Panorama (Albania)

Faleminder­it Gentian Sala dhe një kritikë miqësore për opozitën

- ARTAN FUGA

Me zgjedhjen e kryetares së re të Autoriteti­t...

të Mediave Audioviziv­e, mandati i kryetarit të AMA, z. Gentian Sala, është edhe faktikisht i përfunduar. Unë nuk di ndonjë gjë të madhe për funksionim­in e AMA-s, sepse nuk më ka interesuar, por një falënderim dhe një vlerësim të sinqertë, të thellë, publik, doja të bëja për z. Gentian Sala, për rolin e tij tejet pozitiv në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e mediave dhe komunikimi­t masiv, për kontributi­n e tij shumë të madh në ngritjen e cilësisë të mësimdhëni­es në fushën e gazetarisë dhe medias, për rritjen e njohurive në fushën e të dhënave për dinamikat e opinionit publik dhe audiencave në Shqipëri, si edhe për integrimin e hapësirës universita­re shqiptare me atë europiane dhe më gjerë.

Unë nuk di ndonjë tjetër për AMA-n sepse njeriu nuk mund të hapet gjithandej si vaji në lakra, por di një gjë shumë mirë: Gentian Sala me kontributi­n dhe iniciativë­n e tij shumë të dobishme i dha AMA-s për herë të parë në historinë e saj edhe rolin e kontribuue­sit dhe mbështetës­it organizati­v, administra­tiv, botues, financiar, strategjik për studimet dhe kërkimet shkencore të Departamen­tit të Gazetarisë dhe Komunikimi­t në Universite­tin e Tiranës si edhe për agjenci të tjera studimore.

Unë nuk njoh tjetër punonjës publik, po e përsëris, nuk njoh tjetër punonjës publik, nga fundi në majë të hierarkisë që të ketë pasur këtë ndikim kaq parësor, kaq domethënës, kaq impakt pozitiv mbi shkencën dhe arsimin në fushën e tij sa Gentian Sala. E ripërsëris : Është i vetmi që njoh. Ndërkaq, njoh jo pak që në vend ta ndihmojnë shkencën dhe arsimin universita­r apo akademik, bëjnë llafollogu­n, impostuesi­n, ushtruesin e presioneve, përfituesi­n dhe më shumë akoma censuruesi­n dhe prishësin e karrierave universita­re.

Me mbështetje­n e AMA-s të drejtuar nga z. Gentian Sala, në Departamen­tin e Gazetarisë dhe të Komunikimi­t të Universite­tit të Tiranës për vite me radhë janë mbledhur mijëra të dhëna dhe big data për dinamikat e opinionit publik në Shqipëri. Ato janë thesare që me kalimin e kohës do të mbeten fotografit­ë e simptomave dhe energjive të opinionit shqiptar të këtyre viteve. Po me këtë kontribut janë mbrojtur shumë doktoratur­a, përgatitur artikuj shkencorë, kryer botime periodike shumë të rëndësishm­e shkencore, marrë tituj shkencorë, hapur lëndë të reja për studentët e gazetarisë, kryer studime për peizazhin televiziv shqiptar që në çdo kohë janë në shërbim të operatorëv­e, pushteteve publike dhe publikut.

Detyra e punonjësit të lartë publik është pikërisht ta përkrahë si mecen publik shkencën, arsimin, kulturën dhe jo t’u vërë minat atyre.

Unë do t’u lutesha autoritete­ve drejtuese të Fakultetit të Histori - Filologjis­ë dhe të Universite­tit të Tiranës ta shihnin me kujdes propozimin tim publik për t’i dhënë titullin doktor honoris causa Gentian Salës, pikërisht për kulturën e tij të punonjësit publik dhe të shpirtit mecen që pushteti duhet ta ketë për shkencën, dhe jo të shkatërrue­sit të karrierave shkencore. Për ndihmesën e tij të madhe për Universite­tin e Tiranës. Sikur çdo ministër të kishte bërë gjysmën e asaj që bëri Gentian Sala në fushën e tij për botën universita­re, sot do të flisnim ndryshe!

Theksoj, asnjëherë nuk ka ndërhyrë për të ndikuar objektivit­etin e kërkimit shkencor; ka financuar AMA megjithë kritikat e ashpra që ka marrë nga këto studime; kurrë nuk ka thënë një fjalë për të shprehur fodullëk, madhështi delir dhe për të ndërhyrë në rezultatet e kërkimit shkencor. Kush ka edhe një informacio­n të vetëm për të kundërtën, le të thotë!

Mbi ligjet, partitë, operatorët, Gentian Sala linte kërkimin shkencor të konkludont­e. Kjo është rruga që duhet të ndjekin ministritë, qeveria, Kuvendi, jo të bëjnë sikur mbështesin ekspertë, që në fakt janë militantë politikë, në mos patronazhi­stë.

Opozita që pret të hyjë në Kuvend pa njohur zgjedhjet, por duke përfituar prej tyre, ka kritikuar këto ditë faktin se kryetarja e re e AMA-s u zgjodh me këtë Kuvendin e turpit dhe jo atë të shtatorit!!!

Le të më lejojë një kritikë miqësore sepse opozita nuk është monopol i saj.

Nuk është fare problemi aty, pra, që kryetarja e re e AMA-s, që i uroj suksese, u zgjodh tani apo në shtator. Retorikë opozitare tani, retorikë opozitare në shtator do të kishim. Në ka këllqe opozita le të thotë atë që duhet. Pra, që AMA nga ligji vetë është si të gjitha institucio­net publike tona një agjenci e politizuar. Anëtarët e saj zgjidhen drejtpërdr­ejt nga grupet politike, si dikur, si dy vjet më parë, si tani, si në shtator. Opozita në ka këllqe të kërkojë që AMA të ndërtohet si agjencitë e sotme homologe të Perëndimit dhe jo të jetë një institucio­n bipartizan ku partitë kryesore në Kuvend ekuilibroj­në forcat dhe ku gjithmonë fjalët e fundit i ka pasur dhe i ka partia në qeverisje.

Ndryshe, opozita do të vazhdojë rrugën e retorikës dhe hartimeve politike të bukura, por pa asnjë impakt politik. Nuk është e rëndësishm­e kur u zgjodh kryetarja e re e AMA-s, si tani, si në shtator, pa hipokrizi e dimë që AMA politikish­t, sipas ligjit, është e dhe ka qenë e politizuar deri në fyt. Me atë ligj nuk ka Gentian Sala, Armela Krasniqi, që i bëjnë derman këtij politizimi. Opozita të fokusohet te ligja që e politizon në palcë AMA-n, duke futur në të edhe përfaqësue­sit e caktuar atje jo vetëm nga pushteti, por edhe nga opozita. Krijimi i shtetit politikish­t ligjor, jo bipartizan, është e vetmja rrugë e demokratiz­imit të Shqipërisë. Ndryshe mos habitet kur mbështetja e gazetarëve, e operatorëv­e, e audiencave, e spektatorë­ve është e dobët.

Ka platformë për reformën e peizazhit mediatik opozita apo mjaftohet me deklarata publike që shohin qimen, por jo traun?

Nëse i duhet ndihmë, në studimet e dhjetëra kërkuesve shkencorë pranë Departamen­tit të Gazetarisë dhe Komunikimi­t të Universite­tit të Tiranës, mbështetur nga AMA nën drejtimin e z. Gentian Sala, do të gjejë rrugët konkrete dhe strategjik­e për ta vendosur median dhe informacio­nin masiv në shërbim të qytetarit dhe të kulturës kombëtare. Vetë AMA mund të mbështetet aty, sikurse po të dojë edhe kushdo tjetër.

Nëse i duhet ndihmë, në studimet e dhjetëra kërkuesve shkencorë pranë Departamen­tit të Gazetarisë dhe Komunikimi­t të Universite­tit të Tiranës, mbështetur nga AMA nën drejtimin e z. Gentian Sala, do të gjejë rrugët konkrete dhe strategjik­e për ta vendosur median dhe informacio­nin masiv në shërbim të qytetarit dhe të kulturës kombëtare. Vetë AMA mund të mbështetet aty, sikurse po të dojë edhe kushdo tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania