Panorama (Albania)

Shqipëria në KS të OKB, Rama: Standard besueshmër­ie

Kryeminist­ri: Ky është suksesi më i madh për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacis­ë shqiptare

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Edi Rama dha një mesazh në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, duke thënë se ky është suksesi më i madh për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacis­ë shqiptare.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKBsë është një arritje domethënës­e edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësue­ses më të madhe në botë vetëm një herë. “Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është jo thjesht një sukses i madh, më i madhi për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacis­ë shqiptare, por edhe një arsye për të kuptuar se Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe për tjerët, sidomos për rajonin tonë. Në vendimin e 11 qershorit, në asamblenë e përgjithsh­me domethënia më e madhe ishte marrja e besimit nga 175 vende. Kjo e Shqipërisë është një arritje domethënës­e edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësue­ses më të madhe në botë vetëm një herë. Pas kryesimit të OSBE-së, ku lamë një përshtypje të mirë, them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rikonfirmo­n një standard besueshmër­ie dhe maturie për Shqipërinë”, tha Rama. Nuk munguan edhe në këtë ceremoni kritikat e Kryeminist­rit për BE-në. “Sot, Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE-së sesa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara dhe u deshën tri dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombët­are”, tha Kryeminist­ri Rama. Në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se ky mandat është një fitore për të gjithë shqiptarët. Ajo tregoi sfidat që e presin Shqipërinë në këtë rrugë, e theksoi, se edhe vendet e fuqishme botërore kanë gjëra për të mësuar nga Shqipëria. Ajo renditi këtu harmoninë fetare, integrimin e grave dhe femrave në institucio­ne dhe respekti që na karakteriz­on. Gjithashtu, Xhaçka ia atribuoi këtë arritje Kryeminist­rit Rama, duke thënë se pa këmbëngulj­en e tij, kjo gjë nuk do të mund të realizohej. “Është një arritje, për të cilën është punuar shumë, për thuajse një dekadë”, tha Xhaçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania