Panorama (Albania)

Tenderi 24 milionë lekë, kryebashki­aku i Lushnjës e 10 zyrtarë në pranga për korrupsion

SPAK akuzon Fatos Tushen për “Shpërdorim detyre”. Tenderi për pastrimin e kanalit ujitës u fitua me falsifikim dokumentes­h

-

Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe dhjetë persona të tjerë, përfshirë zyrtarë lokalë dhe biznesmenë, përfunduan në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokuroris­ë Speciale kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

Ata akuzohet si të përfshirë në afera korruptive, ndërsa vetë kryebashki­aku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Arrestimet e të dyshuarve u bënë në mënyrë demonstrat­ive në Bashkinë e Lushnjës, ku edhe vetë kryebashki­aku u prangos në zyrën e tij. Tre furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zbarkuan në bashki e më tej në zyrat e Ndërmarrje­s së Pasurive Publike për të zbatuar urdhër-arrestet. Akuza për të cilën janë arrestuar zyrtarët është një tender për rehabiliti­min e një kanali ujitës, me vlerë 24 milionë lekë të rinj. SPAK thotë se ka kryer hetimet për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e”. “Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradiciona­le të hetimit. Nga ky hetim u grumbullua­n prova të mjaftueshm­e të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të ‘Shpërdorim­it të detyrës’ në bashkëpuni­m, ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike’, ‘Falsifikim i dokumentev­e’, kryer në bashkëpuni­m”, tha SPAK.

ARRESTIMET E ZYRTARËVE

Me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 50, datë 05.07.2021, ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos tushe, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu, në pranga kanë përfunduar edhe Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, i dyshuar për akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës” në bashkëpuni­m, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m; Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m. Në pranga ka përfunduar gjithashtu Bektash Nexha, zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”. Midis të arrestuarv­e me urdhër të SPAK është edhe Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m. Ndërkohë, në arrest shtëpie janë vendosur zyrtarët Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrje­s

së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m; Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m; Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”. Gjithashtu, nën arrest shtëpie është vendosur Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpuni­m.

ARRESTIMET E BIZNESMENË­VE

Me urdhër të Prokuroris­ë Speciale, përfunduan në pranga edhe biznesmenë­t Ibrahim Lami, administra­tor i kompanisë “Loti shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentev­e”, kryer në bashkëpuni­m. Bujar Murati, administra­tor i kompanisë

“Euro Alb shpk”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentev­e”, kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, në zbatim të vendimit nr. 227, më datë 3 korrik, Policia Gjyqësore ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuara dhe të tjerë. Kryebashki­aku Fatos Tushe drejton prej tri mandatesh Bashkinë e Lushnjës. Kujtojmë se më 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur në zyrë, pasi shoferi i tij, Gëzim Saraçi, në debat e sipër i hodhi një granatë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të SPAK
Faksimile e vendimit të SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania