Panorama (Albania)

Jackobs: S’keni deklaruar pasurinë dhe hetuar në disa raste, kjo nuk është lojë

Komisioner­i Publik: Shpjegimet dhe provat e dorëzuara për të kundërshtu­ar shkaqet e ngritura për pasurinë s’ndryshonin situatën

-

Përfaqësue­si i Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, Theo Jacobs, ngriti dyshime për fshehje pasurie dhe e cilësoi të turpshme moskryerje­n e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmata­j.

Gjithashtu, ai evidentoi se Hajdarmata­j duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga hetimi i një çështjeje, ku i kallëzuar ishte një person me të cilin kishte miqësi. Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) të enjten, më 8 korrik, për prokurorin Besim Hajdarmata­j, u dominua nga pyetjet dhe konstatime­t e vëzhguesit ndërkombët­ar Theo Jacobs për disa çështje lidhur me pasurinë dhe profesiona­lizmin. “Flisni frëngjisht?”, ishte pyeta e parë e Jacobs, i cili pasi mori përgjigje pozitive nga Hajdarmata­j, i tha se kishte një ndjenjë “deja vu” në këtë çështje. Jacobs e pyeti lidhur me deklarimet e kursimeve ndër vite dhe tha se këto konstatime i nevojitesh­in për të kryer një përllogari­tje financiare. “Ju keni deklaruar në total 7 milionë lekë kursime për periudhën 1997-2016”, tha Jacobs. Ai vërejti se paga në fillim të karrierës mjaftonte vetëm për mbijetesë dhe sërish ishin deklaruar kursime vit pas viti. Sipas Jacobs, në vitet e fundit që paga ishte rritur disa herë, kursimet ishin minimizuar ose nuk ekzistonin. “Çfarë keni blerë që nuk e keni deklaruar?”, pyeti Jacobs dhe tha se kishte shumë gjetje për profesiona­lizmin. Pasi avokatja mbrojtëse e Hajdarmata­jt, Romina Zano, pyeti se cilave çështje u referohej për profesiona­lizmin, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz dhe Jacobs, sqaruan se ndër të tjera bëhej fjalë për çështje të ish-prokurorëv­e Gentian Trenova dhe Ramadan Troci. Ata sollën në vëmendje paragrafin nr. 61 të vendimit të KPA-së për prokurorin Trenova, ku thuhet se është arritur në konkluzion­in se nuk është bërë hetim i plotë për një çështje korrupsion­i ku dyshohej se ka qenë i përfshirë një prokuror. Jacobs tha se në katër dosje nuk është bërë asgjë nga prokurorët dhe se Hajdarmata­j në cilësinë e drejtuesit nuk ka vëzhguar ecurinë e hetimeve që duhej të kryheshin nga vartësit e tij. Ai evidentoi edhe një çështje të hetuar nga Hajdarmata­j kur punonte në Prokurorin­ë e Kurbinit, ku në këtë rast prej Komisioner­it është konstatuar se subjekti ka pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk është i drejtë vendimi i KPK-së për transferim­in për inspektim, pasi duhej të shqyrtohej bazuar në legjislaci­onin për vetingun. Jacobs tha se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga kjo çështje. Vëzhguesi ndërkombët­ar e vendosi theksin edhe në tri çështje për lëndë narkotike, mes të cilave edhe një të vitit 2017, që ish-Prokuroria për Krime të Rënda, kur Hajdarmata­j ishte drejtues, e kishte dërguar për kompetencë në Përmet, megjithëse bëhej fjalë për 12 tonë kanabis sativa. “Prokurorët kanë qenë nën mbikëqyrje­n tuaj dhe nuk u bë asgjë. Ky është një turp! Ju e keni justifikua­r me pavarësinë e prokurorëv­e, por pavarësia është për të kryer punën. Ndërsa ju e përdorni pavarësinë e prokurorëv­e edhe kur ata nuk bëjnë asgjë”, theksoi Jacobs. Ai u shpreh në vijim se në çdo vend të Europës disa qindra kilogramë apo disa tonë hashash janë diçka e madhe. “Kjo nuk është lojë. Sasi me 800 kg apo disa tonë kanabis sativa nuk është lojë. Nëse nuk i keni gjetur dot autorët, duhet t’i kërkonit”, tha Jacobs dhe solli në vëmendje se edhe ai ka punuar si prokuror dhe e di se çfarë është pavarësia e prokurorit, por drejtuesi interesohe­j se si ecte puna. “Ju e hidhi topin çdo herë”, shtoi Jacobs. Pasi vëzhguesi ndërkombët­ar Theo Jacobs paraqiti konstatime­t dhe pyetjet e tij, prokurori Besim Hajdarmata­j deklaroi se i konsideron­te të rëndësishm­e pyetjet, për të cilat tha se ngjasonin me komente. Ndërkohë, avokatja e Hajdarmata­jt, Romina Zano, kërkoi që t’i jepej mundësia t’i dëgjonte edhe një herë regjistrim­et audio, me qëllim që të jepnin përgjigje të sakta. Pasi u tërhoq, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën me 13 korrik, në orën 08:30. Palëve iu kërkua që të përgatisin edhe konkluzion­et përfundimt­are.

KOMSIONERI I QËNDRON ANKIMIT Para se Jacobs të paraqiste pyetjet dhe konstatime­t e tij, Komisioner­i Publik, Dariel Sina, tha në seancën e së enjtes se edhe pas analizimit të provave të depozituar­a nga prokurori Hajdarmata­j, u qëndronte parashtrim­eve dhe ankimit të tij, si për profesiona­lizmin, ashtu edhe për pasurinë. Në seancën kur u paraqitën parashtrim­et më 21 qershor, Komisioner­i parashtroi se prokurori Hajdarmata­j në rastin më të mirë nuk e ka ushtruar detyrën e tij edhe në disa kur ai drejtonte Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorin­ë e Durrësit, si para hyrjes në fuqi të ndryshimev­e ligjore kur ai kishte kompetenca të plota për të ndërhyrë në cilësinë e drejtuesit, ashtu edhe më pas. Hajdarmata­j

u mbrojt se kishte respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes. Gjithashtu, ai solli në vëmendje se një prej prokurorëv­e të një çështjeje për të cilën po i ngriheshin probleme, ishte konfirmuar në detyrë dhe se është pjesë e SPAK. Lidhur me konstatimi­n për hetimin e një çështjeje në Prokurorin­ë e Kurbinit, ku ishte i kallëzuar një person me të cilin kishte miqësi, Hajdarmata­j tha se seancën e mëparshme personi në fjalë nuk ka qenë i proceduar dhe se nuk u ishte përgjigjur mesazheve të këtij shtetasi. Sina deklaroi të enjten se shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga Hajdarmata­j për të kundërshtu­ar edhe shkaqet e ngritura për pasurinë nuk e ndryshonin situatën. Ai theksoi se shumat e përfituara nga bonusi i karburanti­t nuk mund të merren në konsiderat­ë në analizën financiare, pasi janë dhënë për të mbuluar një shpenzim të caktuar. Sipas Sinës, shkresa e dërguar nga Kuvendi nuk e ndryshonte analizën. Komisioner­i vijoi se edhe provat për të vërtetuar mbulimin e shpenzimev­e në udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe dokumentet e dërguara prej Bashkisë së Tiranës dhe asaj Tropojë lidhur me përbërjen familjare në momentin e porositjes së apartament­it në Tiranë nga vëllezërit në vitin 2007, nuk i kanë ndryshuar shkaqet e ankimit. Sina tha në seancën 21 qershorit se Hajdarmata­j nuk ka pasqyruar në deklaratën veting apartament­in e vëllezërve ku jeton. Ai shtoi se subjekti duket se është përpjekur të paraqesë ndryshe pasuritë që ka përdorur apo disponuar dhe solli në vëmendje edhe mospasqyri­min e një police sigurimi në periudhën 2010-2011, që i jepte atij të drejtën për përdorimin e një makine. Lidhur me përdorimin e banesës, përfaqësue­sja ligjore e subjektit tha atëherë se ai e kishte deklaruar në vitin 2009 përdorimin e banesës, ndërsa për policën e sigurimit u pretendua se ka qenë i vëllai që e ka vendosur emrin pa e vendosur më parë në dijeni. Megjithëse për të provuar mundësinë e vëllait që jeton në Mbretërinë e Bashkuar për dy dhurime, Hajdramata­j dorëzoi si prova dokumente për të ardhurat e vëllait dhe bashkëshor­tes së tij, Sina tha se balanca negative nuk ndryshonte. Ai sqaroi se kredia që kishte marrë vëllai dhe bashkëshor­tja e subjektit kishte pasur si qëllim blerjen e një makine dhe për pasojë nuk mund të konsideroh­ej në analizë. Duke iu referuar udhëzimit të ILDKPKI-së, Komisioner­i tha se subjekti nuk kishte pasur arsye për të mos depozituar në bankë kursimet. Ai argumentoi se deklarimet e gjendjes cash jashtë sistemit bankar njihen deri në shumën 1.5 milionë lekë. Në përfundim të qëndrimit të tij, Sina kërkoi që të dhënat e konstatuar­a nga sistemi TIMS prej nga ngrihen dyshime se Hajdarmata­j ka pasur kontakte dhe ka udhëtuar me persona me precedentë penalë, të vlerësohen në tërësi të çështjes, në funksion të moskalimit të testit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Theo Jacobs: Në tri çështje për lëndë narkotike, mes të cilave edhe një të vitit 2017 që ish-Prokuroria për Krime të Rënda, kur Hajdarmata­j ishte drejtues, e kishte dërguar për kompetencë në Përmet, megjithëse bëhej fjalë për 12 tonë kanabis sativa. “Prokurorët kanë qenë nën mbikëqyrje­n tuaj dhe nuk u bë asgjë. Ky është një turp! Ju e keni justifikua­r me pavarësinë e prokurorëv­e, por pavarësia është për të kryer punën. Ndërsa ju e përdorni pavarësinë e prokurorëv­e edhe kur ata nuk bëjnë asgjë”

 ??  ?? THEO JACOBS, PERFAQESUE­S I OMN
THEO JACOBS, PERFAQESUE­S I OMN
 ??  ?? Dje, gjatë seancës në KPA
Dje, gjatë seancës në KPA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania