Panorama (Albania)

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të diskutojnë sulmet kibernetik­e

-

Sulmet kibernetik­e ndaj bizneseve amerikane, si ai i kohëve të fundit ndaj firmës teknologji­ke “Kaseya” në Florida, do të diskutohen në një takim të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë javën e ardhshme. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se “ne presim që të kemi një takim javën e ardhshme të përqendrua­r te sulmet hakeruese që synojnë përfitime monetare”, u tha zëdhënësja Jen Psaki gazetarëve. Sulmi i së premtes përfshiu të dhënat e qindra bizneseve të vogla në të gjithë botën, shumë prej tyre në Shtetet e Bashkuara. Kompania “Kaseya” tha në një deklaratë të martën se sulmi megjithatë nuk përbënte një kërcënim për infrastruk­turën kritike të Shteteve të Bashkuara. Sulmi kibernetik ishte i fundit në një seri ndërhyrjes­h nga hakerat të cilët kanë siguruar para nga mbajtja peng e të dhënave të organizata­ve në këmbim të pagesave në monedha dixhitale. Megjithëse sulmet kibernetik­e janë kryer për vite me radhë, ato janë përshkallë­zuar në mënyrë dramatike kohët e fundit. Një ndërhyrje në kompaninë “Colonial Pipeline” në muajin maj bllokoi furnizimet me benzinë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Presidenti Biden do të takohet me zyrtarë nga Departamen­ti i Drejtësisë, Departamen­ti i Shtetit, Departamen­ti i Sigurisë Kombëtare dhe komuniteti i inteligjen­cës të mërkurën për të diskutuar sulmet kibernetik­e dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’i luftuar ato. Sulmi që goditi klientët e kompanisë “Kaseya”, - shumë prej të cilëve japin shërbime të teknologji­së informatik­e, - nuk kishte të njëjtin ndikim në Shtetet e Bashkuara si hakerimi ndaj tubacionit të naftës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania