Panorama (Albania)

“Hidhi asaj me 3 teta o burrë i dheut, është çuni i shefit”

Si shpërdoroh­ej karburanti nga drejtor Peqini në Bashkinë e Lushnjës. Përveç tenderit, provohen edhe shkelje të tjera

- TIRANE Flamur Peqini

Sipas SPAK, Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrje­s së Pasurive Publike në Bashkinë Lushnje, në vazhdimësi komunikon me persona të ndryshëm punonjës të një pike karburanti, ku me porosi të tij furnizohen me karburant automjete të ndryshme.

Dyshohet se shtetasi Flamur Peqini, përveç furnizimit të automjetev­e të institucio­nit ku punon, furnizon dhe automjete të tjera që nuk janë pjesë e institucio­nit, por i furnizon nga limit i karburanti­t të destinuar për t’u përdorur për nevoja pune, duke shpërdorua­r detyrën e tij si drejtor i NPP, si dhe komunikon me shtetasin Daniel Nushi, i cili është menaxher i pikës së karburanti­t “K...”.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje, më datë 30.04.2020, ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik “Nushi” shpk, me objekt “Blerje gazoil për Ndërmarrje­n e Pasurive Publike, pastrimin e kanaleve kullues dhe benzinë për motorët, marrëveshj­e Kuadër-Vetëm me një operator ekonomik me afat 12 muaj”, me fond limit 22.778.285 lekë.

Konkretish­t, në disa nga komunikime­t midis shtetasve Flamur Peqini dhe Daniel Nushi, të zhvilluara që në fillim të hetimit e më tej, rezulton se Flamuri urdhëron Danielin të furnizojë me karburant shtetas të ndryshëm që nuk janë të punësuar në bashki. Më datë 05.08.2020, në orën 12:45, Fatos Tushe telefonon Flamurin: “O Mule, thuaj i cik atij t’u hedhi çunave me tre tetat...”, pas kësaj telefonate Flamur Peqini telefonon Danjelin dhe i thotë: Po vjen një makinë tjetër aty. Danjeli i thotë: Ok të njoftoj unë sa të vijë dhe sa t’i hedhim... Peqini: Ok më thuaj!

Në orën 13:00, Flamuri telefonon Danjelin dhe i thotë: Hidhi asaj me tre teta o burrë i dheut. Danjeli i thotë: Okej, ja tani në sekonda. Flamuri i thotë: Shpejto tani direkt, ajo me tre teta e ke parasysh, është çuni i shefit... Para kësaj telefonate, Fatos Tushe ka telefonuar flamurin dhe i thotë: Janë çunat aty re Mule, nuk i the gjë atij... ai ka thënë jo, nuk ka thënë gjë Flamuri... Personi që ka furnizuar me karburant makinën dyshohet të jetë Brigel Lami, djali i Ibrahimit.

Në orën 01:06 të datës 05.08.2020, Danjeli i thotë se i ka hedh 85 litra, Flamuri e pyet: Po ajo tjetra sa mori...? 83 përgjigjet Danjeli.

Më pas, në orën 17:11, Danjeli telefonon Flamurin dhe i thotë: Kam këtë çunin e shefit këtu oo. Flamuri i thotë: Çunin e shefit? Okej, mbushe dhe më ço mu mesazh sa litra hodhe..

Po ashtu, në lidhje me shpërdorim­in e karburanti­t është dokumentua­r edhe episodi i furnizimit me karburant të shtetasit të identifiku­ar si F.F., i cili më datë 28.07.2020, rreth orës 10:39, telefonon kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, dhe i thotë që ‘nesër në mëngjes do iki për pushime dhe do të futem në Lushnje nga ora 07:30. Fatosi i thotë do nxjerri drejtorin e burimeve njerëzore, Turin, pasi vetë do jetë në Karaburun’. Ndër të tjera, Fatosi i thotë që ai e din vendin atje dhe të shkojë vetë, mos ta vrasë mendjen. Fatos Tushe me sms i ka dërguar F...numrin e Arturit dhe Arturit numrin e F...

Të nesërmen, më datë 29.07.2020, në orën 06:42, Fatosi telefonon Flamurin dhe ndër të tjera e pyet: A erdhi F...se i thashë Turit?. Flamuri i thotë që i ka thënë Turi, por ka menduar se po tallej. Flamuri ndër të tjera i thotë që ndodhet te karburanti dhe po pret “Braçen”.

Sipas raportit të vëzhguesit të kryer më datë 29.07.2020, rreth orës 07:00, te karburant “K...” konstatohe­t se shtetasi Flamur Peqini me punonjësin e karburanti­t dhe ndërkohë vjen një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të kuqe me targë TR7..3R, e cila futet për furnizim dhe nga mjeti zbret pasagjeri, i cili komunikon me shtetasin Flamur Peqini dhe pasi furnizon mjetin me karburant, largohet. Sipas raportit, nuk bëhet pagesë për furnizimin e kryer.

Gjatë kryerjes së vëzhgimeve, janë evidentuar kontaktet me interes midis subjekteve, konkretish­t takimet midis shtetasit Flamur Peqini me shoferin e tij dhe me punonjësit e karburante­ve “T...” dhe “K...”. Momenti i furnizimit të automjetev­e që jepte porosi shtetasi Flamur Peqini, te karburanti me logon e “K...”, të cilët furnizohes­hin dhe nuk paguanin para.

Gjithashtu, më datë 09.10.2020, në orën 5:43, Flamurin e telefonon djali i Ibrahimit, Brigeli, dhe i thotë: Mule, si kalove? Djali i Braçes jam. Numri është i Besit (shoferi i Ibrahimit), po më tha babi dhe jam këtu te karburanti...e mirë i thotë ma jep një çikë punëtorin dhe punëtorit i thotë po hedhi, hedhi, mbushe atë dhe më thuaj mua pastaj, po Gersi sa mori? Personi i përgjigjet: Gersi mori 40..e mirë mbushe dhe më thuaj. Më pas, në orën 05:46, Flamurin e telefonon Danjeli: “Flamur 84” dhe Flamuri thotë: “84, po kuptova”.

Sa më sipër, sipas akuzës lindin dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Fatos Tushe dhe Flamur Peqini japin në mënyrë të kundërligj­shme sasi karburanti­t në pronësi të shtetit, personave të ndryshëm personave të ndryshëm të paautorizu­ar duke shpërdorua­r detyrën apo duke krijuar favore të kundërligj­shme për to.

Gjithashtu, shtetasi Flamur Peqini komunikon me personat me numër 6841 ... me të tjerë me emrat Blera me numër ... Rita me numër ... Bardhi me numër... Gazi me numër... Nardi me numër ..., të cilët kuptohet se janë punonjës të administra­tës së Bashkisë Lushnje dhe komunikojn­ë lidhur me disa procedura tenderimi për një kanal kullues dhe praktika të tjera.

Me interes për hetimet është evidentuar edhe veprimtari­a në kundërshti­m me ligjin e shtetases Blerta Turku, e cila rezulton të ketë dijeni në lidhje me procedurat e tenderit të sipërpërme­ndur apo dhe me procedura tenderi të tjera, për të cilat zhvillon komunikime ku merr orientime nga titullari i saj Flamur Peqini, i raporton atij për ofertat dhe e pyet herë pas here për tenderat që hedh në sistem apo për ofertuesit. Në një nga komunikime­t që bën me Flamurin, ai i thotë që ofertuesi i dytë do t’i thonë të ikë se do kalojnë ofertën e tretë. (Biseda, më datë 05.10.2020).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania