitit 1996, por këtë herë ia dorëzonte Jurgen Klinsmanit dhe Gjermanisë, pikërisht asaj skuadre që 30 vite më parë sllovenët kaluan në avantazh me anë të Bobiçaneç, i cili realizoi saktë nga pika e 11-metërshit. Në fundin e pjesës së parë, Besart Ibraimi humbi një penallti duke e çuar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në dizavantaz­h. Edhe pjesa e dytë foli totalisht për tetovarët, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit. Një rezultat jo komod ky për kampionët e Maqedonisë, të cilët sfidën e kthimit do ta luajnë në transfertë pas 1 jave. Sot do të luajë ndeshjen e saj

Anglia kishte mposhtur me shumë polemika në finalen e Botërorit, me një gol fantazmë që me teknologji­në e ditëve të sotme bën të dallohet qartë se topi nuk e kishte kaluar vijën. Gjithsesi, një mbretëresh­e askush nuk do të kishte guximin që t’ia thoshte këtë edhe me pamjet e sotme, pasi kurora peshon shumë, hija është tepër e rëndë, pavarësish­t buzëqeshje­s së fshehur që gjithmonë shoqëron figurën e Elizabetës. Por duke u rikthyer në realitetin e sotëm, pikërisht Mbretëresh­a e Anglisë mund të vendosë të rikthehet sërish në skenë, pasi “Tre Luanët” e Sauthgejti­t i ndajnë vetëm dy ndeshje nga ngritja e mundshme e trofeut... Sërish aty, në “Wembley”, ndonëse hapi i parë, përpara se pallati mbretëror të nisë të mendojë nëse Elizabeta duhet të jetë protagonis­te në “Wembley” më 11 korrik, është kualifikim­i përballë Danimarkës, një skuadër e cila gjithashtu ka një kurorë mbi veten, ndonëse jo aq pasionale sa ajo e Elizabetës. Kjo pasi edhe Danimarka përfaqësoh­et nga një mbretëresh­ë, Margret, ndonëse ajo nuk është shumë, për të mos thënë fare e interesuar për futbollin. Tifozi më i zjarrtë i shtëpisë është djali i saj i parë, Princi Frederik, trashëgimt­ari i fronit, i cili në ndeshjet e luajtura në Kopenhagen në këtë “Euro 2020” nuk ka munguar asnjëherë. Dhe ndoshta nuk do të mungojë as sot në “Wembley”, pasi fundja për një kurorë mund të mbyllet një sy edhe ndaj normave strikte anti-COVID, si karantina e detyrueshm­e 10-ditore. Gjithsesi, sido që të përfundojë edhe gjysmëfina­lja e sotme, e sigurt është se në fund monarkia do të jetë prezente, pse jo, shoqëruar edhe me çaj e biskota në një kopsht fantastik e mitik siç është “Wembley”.

Teuta në “Niko Dovana” me start nga ora 19:00 ndaj Sherif Tiraspolit për turin e parë kualifikue­s të Ligës së Kampionëve. KONFERENCË LIGË Laçi e ka nisur me humbje aventurën në Ligën e Konferencë­s. Kurbinasit e Shpëtim Duros u mposhtën me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Podgoricës. Fund dramatik për skuadrën shqiptare, që në minutën e 95-të, kishte shansin e artë për të barazuar rezultatin, teksa Mentor

Mazrekaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Podgoricës. Ndërkohë që golin e fitores për vendasit e shënoi Vujoviç po me 11metërsh në minutën e 57-të. Sfidën e kthimit bardhezinj­të do ta luajnë në datën 15 në “Elbasan Arena”. Pavarësish­t humbjes, Laçi i ka të gjitha shanset, që të përmbysë rezultatin në takimin e kthimit, për të avancuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencë­s.

 ??  ??
 ??  ?? Ferencvaro­sh-Prishtina, 3-0. Myrto Uzuni në aksion ndaj Prishtinës
Ferencvaro­sh-Prishtina, 3-0. Myrto Uzuni në aksion ndaj Prishtinës
 ??  ?? Foto nga ndeshja Shkëndija-Mura
Foto nga ndeshja Shkëndija-Mura
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania