Panorama (Albania)

KPK shkarkon nga detyra Zegjine Sollakun

Çifti Sollaku ka në pronësi 8 apartament­e, disa garazhe e dy makina

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku. KPK ka dhënë dje vendimin për gjyqtaren e Apelit, ndërsa kjo e fundit nuk ishte e pranishme në seancë. Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshor­tët Zegjine dhe Theodhori Sollaku kanë në pronësi 8 apartament­e, te verifikuar­a nga hetimi administra­tiv, disa garazhe, si dhe dy makina. Hetimi administra­tiv për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombët­ar ishte i pranishëm Francesco Ciardi. Gjyqtarja Sollaku mbrohej nga bashkëshor­ti i saj, ish-Prokurori i Përgjithsh­ëm, Theodhori Sollaku, i cili në cilësinë e avokatit, gjatë seancës dëgjimore kundërshto­i gjetjen e komisionit. Ai tha se sikurse ka rezultuar edhe nga hetimi administra­tiv, të gjitha transaksio­net financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra. Në seancën dëgjimore publike të datës 1 korrik, gjyqtarja u vlerësua pozitivish­t për dy kritere të vlerësimit, si për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për kriterin e profesiona­lizmit. Duke u bazuar në deklarimet e bëra, KPK mori vendim për shkarkimin e gjyqtares Sollaku vetëm për shkak të mosjustifi­kimit të pasurisë. Në raportin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it thuhet se nuk janë gjetur indicie edhe në 58 denoncimet e kryera nga publiku, ku 20 prej tyre kanë qenë të përsëritua dhe të depozituar­a nga i njëjti person. DISKUTIMET PËR

PASURINË Avokati Theodhori Sollaku këmbënguli se ai kishte vërtetuar edhe punësimin si këshilltar i jashtëm në një bankë, duke pretenduar se për periudhën 19962001 ishte paguar me 200 mijë dhrahmi në muaj. Gjithashtu, ai kërkoi që të merreshin në konsiderat­ë edhe pagesat në tri universite­te private. Për një apartament me sipërfaqe 195 m2 + garazh 22 m2 në Tiranë në vitin 2003 është deklaruar pagesa e shumës 60 mijë euro. Si burim për këtë pagesë janë deklaruar një kredi në shumën 25 mijë USD dhe 35 mijë euro kursime. Sollaku e kundërshto­i edhe gjetjen tjetër të Komisionit se vlera e shitjes së një trualli në Golem në vitin 2007 kundrejt çmimit 127 mijë euro, i deklaruar si burim për blerjen e një apartament­i 140 m2 + një garazh, ishte disa herë më i madh se çmimi i blerjes prej 10 mijë USD në vitin 2000. Hamitaj tha se mungesë burimesh është konstatuar edhe për blerjen e dy apartament­eve dhe tri garazheve në vitin 2010 kundrejt shumës 300 mijë euro. Sipas relatorit, subjekti ka deklaruar si burime dy kredi, një në shumën 200 mijë euro dhe tjetrën në vlerën 139 mijë euro. Komisioni konstaton se subjekti nuk ka specifikua­r në deklarime një hua në shumën 100 mijë euro të marrë në vitin 2010, që ka shërbyer për pagesën e një pjese të vlerës së këtyre pasurive. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamundësi në shumën 1.7 milionë lekë për një apartament me sipërfaqe 70 m2 në Kavajë të porositur në vitin 2009 me vlerën 3 milionë lekë. Po ashtu, është konstatuar pamundësi në shumën 2.6 milionë lekë për pagesën e vlerës 30 mijë euro për një apartament + verandë në vitin 2013.

 ??  ?? Zegjine e Theodhori Sollaku
Zegjine e Theodhori Sollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania