Panorama (Albania)

Pas 8 vjetësh në pushtet, Rama në sulm ndaj Policisë: E korruptuar dhe pa etikë

“Ndërtimet pa leje? Emri është korrupsion, nuk ka tjetër. Ky është emri: korrupsion, ryshfet, bakshish, poshtërsi, neveri, shëmti”

- ETIKA E POLICISË

Është shumë sfidues për ligjin, është shumë sfidues për shtetin, është shumë sfidues për Policinë e Shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë abuzivizmi të atillë që degjeneron deri në krisma e në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në lokal. Kush janë këta? Jua them unë kush janë këta.

Kryeminist­ri Rama akuzoi Policinë e Shtetit në totalin e vet si të korruptuar, pa etikë para qytetarit dhe shumë herë të vënë në shërbim të bizneseve të paligjshme. Pas tetë vjetësh në qeverisje, Rama e etiketoi Policinë si një opozitar, ndërkohë që drejtuesve të rinj në çdo qark u vuri objektivin 100-ditor për të bërë ndryshimin e dukshëm, që nga qasja me qytetarin, ryshfeti që kërkohet zakonisht nga Policia Rrugore dhe deri te kontrolli i territorit për ndërtimet pa leje dhe çdo aktivitet tjetër të paligjshëm.

Është e pajustifik­ueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e forcave “Shqiponja” dhe nga patrulla e përgjithsh­me, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimi­n me qytetarët është shumë domethënës­e për ta kuptuar situatën e përgjithsh­me psikologji­ke dhe nivelin e përgjithsh­ëm të mobilizimi­t të forcave të Policisë, që janë në kontaktin e vazhdueshë­m me hallet, nevojat dhe ankesat e qytetarëve.

KORRUPSION­I Policia e Shtetit është botërisht e shikuar dhe e respektuar prej disa vitesh, si një ndër institucio­net me besueshmër­inë më të lartë dhe cenimet etike, si dhe lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsion­it të vogël, sidomos te strukturat e Policisë Rrugore, janë të patolerues­hme. Dua këtu të vlerësoj rolin e SHÇBA-së dhe njëkohësis­ht ta nxis publikisht SHÇBA-në që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve. Ne kemi rritur, edhe në harmoni besoj me pritshmëri­në e qytetarëve, rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë. Është e papranuesh­me që kjo të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjetev­e për qëllimin e neveritshë­m të përfitimit të ryshfetit dhe është e pajustifik­ueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimev­e të fundit në Kodin Rrugor, qytetarët të mos ndiejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimi­t rrugor, ky është fakt. Vetë strukturat e Policisë së Shtetit dhe struktura e SHÇBA-së konstatojn­ë që në punën e komisariat­eve, rastet e denoncimev­e të qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjës­inë e duhur dhe në kohën e duhur e për më tepër, sot, kur ne jemi tanimë në sezon turistik dhe numri i lartë i pushuesve që hyjnë dhe dalin në vend është domethënës, të kemi Policinë e Shtetit përmes individësh të padenjë që t’i shkojnë kundër detyrimit të të gjithëve bashkë, të çdo strukture të shtetit për t’i pritur dhe për t’i sajdisur të gjithë pushuesit, sipas traditës më të mirë shqiptare e sipas standardev­e më të mira të një vendi që pretendon të bëhet kampion i turizmit në Ballkan. Mungesë etike, mungesë komunikimi, implikimi në veprime abuzive nga personeli policor, janë shfaqje të neveritshm­e që duhen luftuar pa asnjë kompromis dhe me zero tolerancë.

KRIMINALIZ­IMI Është shumë sfidues për ligjin, është shumë sfidues për shtetin, është shumë sfidues për Policinë e Shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë abuzivizmi të atillë që degjeneron deri në krisma e në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në lokal. Kush janë këta? Jua them unë kush janë këta. Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në ato territore, këta janë korruptues­it e Policisë së Shtetit, këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë së Shtetit, që tërheqin prej hunde policë, shefa komisariat­esh, duke i kthyer në roje të aktiviteti­t të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte një rast alarmant dhe e kam ndarë këtë gjë me ministrin e Brendshëm dhe me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë që ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetime administra­tive, në masa ordinere, por në përjashtim­e imediate dhe ndëshkimin penal të personave përgjegjës. Kush e mban përgjegjës­inë për nxjerrjen e armëve e për sakatimin e njerëzve në lokal në 01:00 të natës, përveçse ata të cilët kanë lejuar që ai aktivitet të zhvillohet në shkelje totale të ligjit e jo në ndonjë luginë të humbur, por në mes të qytetit. Një sfidë ndaj ligjit e ndaj qytetarit të mirë, ndaj popullit komplet atje që respekton ligjin, në mes të qytetit.

NDËRTIMET PA LEJE Nuk e di në cilin vit kemi hyrë tani, por me një llogari të

Nëse Rama kërkon të infiltruar­it në Policinë e Shtetit, le të fillojë të pyesë veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë. Duke nisur nga Ardi Veliu, që jo më larg se 3 muaj më parë mashtroi shqiptarët... “Sfiduesit e ligjit tërheqin prej hunde Policinë” “Arrestohen fshatarët për një avlli dhe lejohet betonizimi i plazhit”

thjeshtë, është viti i disatë kur ne shikojmë me keqardhje që Policia e Shtetit dhe drejtuesit kryesorë të saj në nivel vendor, akoma nuk e kanë përvetësua­r plotësisht e nuk e kanë bërë pjesë organike të punës së tyre misionin e mbrojtjes së territorit në çdo aspekt. Ka qenë një problem i madh i gjithë administri­mit dhe menaxhimit tonë të shtetit për dekada ndarja e Policisë së Shtetit nga ky mision. Ne e kemi njehsuar këtë mision me Policinë e Shtetit në të gjithë aspektet e cenimit të pronës publike e të mjedisit. Për cilën arsye në botë ne duhet të kemi akoma shfaqje, sado sporadike, të ndërtimeve pa leje? Për cilën arsye në botë? Vetëm për një arsye, korruptimi i punonjësve të Policisë së Shtetit. Asnjë arsye tjetër nuk ka, bashkëpuni­mi në krim, ndërkohë që në Parlament, në muajt e fundit, ka kaluar një tjetër paketë përforcues­e e fuqisë së ligjit në raport me mbrojtjen e territorit. Kostot e ndërtimeve abuzive janë marramendë­se për shtetin shqiptar dhe qytetarët shqiptar nuk kanë arsye të paguajnë asnjë cent e jo më miliona për ato kosto. Parametrat e sigurisë rrugore dhe garantimi i pacenueshm­ërisë së territorit nga ndërtuesit pa leje duhet të jenë prioritet i palëvizshë­m për çdo drejtues të ri të Policisë së Shtetit që raportin me qytetarin të strukturës që ai drejton dhe raportin me territorin duhet t’i ketë si dy anët e së njëjtës medalje të punës së përditshme. Kanë çuar për ndjekje penale fshatarë në zona të humbura për një avlli, për një gardh, për një mur dhe ndërkohë janë toleruar veprimtari kriminale t ndërtimit pa leje në zonat turistike, në zonat e mbrojtura natyrore, arkeologji­ke e kështu me radhë. Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfarë bën Policia e Shtetit në këto kuadrate që janë të ndara qartësisht mes komisariat­eve? Kthejnë sytë nga ana tjetër dhe këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor. Këtu flitet për skena krimi aktive me orë, me ditë, me javë e net të tëra. Është krim i përcaktuar si i tillë, e zeza mbi të bardhë, në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të ndërtosh pa leje. Është njësoj si çdo krim tjetër, madje me dënime shumë të rënda dhe këto skena krimi zhvillohen në sytë e policëve, që kanë detyrimin ligjor të veprojnë menjëherë. Kjo nuk ka asnjë emër tjetër dhe nëse nuk u vëmë gjërave emrin e tyre, e kemi shumë të vështirë pastaj që të ndryshojmë gjërat. Emri është korrupsion, nuk ka tjetër. Ky është emri: korrupsion, ryshfet, bakshish, poshtërsi, neveri, shëmti.

OBJEKTIVI Forca e shembullit tuaj është themeli i kësaj faze të re. Nëse ju do të qëndroni me gjithë forcën e shembullit tuaj e nëse ju do t’i ndiqni prioritete­t me të gjithë vendosmëri­në dhe këtë besim që keni marrë, do ta ktheni mbrapsht, jo te drejtori që ju ka emëruar, as te ministri, as tek unë e as te qeveria, por te populloi shqiptar, brenda pak kohe, gjithçka do të fillojë të lëvizë në drejtimin e duhur për të arritur në një nivel të ri. Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë. 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal, nga i pari tek i fundit. 100 ditë. Asnjë ditë më shumë, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshë­m në çdo qark. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, Shqiponja, skifterë, çakej që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë. Në çdo qark! Në 100 ditë!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania