Panorama (Albania)

Nga Kukësi në Zyrih, nisin sot fluturimet nga “Flatrat e Veriut”

Fluturimi i kthimit për në Zvicër, vetëm gjysmë ore më vonë

-

Më 9 korrik, kompania ajrore zvicerane “Helvetic Airlines” do të ulet në Aeroportin Ndërkombët­ar të Kukësit (KFZ), duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë.

Fluturimi organizohe­t nga Operatori Turistik me bazë në Zyrih, “Illyrian Eagle”. Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitje­s për kthim për në Zyrih. Fluturimi i parë nga Zyrihu për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardh­jeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit. “Helvetic Airways” është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zyrihut (ZRH) dhe shërben 34 destinacio­ne në të gjithë botën, përfshirë Europën dhe Afrikën Veriore, si dhe fluturime të planifikua­ra në emër të “Swiss Internatio­nal Airlines” dhe “Lufthansa”. Destinacio­net përfshinin Bordo, Calvi, Larnaca, Gran Canaria, Lanzarote, Palma de Mallorca, Tenerife, Corfu, Heraklion, Kos, Rhodes, Shannon, Brindisi, Lamezia, Olbia,

Prishtina, Shkupi, Ohri, Berni, Cyrihu, Birmingham, Manchester dhe Inverness. “Helvetic Airways” u krijua në vjeshtën e vitit 2003, si një ribrandim dhe zgjerim i linjës ajrore ekzistuese “Odette Airways”, për të shërbyer në destinacio­net në Europën Juglindore. Linja ajrore ishte transportu­esi i parë buxhetor i Zvicrës, aktualisht ka një flotë prej 14 avionësh, duke filluar nga “Embraer”, që në total mund të transporto­jë 1,552 pasagjerë në të njëjtën kohë. Aeroporti Ndërkombët­ar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometras­h dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësis­ht, ndërsa brenda një ore 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit. Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës. Informacio­net për shitjet e biletave me dhe nga Zyrihun, nga Kukës Internatio­nal Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të “Illyrian Eagle”: https:/ /www.illyrianea­gle.ch/.

 ??  ??
 ??  ?? Aeroporti i Kukësit
Aeroporti i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania