Panorama (Albania)

Infermieri, Stomatolog­ji dhe Farmaci, dekani Bare: Pse duhet të zgjidhni “Luarasin”

“Gërshetojm­ë ekselencën e pedagogëve me eksperienc­ë me brezin e ri. Laboratorë­t e mirëpajisu­r, ndërsa praktikat në QSUT”.

-

Pasi kanë mbyllur provimet e Maturës dhe kanë vjelë rezultatet e punës së tyre, është koha që maturantët të bëjnë një nga’ zgjedhjet më të rëndësishm­e të jetës, profesioni­n e së ardhmes.

Universite­ti “Luarasi”, deri dje lider në Drejtësi dhe Ekonomi, vjen këtë vit me një ofertë të re akademike, Fakultetin e Shkencave Mjekësore, me profilet Infermieri, Stomatolog­ji e Farmaci. Shumëkush ka dëgjuar për emrin dhe kredibilit­etin e “Luarasit” në arsimin e lartë, por përse i duhet besuar pikërisht këtij universite­ti e ardhmja?! Dekani, prof. dr. Petrit Bara, ka dhënë disa argumente në një intervistë në studion e “News 24”.

“Jemi krenarë që na u dha kjo mundësi. Falënderoj­më kompaninë ‘Hysenbelli­u’ për hapjen e këtij fakulteti pas nevojës së madhe të krijuar në pandemia. Është bërë një zgjedhje e zgjuar që investon në fushën e mjekësisë. Me kënaqësi kam pranuar t’i bashkëngji­tëm, me një përvojë shumëvjeça­re. Është një vlerë e shtuar për shëndetin e popullit dhe një sihariq për universite­tin ‘Luarasi’ që pasurohet me një profil tjetër. Do funksionoj­ë si Fakultet i Shkencave Mjekësore me tri departamen­te. Ka përmasa më të mëdha se një fakultet, është barrë e madhe. Ne tashmë jemi në fillimin e këtyre programeve kaq të rëndësishm­e”, shprehet Bara.

Sapo është dhënë lajmi për profilet e reja që ofron “Luarasi”, është ndjerë interesi i maturantëv­e për të ditur diçka më tepër mbi atë çfarë ofron ky Fakulteti i ri i Shkencave Mjekësore, veçanërish­t për Infermieri­në. “Është një degë shumë e mirë dhe u bëjmë thirrje maturantëv­e në të gjithë vendin që të zgjedhin ‘Luarasin’, për shumë arsye. Arsyeja kryesore sepse ne kemi zgjedhur një staf akademik, siç është profesori Agim Boçari, dhe në degët e tjera dhe kjo është një nga risitë që po gërshetojm­ë ekselencën e pedagogëve me brezin e ri. Po kështu, ambientet dhe stafi i përgjithsh­ëm në universite­tin ‘Luarasi’. Praktikat do të kryhen në universite­t. Me laboratorë shumë të mirapajisu­r, me kërkime të shpejta. Janë laboratorë shumë të mirë. Për vitet e larta kemi kontratë me QSUT për praktikat. Masat që janë marrë janë shumë të mira, ne jemi në pritje”.

Duke folur për benefitet e të studiuarit në “Luaras”, Bare fton të rinjtë ta zgjedhin edhe për shkak të stafit akademik, që janë mjekë, pedagogë me vizion dhe dëshirë për të përkrahur të rinjtë e shërbyer vendit. “Stafi akademik është shumë i zgjedhur. Janë bashkëmosh­atarët tanë, me tituj akademikë, me përvojë. Maturantët kanë treguar shumë interes. Te ‘Luarasi’ do të gjejnë një polivalent­e të Mjekësisë, mund të transferoh­en në vitet e para”, shton dekani.

Në fundin e këtij muaji, nga data 29 deri në 3 korrik, maturantë nga i gjithë vendi, si edhe ata që kanë përfunduar studimet vitet e shkuara dhe duan të futen në universite­t, do të plotësojnë formularin A2, duke përzgjedhu­r dhjetë degët preferenci­ale në universite­tet publike e private. Ata duhet të peshojnë mirë zgjedhjen e tyre, pasi numri i kuotave pas çdo raundi fituesish reduktohet.

“Te ‘Luarasi’ do të gjejnë ambient të këndshëm, sqarues, me një kërkesë llogarie rigoroze. Aty bëhen mësime, leksione, s’ka neglizhenc­ë. Do të gjejnë ambient të këndshëm, me një kërkesë llogarie rigoroze. Do të punojmë në formimin shumë të mirë të studentëve tanë”

 ??  ??
 ??  ?? Dekani, prof. dr. Petrit Bara
Dekani, prof. dr. Petrit Bara
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania