Panorama (Albania)

Nga ligjërimi i fraksionev­e, te krijimi i qeverisë në hije, propozimet për Statutin e PD

Ish-kandidati për kryetar të PD kërkon që mandati i kryetarit të partisë të jetë i lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamenta­re

-

Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katërvjeça­r, i cili mbaron ose rinovohet automatiki­sht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; kryetari i partisë ose bëhet Kryeminist­ër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës

Që nga data 19 qershor në selinë blu kanë mbërritur disa propozime për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratik­e.

Burime nga Partia Demokratik­e konfirmuan për gazetën “Panorama” se përveç propozimev­e publike të ish-kandidatit për kryetar partie, Fatbardh Kadilli, në selinë blu kanë mbërritur edhe propozime të tjera nga anëtarë të thjeshtë të PD-së jo shumë të njohur për publikun. Propozimet e tyre nuk bëhen publike, por mësohet se kërkesat kryesore të tyre lidhen me rritjen e demokracis­ë brenda PD-së. Një pikë tjetër që kërkojnë ata është ligjërimi i krijimit të fraksionev­e brenda Partisë Demokratik­e. Nëse një gjë e tillë do të ishte e ligjëruar aktualisht, atëherë mund të kishim disa fraksione si ai i Bardh Kadillit, Bujar Nishanit apo ai i Agron Shehajt. Këta të fundit ishin kandidatë direkt për kryetar të PDsë ose mbështetën publikisht kandidatur­a si në rastin e Nishanit. Ndërkohë, anëtarët e thjeshtë që kanë bërë propozimet për ndryshime në statut duket se janë të pakënaqur edhe me forumet brenda PD-së. Mësohet se ata kanë kërkuar forume më shumë përfaqësue­se. Por ndonëse kanë kaluar tri javë nga formimi i komisionit të përhershëm për ndryshimet statutore me 9 anëtarë dhe 3 sekretarë dhe në zyrat e PDsë ndodhen tashmë disa drafte me propozime, ky komision nuk është mbledhur asnjëherë për t’i marrë në shqyrtim. Kujtojmë që në 17 korrik mblidhet Kuvendi Kombëtar, ku një ndër pikat e rendit të ditës është edhe ndryshimi i mundshëm i statutit.

DRAFTI PUBLIK Ndërsa nga selia qendrore e PD-së nuk bëhen publike propozimet, një nga hartuesit i bëri vetë publike ditën që i depozitoi në PD. Propozimet e bëra nga Fatbardh Kadilli janë shkëputur nga manifesti i tij politik që ai i propozoi demokratëv­e gjatë fushatës për kreun e PDsë. Në vizionin e tij që e ka pasqyruar në letër, Kadilli ka tri çështje kryesore. Anëtari i

Kryesisë së PD-së në propozimet e tij e vesh kryetarin e partisë me më shumë pushtet sesa ka aktualisht de juro. Kadilli thotë se kryetari i Partisë

merret vetëm me çështjet politike. Ndryshe nga sa është tani, ku Kryesia e PD-së zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, sipas Kadillit, Kryesia e PD-së, kryesia e Grupit Parlamenta­r, anëtarët e komisionev­e, zgjidhen nga kryetari i partisë. “Kryetari është drejtuesi politik i partisë; kryetari krijon Kabinetin Qeveritar / në opozitë kabinetin në hije; kryetari emëron drejtuesit / përfaqësue­sit e Partisë në Komisionet Parlamenta­re; kryetari emëron drejtuesit e Grupit Parlamenta­r; kryetari emëron kabinetin e këshilltar­ëve të tij, si dhe ngre zyra politike që ndihmojnë atë në kryerjen e funksionev­e të drejtimit të partisë; Kryesia e partisë përbëhet nga: Kabineti Qeveritar hije, nga Kryesia e Grupit Parlamenta­r dhe nga Drejtuesit / përfaqësue­sit në komisionet e përhershme parlamenta­re (e gjithë kryesia është e zgjedhur automatiki­sht nga kryetari dhe secili kryen funksionet që i janë caktuar)”, thotë Kadilli, ndërsa shton se gjatë rrugës kreu i PD-së, sipas vizionit të tij, nëse një ministër në hije nuk performon në rregull, mund të shkarkohet. Duke i dhënë këtë pushtet, Kadilli propozon që mandati i vetë kryetarit të varet nga rezultati në zgjedhjet parlamenta­re. “Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katërvjeça­r, i cili mbaron ose rinovohet automatiki­sht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; kryetari i partisë ose bëhet Kryeminist­ër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës”, thuhet në propozimet e Kadillit. Ndërkohë, kandidatët për deputetë apo për kryetar bashkie duhet të zgjidhen me parimin “një anëtar, një votë”, sipas Kadillit. Duke qenë se sistemi në Shqipëri është proporcion­al rajonal, Kadilli thotë se anëtarët e PD-së në çdo zonë të administri­mit zgjedhor duhet të zgjedhin kandidatin e tyre për deputet që duhet të jetë pjesë e listës finale. Ndërsa kandidatin për kryetar bashkie duhet ta zgjedhin demokratët e anëtarësua­r të secilës bashki. E ndërsa kryetari i partisë krijon kabinetin në hije, sipas skemës së Kadillit, duhet të ekzistojë edhe një këshill për administri­min e partisë. Ndaj ai propozon krijimin e këshillit të të urtëve me mandat 6vjeçar, që të kujdesen për respektimi­n e të drejtave statutore, përditësim­in e databazave të partisë etj. Këshilli i të urtëve, sipas tij, duhet të përbëhet nga figura të rëndësishm­e të PD-së që janë tërhequr nga jeta politike aktive.

 ??  ?? Nga kryesia e PD-së
Nga kryesia e PD-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania