Panorama (Albania)

PD: Rama s’bëri reformë në Polici, por rokadë sekserësh

“Largimi i të infiltruar­ve të krimit”, Alibeaj: Rama të fillojë nga Ardi Veliu, që tre muaj më parë gënjeu në Elbasan

- MARIGLEN KUME

Ultimatumi­n e Kryeminist­rit Rama ndaj punonjësve të Policisë, Partia Demokratik­e e konsideron një shfaqje të radhës së Edi Ramës për t’u hedhur hi syve shqiptarëv­e.

Përmes një deklarate nga selia blu, deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj, atakoi të gjithë drejtuesit e Policisë që kishte mbledhur Kryeminist­ri Rama si persona të përfshirë me krimin apo me mbrojtje politike. Ndaj, sipas Alibeajt, kreu i qeverisë nuk duhet të bëjë gjueti ndaj punonjësve të thjeshtë të Policisë, por ta nisë nga drejtuesit. “Prandaj, nëse Rama kërkon të infiltruar­it në Policinë e Shtetit, le të fillojë të pyesë veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë. Duke nisur nga Ardi Veliu, që jo më larg se 3 muaj më parë mashtroi shqiptarët për të mbuluar lidhjet e Ramës me kriminelët që blenë vota për të në Elbasan. Gjovalin Loka, i shkarkuar nga drejtor i Rendit Publik pasi ka nxjerrë të dhëna për llogari të një grupi kriminal në Veri, që është përfshirë në kanabizimi­n e Shkodrës dhe Lezhës, i përfshirë gjithashtu në procesin zgjedhor në Elbasan. Edmond Traga, i emëruar në Berat, një nga zonat më të begata për kultivimin e hashashit, që shkon aty me eksperienc­ën me të cilën lejoi kanabizimi­n e Dibrës kur qarku u kthye në hambar droge. Neritan Nallbati, i lidhur me “Hakmarrjen për drejtësi”, apo Oltion Bitri, mik personal i Ardi Veliut, i njohur si gjobëvënës i lokaleve të Bllokut dhe ushtrues presionesh gjatë zgjedhjeve të ndryshme në favor të pushtetit. Lorenc Shehu, gjobëvënës për subjektet e OFL-së, që u përfshi në fushatën zgjedhore me grupet kriminale të Shijakut, në shërbim të Ardian Çelës dhe Vangjush Dakos”, tha Alibeaj.

TRADHTIA Ndërkohë, për punonjësit e thjeshtë të Policisë, Alibeaj tha se ata ndihen të tradhtuar nga Kryeminist­ri Rama. Sipas Alibeajt, efektivët e Policisë nuk mund të ndihen të sigurt, kur sipas tij, Edi Rama vendosi ministër Rendi dy persona të lidhur me trafikantë­t. “Ndaj edhe situata e rendit dhe sigurisë në vend nuk mund të kishte rezultat tjetër, përveç revanshit të krimit që ndihet i paprekshëm, pasi ka shërbyer pushtetin në rrëmbimin e të drejtës së qytetarëve për të votuar të lirë. Prej vitesh Partia Demokratik­e ka mbështetur policët e ndershëm të tradhtuar nga regjimi RamaDoshi. Ne e dimë që një polic që kërkon t’u shërbejë ndershmëri­sht qytetarëve nuk mund të ndihet i sigurt në ushtrimin e detyrës së tij kur sheh që Kryeminist­ri u bën peshqesh, jo një, por dy ministra të lidhur me krimin. Po ashtu, e dimë, sikurse e di çdo shqiptar, që Policia nuk mund të ketë asnjë forcë përballë krimit, kur me urdhër politik një pjesë e saj përdoret për të ruajtur parcelat e hashashit apo si punëtorë krahu për të ngarkuar gomonet e trafikantë­ve”, vijoi Alibeaj.

 ??  ?? Alibeaj, dje gjatë deklaratës për shtyp
Alibeaj, dje gjatë deklaratës për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania