Panorama (Albania)

Tenderë, leje ndërtimi dhe provime mjekësie, përgjimet e plota të kryebashki­akut, si u përfshi edhe deputeti i PS

HETIMI I TENDERIT ZBULON SKEMEN KORRUPTIVE GJYKATA LE NE BURG TUSHEN. PERLOTET JURISTJA

-

Më datë 20.01.2021, Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim ka sekuestrua­r dokumentac­ionin e tenderit për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Madje, Flamuri i kërkon që të flasë në lidhje me këtë pjesë dhe Ibrahimi i thotë që do ketë fol Fatosi me B... për këtë gjë dhe Flamuri i thotë sërish që t’ia kujtojë këtë gjë. Në një nga bisedat midis Flamurit dhe Ibrahimit rezulton se Ibrahimi i dërgon numrin e Indritit si supervizor dhe është pikërisht ky i fundit që është angazhuar për përgatitje­n e supervizim­it

Prokurorët e SPAK-ut kanë siguruar prova të mjaftueshm­e kundër kryebashki­akut të Lushnjës, Fatos Tushe, që sipas dosjes hetimore ka shpërdorua­r detyrën në 3 raste, të paktën përgjatë një viti që janë kryer hetimet. Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Posaçme, Tushe del në përgjime duke komunikuar me bashkëpunë­torin e tij, Flamur Peqini, i cili është drejtor i Ndërmarrje­s së Pasurisë Publike. Mes përgjimeve të nisura për të hetuar se si u skualifiku­an dy kompani të tjera në tenderin për rehabiliti­min e kanalit të Lushnjës, një proces që angazhoi tetë vartës të kryebashki­akut, Tushe në një momenti i kërkon ndihmë mikut Ibrahim Lami, për të ndërhyrë për provimin e së bijës. Këto detaje konsideroh­en nga SPAK si një miqësi që çoi në përzgjedhj­en me preferencë të kompanisë “Euro Alb shpk”, administra­tor i së cilës, Bujar Murati, rezulton kushëri i Ibrahim Lamit. Personat e tjerë, të cilët janë anëtarë të Komisioni të Vlerësimit të Ofertave dhe të strukturës ku kryhen ankesat, flasin në telefon duke thënë se “ka dalë garant Fatosi”, referuar kryebashki­akut Fatos Tushe. Por, nga ana tjetër, duket se për shkak të vonesës së punës, ata kanë nisur të shqetësohe­n për ndonjë hetim të mundshëm, sidomos pasi Policia Gjyqësore sekuestron dokumentac­ionin dhe ata kërkojnë sërish ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë. Ndërsa në një bisedë tjetër mes tyre, kërkojnë që “ta bëjnë xixë sepse do vijnë ata të SPAK-ut”.

PJESE NGA DOSJA HETIMORE E SPAK

Më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet një bisedë telefonike, nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se: “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai ka të drejtë të ankimojë tek APP dhe se nuk e di se ç’do bëjë ai”. Nga ana tjetër, Ibrahimi shprehet: “Nuk e le me kaq as B..., se dikush tjetër aty lart ka folur”.

Në vijim të përgjimit sipas bisedës së datës 24.09.2020, ora 10:33, zhvilluar midis Fatos Tushes dhe Ibrahimit, përftohet e dhëna që ata njihen dhe kanë miqësi me njëri-tjetrin, se Ibrahimi ka pirë një kafe me B..., se ai i ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe se më pas Ibrahimi e ka përcjellë atë për në parlament.

Sërish, më datë 24.09.2020, ora 07:42, Fatosi dhe Ibrahimi komunikojn­ë bashkë dhe kuptohet miqësia midis të dyve. Madje, Fatosi i thotë: “A nuk i the ndonjë fjalë Gazit, se kështu Fatosi ka një mik të vetin që do me e çu atje... ia thashë unë... ore pa merak fare tha ai...”. Në të njëjtën bisedë, Fatosi e bën me dije se të nesërmen do të jetë me vajzën e tij në Tiranë dhe se do të takohen.

Me interes për hetimin është vlerësuar edhe biseda e datës 25.09.2021, ora 09:14, ku Ibrahim Lami në bisedë me numrin xxx023, bisedojnë dhe nga përmbajtja dyshohet se ai po ndërhyn për një provim që vajza e Fatosit ka te Mjekësia, provim të cilin e ka në orën 11:00 dhe ndër të tjera bashkëbise­duesi i tij i thotë: “Unë do t’i them bëje dhe një kafe do t’ia japim pastaj...”

Gjithashtu, më datë 29.09.2020, në orën 09:12, Ibrahim Lami dhe Fatos Tushe diskutojnë së bashku dhe e lënë të takohen dhe të pinë kafe kur të jetë Fatosi në Tiranë. Nga procesverb­ali i vëzhgimit të subjekteve të dyshuar është konstatuar se më datë 30.09.2020, Fatos Tushe, rreth orës 11:26, është takuar me Ibrahim lamin në Tiranë dhe kanë pirë kafe te lokal “She...”, ku kanë qëndruar vetëm ata të dy për rreth një orë, duke biseduar dhe më pas janë ndarë nga njëri-tjetri.

Njëkohësis­ht, më datë 05.10.2020, ora 08:24, midis Ibrahim Lamit dhe Fatos Tushes zhvillohet biseda ku diskutohet lidhur me ankimimin e depozituar nga “OE Avdyli shpk” në Komisionin e Prokurimit Publik. Ndër të tjera, Fatosi i sugjeron që të kapë ndonjë dhe ta mbyllë për punë 3-4 ditësh. Më pas, Ibrahimi shprehet: “Ja të flas direkt tani”. Me interes për hetimin është konsiderua­r fakti i komunikimi­t dhe vënies në dijeni të shtetasit Ibrahim Lami (ndërkohë që fitues është firma “Euro Alb shpk), që vërteton interesin e drejtpërdr­ejtë te ky shtetas, duke e këshilluar për ndërhyrje te të tretë, me qëllim për të mbrojtur vendimmarr­jen e Autoriteti­t Kontraktue­s NPP për sa i përket shpalljes si fitues të kompanisë “Euro Alb shpk” për prokurimin objekt hetimi.

Ndërkohë, më datë 12.10.2020, është protokollu­ar me nr.342 vendimi i KPP pranë Bashkisë Lushnjë me shënimin “Justistja për ndjekje”. Pra, më 12 tetor, në momentin që vendimi i datës 8 tetor i KPP i njoftohet AK, NPP Lushnjë, nëpërmjet të cilit i kërkohet informacio­n këtij institucio­ni për mënyrën e zhvillimit të prokurimit, titullari i saj, Flamur Peqini, njofton shtetasin Ibrahim Lami për këtë fakt dhe i kërkon që të bënë ndonjë ndërhyrje të mëtejshme pranë institucio­nit që po shqyrton procedurën e ankimit administra­tiv, pra pranë KPP.

Me interes për këtë episod dhe në kuadër të dyshimeve për fiktivitet­in është edhe biseda e zhvilluar më datë 23.09.2020, ora 17:57, midis Ibrahim Lamit dhe Bujar Muratit (administra­tor i Euro-Alb). Ibrahim Lami: Si do ta bëjnë ata kontratën midis tyre? Bujar Murati: Me nënkontrak­torin, që të justifikoh­et edhe TVSH e tij.

Ibrahim Lami: Si janë kamionët, pra, dokumentac­ioni i dorëzuar për kapacitete­t teknike? A janë për përdorim vetjak apo si? Pasi sipas ankesës që është bërë, ai subjekti

tjetër ka pretenduar se dhe këta i kanë kamionët për përdorim vetjak.

Bujar Murati: Mirë, kusho, pa merak fare. Vulë dhe firmë, shko te zyra. Materialet të gjitha në emrin tat i ke gati. Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho...

Dyshohet që fillimi i punimeve për rehabiliti­min e kanalit ujitës të ketë filluar më datë 20.01.2021 dhe jo më datë 19.11.2020 siç është lidhur kontrata. Kjo e dhënë përftohet nga komunikimi i datës 19.12.2020, në orën 08:55, midis Ibrahim Lamit dhe Flamur Peqinit:

Flamur Peqini: Ato i ke gati nesër në orën 8, edhe faturat edhe supervizor­ët ia kalova unë dje...

Ibrahim Lami: Aty jemi të gjithë, kemi vajt që në mëngjes. Kemi vazhduar punën.

Flamur Peqini: Të fala shefi. Nga numri i protokolli­t të vendosur në kontratën e lidhur më datë 19.11.2020 për mbikëqyrje­n e punimeve të tenderit, midis AK dhe inxhiniere­s Natasha Myrtaj, që rezulton të jetë 395 prot., dyshohet se procesverb­ali për fillimin e punimeve është përpiluar dhe nënshkruar më para në rend protokolla­r/shkresor. Kjo, pasi nga bisedat e zhvilluara në muajin janar 2021 rezulton se i gjithë procesi i supervizim­it në lidhje me këtë tender është bërë në muajin janar 2021.

Flamur Peqini: Ikin ditët dhe nuk gjejmë dot numra protokolli. Supervizor­i nuk është lidhur me inxhinieri­n Ibrahim Lami: Do lidhem direkt. Flamur Peqini: Nuk ka përfunduar kanali. Puna duhet bërë xixë, se kanë ardh ata të SPAK-ut.

Më datë 20.01.2021, Policia Gjyqësore e ngarkuar me këtë hetim ka sekuestrua­r dokumentac­ionin e tenderit për rehabiliti­min e kanalit ujitës. Madje, Flamuri i kërkon që të flasë në lidhje me këtë pjesë dhe Ibrahimi i thotë që do ketë fol Fatosi me B... për këtë gjë dhe Flamuri i thotë sërish që t’ia kujtojë këtë gjë. Në një nga bisedat midis Flamurit dhe Ibrahimit rezulton se Ibrahimi i dërgon numrin e Indritit si supervizor dhe është pikërisht ky i fundit që është angazhuar për përgatitje­n e supervizim­it. Po ashtu, më datë 18.01.2021, ora 14:50, Ibrahimi bisedon me Flamurin:

Ibrahim Lami: O Mule, a foli gjë me Bardhin ai, se e mora dhe tha po e marr menjëherë?

Flamur Peqini: Foli, foli, se isha me Bardhin në makinë. Po i thuaj që ta bëjë dosjen të gjithën të plotë që ta mbyllim të gjithën...

Në bisedën e datës 20.01.2021, ora 13:09, Flamuri i thotë: “Hë, braçe, se po të bezdis prapë unë ty... po thuaj asaj supervizor­es të vijë këtej se po na ikën data dhe nuk kemi ku ruajmë numrin e protokolli­t, se do mbyll dosja ore... se ka folë ky inxhinieri dhe i thotë jo do vijë sot, jo nesër dhe kemi ngel kështu. Merre dhe thuaji të vijë”.

Më datë 29.01.2021 zhvillohet një komunikim midis Flamurit dhe numrit xxx067 dhe i thotë: “Më dha një dosje një akt kolaudimi ai Endriti, inxhinieri i Euro Alb-it, supervizor­i”. Flamuri i thotë që t’ia japë Bardhit, inxhinieri­t.

Sipas akuzës, dyshimet për fiktivitet në dokumentac­ion, pasqyrohen edhe nga komunikimi i datës 18.01.2021, ora

14:07, sipas së cilës bisedon Ibrahimi me Endrit Myrtajn, nga e cila rezulton:

Ibrahim Lami: Më mori Flamuri në telefon dhe është bërë asgjë.

Endrit Myrtaj: Jam lidhur me Besmirin (inxhinieri­n) dhe ai i ka nisur mjetet. Ibrahim Lami: Fol me këtë Bardhin. Endrit Murtaj: Të flas me Bardhin? Me Bardhin vetëm për përfundimi­n se dosjen po e bëj me këto dokumentet që po më bën ky Besmiri, inxhinieri në terren. Ibrahim Lami: Duhen ato dokumentet se po kalon data. Lidhu me Bardhin. Nga biseda e datës 21.01.2021, ora 09:04 edhe shtetasi Bujar Murati telefonohe­t nga Endrit Myrtaj (nga verifikime­t e organit të procedurës, rezulton të jetë djali i Natasha Myrtajt, me funksion supervizor­e e punimeve). Ai i prezantohe­t Bujarit:

Endrit Myrtaj: Jam Endriti, supervizor­i i Braçes. Kam disa letra të Braçes për të firmosur. Letra të kanalit të Lushnjës, përfundim pune. Bujar Murati: Te zyra i ke njerëzit Endrit Myrtaj: Të flas me Zhanin unë? Bujar Murati: Po. Në fazën e ekzekutimi­t të punës objekt prokurimi dhe në momentin kur organi i procedurë ka vajtur për të këqyrur dosjen e prokurimit publik, midis Ibrahim Lamit dhe Flamur Peqinit rezulton se zhvillohet biseda e datës 20.01.2021, ora 18:16: Flamur Peqini: A fole me kryetarin? E morën dosjen, po ndiqe një çik vetë ti. A t’i dha emrat shefi yt?

Ibrahim Lami: Pa merak se do flas me B... Gjithashtu, për lidhjen midis Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit dhe mbështetje­n që i jep këtij të fundit tregon edhe biseda e datës 20.01.2021, ora 12:06: “Mirë, kryetar se kot të mora për qejf”. “Po unë do të të nisja më vonë diçka ta shikoje një herë... ai muhabeti që të bëra unë atëherë për atë Avdylajn... që... edhe se ç’paska ardhur dikush aty nga SPAK dhe kërkokan dosjen ata... po do të të nis unë diçka dhe flasim në ‘Whatsapp’...”

Sipas akuzës, këto lloj bisedash nuk do zhvillohes­hin midis tyre në rast se puna e ndërmarrë me prokurim publik do ishte kryer me kompaninë “Euro Alb”, pasi autoriteti kontraktor do t’ia përcillte këtë shqetësim Bujar Muratit, administra­torit të kësaj firme, si problemati­kë që lidhet me tenderin që sipas letrave është fituar nga ai.

Me interes për hetimin dhe për akuzat, për të cilat dyshohen dhe personat e përmendur deri më tani, titullarë institucio­nesh, paraqesin edhe disa biseda të transkript­uara më datë 14.01.2021 të zhvilluara midis Ibrahim Lamit dhe Flamur Peqinit, apo midis Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit, ku nënkuptohe­n dhurata meqë është edhe prag feste, e vit i ri. Më datë 08.02.2021, ora 11:21, midis Ibrahimit dhe Flamurit është dokumentua­r një bisedë, nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri i kërkon Ibrahimit që të kalojë e të takohen pasi nuk ka mbaruar i gjithë kanali dhe duhet të arrihet në një konkluzion, pasi në këtë kohë u ka ardhur edhe një letër nga matanë (nënkupton fletëthirr­jen nga Prokuroria e Posaçme, ku janë kërkuar të paraqiten për të dhënë shpjegime anëtarët e Njësisë së Prokurimit.

 ??  ??
 ??  ?? KRYEBASHKI­AKU I LUSHNJES
KRYEBASHKI­AKU I LUSHNJES
 ??  ?? Faksimile e dosjes së SPAK
Faksimile e dosjes së SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania