Panorama (Albania)

GJKKO lë në qeli kryetarin e 6 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë

Juristja përlotet në sallë: Nuk kisha asgjë në dorë! Gjykata lë në fuqi masën “Arrest shtëpie” edhe për 4 zyrtarë të tjerë

-

Shtatë nga 11 të arrestuari­t me urdhër të Prokuroris­ë Speciale, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, janë lënë në qelitë e paraburgim­it.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar nuk ndryshoi masën e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës dhe dy biznesmenë, ndërsa katër të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Seanca maratonë që nisi rreth orës 10:00 të paradites së djeshme dhe përfundoi rreth orës 18:00, u përmbyll me lënien në fuqi të masave të mëparshme të dhëna nga Gjykata. Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, Fatos Tushe i shoqëruar edhe nga avokati mbrojtës ka kërkuar heqjen e arrestit dhe pushimin e akuzës. Ai ka pretenduar se nuk i ka kryer veprat penalet, për të cilën përfundoi në pranga tri ditë më parë. Tushe akuzohet për vepra penale të korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës. Në qeli u la edhe Flamur Peqini, drejtori i Ndërmarrje­s së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës, i konsiderua­r si “koka” e grupit që kryente veprimtari të paligjshme. Në dosjen e SPAK, e përfshirë në skema për favorizim të tenderëve, është edhe juristja Blerta Turku, e cila mes lotëve ka kërkuar nga GJKKO të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në arrest shtëpie. Mësohet që juristja të ketë deklaruar: “Jam vetëm juriste dhe nuk kam asgjë në dorë. Pse duhet të qëndroj në qeli?!”. Pavarësish­t kërkesës, ajo do të mbetet në qeli. Në dosjen e SPAK, juristja zhvillon biseda të shumta me eprorin e saj, Flamur Peqini, në lidhje me tenderët që zhvillohen në Bashki, veçanërish­t atë të kanalit ujitës. Gjatë seancës së djeshme, në burg u lanë edhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës, përkatësis­ht Gazment Çela dhe Bektash Nexha si dhe dy biznesmenë­t Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Ndërkohë, GJKKO nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për personat e tjerë të arrestuar, atë të “Arrestit shtëpiak” për zyrtarët Andri Mushaj, Xhemal Hasko, Ani Simonin si dhe Margarita Gjermani.

ARRESTIMET Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, tetë zyrtarë lokalë dhe dy biznesmenë përfunduan në prangat e Policisë paraditen e 6 korrikut me urdhër të Prokuroris­ë Speciale

kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Ata akuzohen si të përfshirë në afera korruptive, ndërsa vetë kryebashki­aku, i shkarkuar një ditë më vonë nga Kryeminist­ri Edi Rama me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë. Arrestimet e të dyshuarve u bënë në mënyrë demonstrat­ive në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa vetë kryebashki­aku u prangos në zyrën e tij. Tre furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zbarkuan në bashki e më tej në zyrat e Ndërmarrje­s së Pasurive Publike për të zbatuar urdhërarre­stet. Ajo për të cilën akuzohen zyrtarët, është një tender për rehabiliti­min e një kanali ujitës, me vlerë 24 milionë lekë të rinj. SPAK thotë se ka kryer hetimet për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e”.

 ??  ?? Fatos Tushe në gjyq
Fatos Tushe në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania