Panorama (Albania)

Pranga një vit pas tenderit kryebashki­akut të Lushnjës, Yuri Kim paralajmër­on “të fuqishmit”:Mendonifam­iljen

HISTORIA E TENDERIT 24 MILIONE LEKE PER KANALET QE ÇOI NE PRANGA 11 ZYRTARE. RAMA: TE PERGJIGJET VETE PARA DREJTESISE! REAGON BASHA

-

Mbi kreun e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie të arrestuar një ditë më parë nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokuroris­ë Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, rëndon akuzat e korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës.

Bëhet fjalë për një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabiliti­min e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj të Njësisë Administra­tive Kolonjë. Tenderi për këtë vepër është hapur më 23 korrik të vitit 2020 me një fond limit prej 23 251 341.00 lekësh, me procedurë të hapur. Sipas të dhënave të tenderit, i cili është mbyllur në fund të muajit gusht të vitit të shkuar, në garë kanë marrë pjesë tri kompani, përfshirë edhe kompaninë “Euro Alb SHPK”, me pronar Bujar Muratin. Kompania e Muratit u shpall fituese e tenderit në fjalë me fondin limit të vënë në dispozicio­n nga qeverisja vendore e Bashkisë Lushnjë. Nëpërmjet falsifikim­it të dokumentev­e, sipas SPAK, kompania “Euro Alb SHPK” arriti të fitojë tenderin e Bashkisë, i ndihmuar edhe nga zyrtarët lokalë. Kompania është themeluar në Bulqizë në vitin 2006 dhe ka një kapital prej 55 milionë lekësh të rinj, ndërsa aktiviteti i saj është në fushën e ndërtimit. Në krye të skemës së abuzimit ishte Flamur Peqini, drejtori i Ndërmarrje­s së Pasurive Publike dhe ish-kreu i Inspektora­tit të Ndërtimit në Lushnjë, si dhe zyrtarët nën varësi të tij. Nga përgjimet, vëzhgimet në terren dhe kontrollet e transaksio­neve, ka rezultuar që zyrtarët e këtij institucio­ni, paratë e tenderëve i kalonin në mënyrë fiktive te kompanitë private. “Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me metodat tradiciona­le të hetimit”, thuhet në një deklaratë të SPAK. Përveç pronarit të kompanisë “Euro Alb SHPK”, Bujar Murati, në pranga përfundoi edhe biznesmeni Ibrahim Lami, administra­tor i kompanisë “Loti shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentev­e” kryer në bashkëpuni­m. Kompania në fjalë, sipas dokumentev­e në Qendrën Kombëtare të Biznesit, e ka bazën në zonën e FushëKrujë­s dhe është themeluar në vitin 2003. Sipas ekstraktit në QKR, ajo merret me ushtrimin e veprimtari­së tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë të një sërë mallrash përfshirë edhe grumbullim­in e bimëve mjekësore. Ndërsa ende nuk dihen akuzat konkrete që rëndojnë mbi të. Tushe është një ndër zyrtarët më të lartë në detyrë të arrestuar deri më tani nga SPAK.

 ??  ?? KRYEBASHKI­AKU, FATOS TUSHE (MAJTAS) GJATE ARRESTIMEV­E DJE NE LUSHNJE
KRYEBASHKI­AKU, FATOS TUSHE (MAJTAS) GJATE ARRESTIMEV­E DJE NE LUSHNJE
 ??  ?? FATOS TUSHE, KRYEBASHKI­AKU I LUSHNJES
FATOS TUSHE, KRYEBASHKI­AKU I LUSHNJES
 ??  ?? Momenti i arrestimev­e të zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë
Momenti i arrestimev­e të zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania