Panorama (Albania)

Vokshi: SPAK të hetojë kryetaren e re të AMA, shpërdoroi detyrën

-

Një ditë pasi u zgjodh në krye të Autoriteti­t të Mediave Audioviziv­e, Partia Demokratik­e kërkon që Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion të hetojë Armela Krasniqin për shpërdorim detyre. Deputetja e zgjedhur e PD-së Albana Vokshi deklaroi nga selia blu se gjatë zgjedhjeve PD ka paditur për shpërdorim detyre Armela Krasniqin gjatë kohës që ajo mbante postin e drejtoresh­ës së Agjencisë Telegrafik­e Shqiptare. Sipas Vokshit, gjatë zgjedhjeve, ATSH, që është një institucio­n që paguhet nga taksat e shqiptarëv­e, u bë përçuesi i propagandë­s së partisë në pushtet. Pikërisht kjo ishte edhe arsyeja që PD e paditi për shpërdorim detyre. “Partia Demokratik­e i kërkon SPAK-ut të mos heshtë për këtë rast. Të nxjerrë dosjen nga sirtari, ku qëndron prej gati 4 muajsh, dhe ta hetojë militanten e Edi Ramës! Ky do të jetë një kontribut real jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për lirinë e medias, duke e çliruar Autoriteti­n e Medias Audioviziv­e nga militantët e paaftë dhe kamikazë të Kryeminist­rit. Pas masakrës elektorale të 25 prillit perdja e falsitetit të Edi Ramës me shqiptarët, me opozitën dhe me partnerët europianë ka rënë”, tha Vokshi. Ndërkohë Kryeminist­rin Rama deputetja e PD-së e akuzon se është armik i fjalës së lirë. Sipas saj, edhe në seancën e fundit Kryeminist­ri Rama tregoi se nuk e ka prioritet Shqipërinë para pushtetit personal teksa injoroi BE-në dhe OSBE-në për të vendosur në krye të institucio­nit që jep licencat për mediat ishzëdhënë­sen e PS-së. “Kryeminist­ri i Shqipërisë u provua sërish si armiku më i madh i fjalës së lirë dhe i medias së pavarur. Siç paralajmër­oi edhe organizata më e madhe e gazetarëve “Reporterët pa kufij”, gjendja e lirisë së medias në Shqipëri do të vazhdojë të përkeqësoh­et dhe, bashkë me të, do të dobësohen mundësitë për ecjen shpejt përpara me integrimin europian”, vijoi Vokshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania