Panorama (Albania)

LISTA NE TIRANE Legalizime­t, emrat e rinj që marrin tapinë

Kadastra miraton emrat e rinj të familjeve që marrin tapinë për shtëpitë e ndërtuara pa leje. Gazeta boton listën me përfituesi­t e lejes së legalizimi­t dhe afatet për dokumentet

-

Agjencia e Kadastrës Tirana Rurale 1 ka publikuar një ditë më parë emrat e familjeve që kanë gati lejen e legalizimi­t.

Gazeta boton sot të plotë listën me emrat e përfituesv­e, për të cilët ka përfunduar shqyrtimi i dosjes dhe pas 30 ditësh nis edhe praktika e regjistrim­it. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë emrin në listë duhet të paraqiten në sportelet e agjencisë për të tërhequr lejen e legalizimi­t dhe pas një muaji të aplikojnë për pajisjen me certifikat­ën e pronësisë. Aplikimet, siç edhe është bërë më herët e ditur nga Kadastra, mund të bëhen online përmes portalit qeveritar e-Albania.

REGJISTRIM­I

Praktika e regjistrim­it përcaktohe­t në ligj duhet të përmbyllet brenda 60 ditëve nga momenti i aplikimit. Ndërsa, për ata të cilët duan të shkurtojnë kohën e pritjes, për një arsye apo për një tjetër mund të aplikojnë për trajtim të përshpejtu­ar. Kjo ju jep mundësinë ta marrin tapinë brenda 30 ditëve, përkundrej­t një tarife shtesë, e cila ende nuk është e përcaktuar sesa do të jetë.

LEGALIZIME­T

Në pjesën më të madhe të zonave informale, procesi i legalizimi­t ka përfunduar. Por çfarë kanë mbetur ende janë ndërtimet e ngritura brenda perimetrit të zonave urbane. Procesi për këtë kategori është më kompleks për shkak edhe të problemati­kave që mbartin. Ndaj, edhe sikundër është paralajmër­uar, formalizim­i i tyre do të marrë më tepër kohë. Ndërkohë që nuk janë pak edhe banesat e skeduara "në shkelje të ligjit". Janë mbi 90 mijë ndërtime, të cilat s'mund të legalizohe­n, për pasojë në ligj është parashikua­r përfshirja e këtyre familjeve në një nga programet e strehimit, si e vetmja mënyrë kjo për të mos i lënë në qiell të hapur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania