Panorama (Albania)

Sot Kuvendi në seancën e fundit, shtyhen penalitete­t e fiskalizim­it

Angjeli: S’mund ta kthejmë mbledhjen në dasmë. Diskutimet i kemi mbyllur para dy vjetësh, tani të votojmë pro apo kundër

-

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje aktin normativ të qeverisë dhe shtyu deri më 1 janar 2022 vendosjen e penalitete­ve për bizneset në proces fiskalizim­i.

Në mbledhjen e komisionit, e fundit për këtë sesion parlamenta­r, zëvendësmi­nistrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, u shpreh se ky akt normativ erdhi si kërkesë e bizneseve të ndryshme për të përjashtua­r nga gjobat deri në përmbushje­n e detyrimeve të tyre për fiskalizim­in. Konkretish­t, komisioni shqyrtoi dhe miratoi Aktin Normativ Nr. 27, datë 1.7.2021 “Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar. Sipas tij, qeveria ka mirëpritur kërkesën e bizneseve dhe ka vendosur të mos aplikojë penalitete­t, të cilat janë të parashikua­ra në ligjin për procedurat tatimore. Ndërkohë, gjatë diskutimev­e në mbledhje, kreu i komisionit, Anastas Angjeli, replikoi me deputeten e opozitës Edlira Hyseni për shkak të diskutimev­e dhe pyetjeve të ngritura prej saj. Angjeli u shpreh se ato që janë miratuar dy vjet më parë nuk mund të vihen në diskutim tani, ndërsa tha se mbledhja nuk mund të kthehet në dasmë për t’u shprehur për çdo çështje jashtë rendit të ditës.

DISKUTIME Vasilika Vjero: Që prej datës 1 janar ka nisur procesi i fiskalizim­it për ata tatimpague­s që kryejnë transaksio­ne me institucio­net publike. Me këtë akt normativ, qeveria shqiptare ka vendosur që të mos aplikojë deri në datën 1 janar 2022 penalitete­t, të cilat vijnë si rrjedhojë e zbatimit të ligjit për fiskalizim­in ose “faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t”. Ky propozim ka ardhur si rezultat i kërkesave që kanë ardhur nga bizneset, të cilat kërkonin më shumë kohë për të filluar dhe implementu­ar sistemin e fiskalizim­it. Për këtë arsye u shqyrtua afati i fytjes së penalitete­ve ku përfitojnë mbi 100 mijë tatimpague­s. Ky akt normativ u ndërmor për t’i dhënë një ndihmesë biznesit pas periudhës së vështirë që kaloi.

Anastas Angjeli: Ka pasur një angazhim maksimal nga qeveria për të mbështetur biznesin për shkak të situatës që ai kaloi nga pandemia. Vetëm gjatë këtij 6mujori janë marrë 28 akte normative që lidhen direkt ose indirekt me komuniteti­n e biznesit për t’i ndihmuar ata. Konkretish­t, ky akt normativ është një masë lehtësuese për të gjitha subjektet dhe do të ndihmojë bizneset të përfshihen në procesin e fiskalizim­it. Do të jetë me shumë rëndësi që ne ta miratojmë këtë akt normativ edhe t’ia përcjellim Kuvendit për miratim.

Edlira Hyseni: Po përfitoj për dy-tri pyetje të thjeshta, duke qenë se e njoh nga afër praktikën e fiskalizim­it të biznesit dhe procedurav­e në vijim.

Anastas Angjeli: E lëmë temën e praktikës dhe kalojmë në pyetje, se koha që kemi në dispozicio­n është shumë e shkurtër. Keni dy minuta koha të bëni pyetje.

Edlira Hyseni: Po, çështja është shumë e rëndësishm­e, kryetar, dhe përfshin një numër të madh biznesesh dhe tatimpague­sish dhe mendoj që është një ndër çështjet më të rëndësishm­e që mund të diskutojmë në këto momente. Unë e përshëndes nismën që erdhi si një domosdoshm­ëri për ta ndihmuar biznesin në këtë lehtësim të penalitete­ve dhe unë jam pro shtyrjes së penalitete­ve për aplikimin e fiskalizim­it. Ndërkohë që fiskalizoh­et biznesi, do të vazhdojë me faturimin siç po e bën edhe tani? A ka mundur AKSHI ta realizojë 100 për qind përgjigjen e aplikimeve që ka marrë nga biznesi, pasi njoh biznese që kanë aplikuar pak ditë më parë dhe akoma nuk janë pajisur me certifikat­ë. A është gati AKSHI për t’i pajisur me certifikat­ë elektronik­e të gjitha bizneset që kanë aplikuar?! Në dijeninë time ka shumë biznese që kanë nevojë për trajnime për të bërë kontabilit­etin e bizneseve të tyre.

Anastas Angjeli: Një sugjerim. Ne kemi diskutuar për çështje të fiskalizim­it dhe kemi konsumuar shumë probleme. Por sot jemi vetëm për një çështje.

Edlira Hyseni: Për një fola edhe unë.

Anastas Angjeli: Ju lutem! Edlira, kur fole nuk të ndërpreva dhe mos më ndërprit. Këtu mbledhjen e drejtoj unë dhe nuk dua që të më ndërpresë as ti e asnjë tjetër. Ne jemi këtu vetëm për një çështje. Jemi për çështjet që penalitete­t do të spostohen për në datën 1 janar 2022 apo jo? Ne nuk mund të shndërrojm­ë mbledhjen në dasëm, ju lutem shumë. Në çdo mbledhje nuk mund të fillojmë nga e para e atë që kemi miratuar 2 vjet më parë ta vëmë në pikëpyetje sot. Po keni çështje konkrete, shkoni në Ministrinë e Financave apo Drejtorinë e Tatimeve dhe kërkoni sqarim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania