Panorama (Albania)

“Po dhunohem në vazhdimësi dhe shteti po mbron dhunuesit”

Nëna e 4 fëmijëve me urdhër mbrojtjeje, rrihet nga kunata në Lezhë

- ELVIS HILA

Dy vitet e fundit jeta e Dava Ndojt nga fshati Markatomaj i Lezhës nuk ka qenë aspak e qetë. Nënë e 4 fëmijëve, vetëm 33-vjeçare, nisi të përballet me dhunë nga bashkëshor­ti dhe përballë mosgjetjes së një zgjidhjeje, vendosi ta denoncojë në Polici.

“Dy vitet e fundit jeta ime është bërë mjaft e vështirë, për shkak të dhunës nga bashkëshor­ti. Dhuna fizike dhe psikologji­ke ishte e vazhdueshm­e dhe përballë mungesës së zgjidhjes vendosa ta denoncoj në Polici”, thotë Ndoj. Pas denoncimit në Polici, në muajin janar të vitit 2021, Dava Ndoj iu drejtua Gjykatës dhe u pajis me urdhër mbrojtjeje. Po kjo nuk e ka shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna, e cila thotë se është e vazhdueshm­e që prej muajit janar të këtij viti. Rasti më i fundit ishte pasditen e së hënës, teksa ajo u dhunua fizikisht nga familjarët e burrit të saj, me të cilin është në proces divorci. Nga frakturat që mori, 33-vjeçarja përfundoi në Spitalin e Lezhës ku dhe po merr mjekim aktualisht. GRUAJA E DHUNUAR “Unë kam qenë duke ndenjur me djalin në shkallë, në ballkon, aty ka ardhur motra e ish-burrit tim, se me burrin jam në proces gjyqësor, më është vërsulur edhe në prani të djalit. Ishte rreth orës 4-5, më ka goditur në kokë, me 2 fëmijët e vet dhe me pleqtë. Plaku më shumë. Siç e shikoni, kam pësuar fraktura në krah dhe qafë dhe po marr mjekim këtu në spital. Lufta vazhdon sepse avokati është dhëndri i shtëpisë dhe gruaja e avokatit është konkretish­t ajo që më ka goditur”, thotë Ndoj. Me lot në sy, 33-vjeçarja Ndoj thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucio­net shtetërore. “Jam edhe me urdhër mbrojtjeje, por nga shteti nuk kam gjetur kurrë qetësi. Po dhunohem në vazhdimësi dhe shteti po mbron dhunuesit. Dje më morën mua të dhunuar e më mbajtën në Polici përreth 2 orë. Nuk më dërgonin për ndihmë mjekësore në spital”, shton Ndoj. Mes vështirësi­ve ekonomike dhe me një fëmije të sëmurë, Dava Ndoj kërkon mbrojtje. “Ujin ma kanë ndërprerë qëllimisht që të ma bëjnë jetën më të vështirë. Djalin e madh e kam me probleme shëndetëso­re. Ai ka nevojë për ujë dhe drita 24 orë, sepse është dhe me insulinë. Kërkoj nga shteti që të më gjejë zgjidhje, sepse unë jam në një situatë shumë të vështirë”, shton 33vjeçarja.

AVOKATJA Një ditë pas konfliktit në familje, Policia e Lezhës njoftoi se ka vënë në pranga shtetasen A. Gj. Sipas Policisë, 45-vjeçarja banuese në

Kurbin ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 33 vjeçe, në fshatin Markatomaj, të Lezhës dhe materialet në ngarkim të saj janë referuar në Prokurori. Avokatja Shaqe Marinaj thotë se lëshimi i urdhrave të mbrojtjes nga Gjykata nuk po sigurojnë aspak mbrojtje, pasi institucio­net përgjegjës­e, sidomos Policia, nuk zbatojnë ligjin. “Ky nuk është rasti i vetëm që urdhrat e mbrojtjes nuk zbatohen. Kemi shumë raste, sidomos gratë, të cilat pavarësish­t se pajisen nga Gjykata me urdhër mbrojtjeje, përballen sërish me dhunë. Kjo tregon se institucio­net përgjegjës­e, në këtë rast Policia, nuk zbatojnë ligjin. Kjo situatë më pas bëhet shkak për krime të rënda që ndodhin në familje”, thotë Marinaj.

 ??  ?? E dhunuara, Dava Ndoji
E dhunuara, Dava Ndoji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania