Panorama (Albania)

Konstrukti­viteti i Merkelit dhe zhgënjimi i Ballkanit

- ADELHEID FEILCKE

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor është pa dyshim një ndër nismat më të mëdha të politikës së jashtme gjermane, që lidhet ngushtë me emrin dhe angazhimin personal të Angela Merkelit. Shtatë vjet kanë kaluar që nga fillimi i samitit e tani në fund të epokës së Merkelit samiti u rikthye në vendin e tij të origjinës: Por konstrukti­viteti pragmatik të procesit, që është edhe meritë e Merkelit, i ka rënë hija e zhgënjimit, që po dominon prej kohësh në vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me pritshmëri­të nga BE-ja. Proceset e zgjerimit prej vitesh kanë mbetur në vendnumëro, nga njëra anë sepse ka vazhdimish­t veto dhe bllokada në Bruksel, nga ana tjetër sepse vetë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë përparime thelbësore.

Forca dinamike motorike, me të cilën Gjermania dhe Kancelarja personalis­ht vitet e kaluara është angazhuar vazhdimish­t brenda BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit për një perspektiv­ë të tyre në BE, rrezikon që të mpihet një herë e përgjithmo­në me fundit e epokës së Merkelit. Ndërkohë që do të ishte jo vetëm e dëshiruar, por edhe në interesin e Gjermanisë dhe të BE-së, nëse Gjermania do të vazhdojë të jetë jo vetëm si ndërmjetës­uese e sinqertë, por me të gjithë forcën e politikës së saj të jashtme të angazhohet si promotore për bashkëpuni­min rajonal dhe për perspektiv­ën në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

PERSPEKTIV­Ë REALISTE - KATËR LIRITË THEMELORE

Bilanci i Procesit të Berlinit është i zbehtë, duke iu referuar në shtatë vjet pritshmëri­ve për arritje të mëdha në bashkëjete­sën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Nuk ka aspak përparim sa i përket pajtimit dhe njohjes reciproke politike. E megjithatë, ka shumë suksese të tjera konkrete lidhur me çështje kyç, që janë direkt në dobi të njerëzve në këto vende dhe që hapin rrugën për një normalizim brenda rajonit: Nisma e përbashkët për rininë Ryco, shfuqizimi nga 1 korriku i tarifave Roaming dhe përgatitje­t për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Ky projekt do të mundësojë deri në vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor katër liritë themelore – në analogji me BE-në – qarkullimi­n e lirë të mallrave dhe personave, shërbimeve dhe kapitalit. Një perspektiv­ë, që ndoshta është më e përshtatsh­me për të ardhmen dhe më realiste se integrimi në BE për rajonin. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nuk besojnë më që BE-ja vërtet i do ata. Sepse edhe atje, ku shtetet i përmbushin detyrat e tyre të shtëpisë, BE-ja ua refuzon atyre atë çfarë u ka premtuar: Procesi i anëtarësim­it me Serbinë dhe Malin e Zi është në stanjacion prej vitesh, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk lejohen ende të nisin negociatat e anëtarësim­it, Kosova është i vetmi vend, të cilit vazhdon t’i refuzohet liberalizi­mi i vizave. Dhe Bosnjë-Hercegovin­a krahas Kosovës është shumë larg një perspektiv­e konkrete për anëtarësim.

BE-ja po e humbet rolin e vet si pikë orientimi dhe perspektiv­ë për rajonin. Së fundmi, vendet e këtij rajoni e ndjenë veten të lënë në baltë sa i përket furnizimit me vaksina. Premtimi i Selanikut është venitur. Të tjerë aktorë janë aktivë: Turqia, Rusia, Kina e po ashtu edhe SHBA-ja.

POLITIKA E HAPAVE TË VEGJËL E DOBISHËM

Për aq kohë sa BE-ja i krijon pengesa vetvetes me bllokadat e vendeve të veçanta në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, nismat si Procesi i Berlinit janë më të rëndësishm­e se kurrë. Sepse me politikën e hapave të vegjël amortizohe­t paaftësia për arritje të mëdha në nivelin e BE-së. Hapat e vegjël në rrugën e duhur janë të rëndësishm­e për bashkëpuni­m më të ngushtë rajonal, që në plan afatgjatë e lehtëson jetën e njerëzve dhe gjeneron normalitet e fqinjësi paqësore, aty ku deri tani vazhdojnë të dominojnë dasitë nacionalis­te.

Ndërsa po zbehet gjithnjë e më shumë shkëlqimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i shteteve të veçanta dhe institucio­neve të BE-së, që janë të lidhura me Procesin e Berlinit, mund të ketë një rrezatim udhërrëfye­s. Të gjitha partitë, që në zgjedhjet për Bundestagu­n kanë futur në garë kandidatët e tyre për pasues të Merkelit, e mbështesin zyrtarisht procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Por lipset më shumë se kaq për të përballuar zhgënjimin e krijuar në rajon: Angela Merkel me konstrukti­vitetin e saj profesiona­l ka krijuar formatin, që ka nevojë dhe e meriton të vazhdohet, të ripërtërih­et dhe të forcohet nën një qeveri të re në Berlin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania