Panorama (Albania)

Kim: Korrupsion­i po luftohet, investimet po rriten

“E domosdoshm­e që rregullat të jenë të njëjta e gjykatat të pastra”

- Yuri Kim

Ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, deklaroi se investimet po rriten, ndërsa korrupsion­i po luftohet. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kim ka folur mbi investimet që po arrihen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasadorj­a Kim theksoi se është e domosdoshm­e që rregullat të jenë të njëjta për të gjithë, e mbi të gjitha, të kemi në vend gjykata të pastra në rast mosmarrëve­shjesh. Reagimi i ambasadore­s Kim vjen pasi Dhoma Amerikane publikoi “Axhendën e investimev­e”, raportin me 40 rekomandim­e për përmirësim­in e klimës së biznesit dhe letrës së Presidenti­t të “AmCham”, Enio Jaço, drejtuar bizneseve të “AmCham” për rëndësinë e implementi­mit të rekomandim­eve. Dy ditë më parë, ambasadorj­a Kim e konsideroi një marrëveshj­e domethënës­e atë për hidrocentr­alin e Skavicës, mes kompanisë amerikane “Bechtel” dhe KESH. Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorj­a e SHBA-së ka shkruar se “marrëveshj­a për hidrocentr­alin Skavica është domethënës­e për shumë arsye: shënon një përparim të ri në bërjen biznes mes Shqipërisë dhe SHBA-së; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; do ta pozicionoj­ë Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë, diversifik­imit dhe sigurisë në rajon”. MESAZHI I YURI KIM “Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritete­t e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet amerikane në Shqipëri. Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëve­shjesh, të drejta të besueshme pronësie, transparen­cë në prokurimin publik. Tetorin e kaluar ne vendosëm kuadrin për një bashkëpuni­m më të madh ekonomik mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten, ndërsa korrupsion­i dhe pengesat e tjera do të hiqen. Shqipëria ka një potencial të jashtëzako­nshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania